• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“80 vjet nga kthimi i Tajvanit në atdhe: Parimi i ‘Një Kine’ si garanci e paqes dhe stabilitetit në Azi”

24 Tetor, 2025
in FOKUS, Uncategorized
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marjana Doda

Në një botë gjithnjë e më të tensionuar, ku balanca e fuqive po riformësohet dhe rivalitetet po shfaqen në çdo cep të globit, Ngushtica e Tajvanit mbetet një nga pikat më të nxehta të sigurisë ndërkombëtare. Në thelb të këtij tensioni qëndron një çështje e vetme: respektimi i parimit të “Një Kine” si gur themeli i paqes dhe stabilitetit në Azi.

Rrokaqielli Taipei 101 në Taipei, Tajvani i Kinës juglindore. /VCG

Më 25 tetor 2025, mbushen plot 80 vjet nga kthimi i Tajvanit në Kinë, një moment historik që shënon rikthimin e sovranitetit kinez mbi këtë pjesë të territorit të tij pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë përvjetor domethënës, është e rëndësishme të kujtojmë jo vetëm faktet historike që dëshmojnë përkatësinë e Tajvanit ndaj Kinës, por edhe rreziqet që paraqet rritja e zërave separatistë për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Azisë Lindore.

Tajvani ka qenë pjesë integrale e Kinës që nga shekulli XVII, kur ishulli u inkorporua nën Dinastinë Qing. Pavarësisht periudhës së pushtimit japonez nga viti 1895 deri në vitin 1945, Tajvani kurrë nuk u nda legjitimisht nga Kina. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, në bazë të Deklaratës së Kajros (1943) dhe Konferencës së Potsdamit (1945), fuqitë aleate ranë dakord që të gjitha territoret e pushtuara nga Japonia – përfshirë Tajvanin – t’i ktheheshin Kinës.

Kthimi i Tajvanit më 25 tetor 1945 nuk ishte thjesht një akt formal administrativ, por rikthimi i një pjese të historisë, kulturës dhe sovranitetit kombëtar që i përkiste me të drejtë Kinës. Sot, edhe pas dekadash ndarjeje de facto, mbi 180 vende në botë – përfshirë Kombet e Bashkuara – njohin politikën e “Një Kine”, duke afirmuar se ekziston vetëm një Kinë, dhe Tajvani është pjesë e saj e pandashme.

Rreziku i separatizmit – kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon

Sot, përballë këtij realiteti historik dhe juridik të pakundërshtueshëm, zërat separatistë në Tajvan përfaqësojnë një sfidë serioze ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal. Deklaratat e fundit të liderit të autoriteteve të Tajvanit, Lai Ching-te, gjatë fjalimit të mbajtur më 10 tetor 2025, dëshmojnë për një retorikë gjithnjë e më sfiduese ndaj parimit të “Një Kine”.

Lideri i autoriteteve të Tajvanit, Lai Ching-te/Foto nga VCG

Lai jo vetëm që përmendi qartazi orientimin e Tajvanit drejt “një rruge të vetëvendosur”, por aludoi për një “identitet të veçantë tajvanez”, duke anashkaluar tërësisht faktin historik dhe ligjor që Tajvani është pjesë përbërëse e territorit të Kinës. Këto qëndrime jo vetëm që rrezikojnë tensionimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndër-Kina-Tajvan, por mund të shërbejnë si një katalizator për ndërhyrje të palëve të treta që synojnë përçarjen dhe dobësimin e Kinës.

Në një kohë kur bota përballet me sfida komplekse për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, udhëheqësi i autoriteteve të Tajvanit, Lai Ching-te, në këtë fjalim tentoi të rindezë tensionet përmes deklaratave të njëanshme dhe historikisht të rreme, duke promovuar ndarjen dhe konfrontimin, në vend të bashkëpunimit dhe unitetit.

Në atë që duhet të ishte një moment reflektimi për të ardhmen e përbashkët të qytetarëve të të dy anëve të ngushticës së Tajvanit, Lai zgjodhi të përsërisë narrativën e deformuar të “dy shteteve” dhe ta glorifikojë të kaluarën koloniale të Tajvanit, duke mohuar fakte historike të njohura dhe të dokumentuara në mënyrë të pakontestueshme nga bashkësia ndërkombëtare.

Në kontekstin e zhvillimeve të vrullshme gjeopolitike, deklaratat separatiste të Lai Ching-te përfaqësojnë jo vetëm një sfidë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës, por edhe një veprim të papërgjegjshëm që rrezikon të përshkallëzojë tensionet në rajonin e Indo-Paqësorit. Në një periudhë kur rendi ndërkombëtar po kalon nëpër tronditje të thella, me rritjen e polarizimit midis fuqive të mëdha, krizave të shumta rajonale dhe shtimit të ndërhyrjeve të jashtme retorika separatiste nxit ndasi dhe krijon premisa për destabilitet afatgjatë. Fjalimi i 10 tetorit i Lai-t, në të cilin ai shmangu qartë parimin e “Një Kine” dhe përforcoi identitetin e veçantë të Tajvanit, nuk mund të shihet si një deklaratë e brendshme politike, por si një akt me pasoja të gjera strategjike.

Kjo qasje e Lait mori përmasa edhe më të rrezikshme me shpalljen e planit për ndërtimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore të quajtur “T-Dome”, i cili përbën një përshkallëzim të drejtpërdrejtë ushtarak, që rrit tensionin në rajon dhe rrezikon ta fusë Tajvanin në një spirale përplasjeje që do të ketë pasoja të rënda, jo vetëm për rajonin, por për stabilitetin global.

Për më tepër, fjalimi i Lai-t tregoi një përpjekje të qëllimshme për të ndërtuar një identitet të ri politik, të ndarë nga trashëgimia dhe historia kineze e Tajvanit. Ai injoroi në mënyrë demonstrative përvjetorin e 80-të të kthimit të Tajvanit në Kinë pas kapitullimit të Japonisë më 25 tetor 1945 – një ngjarje historike që shënoi fundin e një epoke koloniale të dhimbshme dhe rikthimin e sovranitetit të Kinës mbi territorin e saj.

Në vend të kësaj, autoritetet tajvaneze zgjodhën të festojnë Ditën e Fitores në Europë, një datë që nuk ka lidhje direkte me historinë e Tajvanit, në ambientet e një ish-rezidence të guvernatorëve kolonialë japonezë në Taipei – një simbolikë e cila flet vetë për përpjekjen për të shtrembëruar kujtesën kolektive dhe për të glorifikuar periudha që për banorët e Tajvanit sollën shtypje dhe vuajtje.

Përmes ndryshimeve në arsim, promovimit të përmbajtjes “lokale” në kulturë dhe eliminimit të elementëve të trashëgimisë kineze nga tekstet shkollore, autoritetet aktuale të Tajvanit po kërkojnë të krijojnë një identitet të shkëputur, të bazuar jo në faktet historike, por në një narrativë të ndërtuar mbi mohimin e së kaluarës.

Tendenca e autoriteteve të Tajvanit për të glorifikuar kolonizatorët, duke i paraqitur holandezët dhe japonezët si “ndërtues”, është jo vetëm një falsifikim i historisë, por një përpjekje e qëllimshme për të fshirë vuajtjet e popullit tajvanez dhe për ta vendosur identitetin e ishullit mbi një themel të rremë. Historia e Tajvanit nuk fillon me kolonizimin, por me pjesëmarrjen e tij si pjesë integrale e historisë së kombit kinez, që nga periudha e Dinastisë Han e deri në bashkimin pas Luftës së Dytë Botërore.

Kemi parë shpesh herë në histori liderë të vendosur ose të lobuar nga fuqi të jashtme, të cilat kanë interesa strategjike në rajone të caktuara, duke i përdorur ata si vegla për realizimin e objektivave të tyre gjeopolitike. Në këtë prizëm, është e rëndësishme që udhëheqësit vendorë të tregojnë maturi dhe largpamësi, duke mos rënë pre e agjendave të errëta që, pas një fasade të mbështetjes, synojnë përçarjen dhe destabilizimin. Lideri tajvanez Lai Ching-te duhet të ketë kujdes të mos bëhet pjesë e një loje të tillë, që në pamje të parë mund të duket si afirmim i një identiteti të veçantë, por në realitet mund ta çojë Tajvanin drejt një kthese të rrezikshme, të izoluar dhe të përplasur me realitetin historik e gjeopolitik që e rrethon. Ruajtja e stabilitetit dhe shmangia e instrumentalizimit nga forca të jashtme duhet të jenë prioritet i çdo lideri me përgjegjësi për të ardhmen e popullit të vet.

Paqja varet nga respektimi i parimit të “Një Kine”

Është gjithnjë më e qartë se paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit varen ngushtësisht nga respektimi i parimit të “Një Kine”. Ky parim përcakton qartë se ekziston vetëm një Kinë dhe se Tajvani është pjesë përbërëse e saj. Pavarësisht ndryshimeve politike apo ekonomike që ka përjetuar rajoni ndër vite, ky qëndrim ka mbetur gur themeli i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i paqes në Azi.

Zhu Fenglian, zëdhënësja e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës/Foto nga VCG

Çdo përpjekje për të promovuar “pavarësinë” e Tajvanit, në çfarëdo forme apo përmes çfarëdo justifikimi politik, është jo vetëm një sfidë ndaj këtij parimi, por edhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal. Historia ka treguar se devijimi nga realitetet e pranuara ndërkombëtarisht sjell tensione, përçarje dhe pasiguri, gjë që askush nuk e dëshiron në një kohë kur bota ka nevojë për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Në vend të konfrontimit, ajo që kërkohet është dialog, mirëkuptim dhe respekt i ndërsjellë. Parimi i “Një Kine” nuk është vetëm një qëndrim politik, por një realitet i patjetërsueshëm që duhet të shërbejë si themel për çdo diskutim mbi të ardhmen e rajonit. Vetëm duke respektuar këtë parim mund të garantohet bashkëjetesa paqësore dhe zhvillimi i përbashkët.

Përvjetori i 80-të i kthimit të Tajvanit në atdhe është më shumë se një kujtesë historike; ai është një thirrje për reflektim mbi rrugën që ka ndjekur Kina dhe mbi përgjegjësinë që bartin liderët e sotëm për të ruajtur paqen dhe bashkimin kombëtar.

Në fund të fundit, paqja nuk është një dhuratë, por një përgjegjësi. Dhe në rastin e Tajvanit, ajo përgjegjësi fillon me respektimin e “Një Kine”, një parim që nuk ndan, por bashkon, duke ofruar rrugën e vetme drejt stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë për të gjithë rajonin./CGTN

Related- Posts

People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic
FOKUS

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026
FOKUS

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026
FOKUS

Quo vadis, Albania et albaniens?-Ku po shkoni, Shqipëri dhe shqiptarë?

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

21 Tetor, 2026

Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

21 Tetor, 2026

Putin takohet me Witkoff në Shën Petersburg: Ukraina dhe mundësia e armëpushimit në fokus

21 Tetor, 2026

Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.