Më 10 korrik, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping, dërgoi një mesazh urimi për Takimin Ministerial të Dialogut të Civilizimit Global, i cili u hap në Pekin më 10 korrik.
Në mesazhin e tij, Xi theksoi që aktualisht situata ndërkombëtare është e ndërlikuar dhe kaotike, ndaj njerëzimi ka nevojë urgjente për përballimin e hendekut të civilizimit nëpërmjet shkëmbimeve, si edhe për përballimin e konflikteve të civilizimit nëpërmjet mësimit të ndërsjellë.
Xi theksoi se Kina është e gatshme që së bashku me palët të ruajë vlerat e civilizimit me barazi, mësim të ndërsjellë, dialog dhe gjithëpërfshirje, të praktikojë nismën globale të civilizimit, të nxitë ndërtimin e rrjetit të bashkëpunimit për dialog të civilizimit global, si edhe të injektojë gjallëri të re në përparimin e civilizimit të njerëzimit, paqen dhe zhvillimin e botës.
“Shpresojmë që pjesëmarrësit në këtë takim të zhvillojnë shkëmbime të thella, të konsolidojnë konsensusin, si edhe të japin mençuri dhe fuqi për nxitjen e njohjes mes popujve dhe bashkekzistencën harmonike mes civilizimeve të ndryshme,” u shpreh Xi./cgtn