Sesioni kilian i Dialogut Global “Novacioni, Hapja dhe Zhvillimi i Përbashkët”, i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Universiteti i Santiagos të Kilit, u mbajt të martën në kryeqytetin e këtij vendi, Santiago.
Gati 100 pjesëmarrës nga qarqet ekonomike e akademike, përfshirë përfaqësues të studentëve të rinj kilianë, shkëmbyen mendime rreth temave si nxitja e Kinës drejt novacionit global përmes pavarësisë dhe vetëmbështetjes shkencore e teknologjike, ndarja e mundësive të zhvillimit me botën nëpërmjet hapjes së nivelit më të lartë, realizimi i lulëzimit të përbashkët në bazë të leverdisë së ndërsjellë me fitime të përbashkëta.
foto nga CMG
Në videofjalimin e tij në këtë veprimtari, Drejtori i CMG-së Shen Haixiong tha se plenumi i 4-t i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, që sapo u mbyll me sukses në Pekin, është një tjetër gur themeltar i rëndësishëm për Kinën në epokën e re. Plenumi i shpalli përsëri botës se Kina do të zgjerojë më tej hapjen e nivelit të lartë, që të krijojë një situatë të re bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta. Pavarësisht nga ndryshimet në botë, një Kinë në epokën e re, që ruan hapjen, ndarjen e përbashkët dhe novacionin, me siguri do t’i sjellë më shumë besim e forcë botës plot pasiguri, nëpërmjet vazhdueshmërisë në politikë dhe qëndrueshmërisë në zhvillim.
Si media ndërkombëtare komplekse, me përmasën më të madhe, me më shumë forma mediatike dhe me përfshirjen më të gjerë, CMG do të bashkëpunojë me partnerët e vet që të ndërtojë një platformë globale me mbledhjen e mençurisë dhe me konsultime të përbashkëta, do të zbatojë “katër nismat globale” dhe do të ndajë me mbarë botën “rrugëzgjidhjen e Kinës” mbi qeverisjen globale, perspektivën e gjerë të modernizimit kinez si dhe vrullin novator të Kinës në epokën e re, shtoi Shen.
foto nga CMG
Eduardo Frei , ish-president i Kilit, tha se ka rëndësi të madhe Plenumi i 4-t i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ku u miratuan Rekomandimet për Planin e 15-të Pesëvjeçar, duke lëshuar sinjalet e forta të Kinës për ndarjen me botën të mundësive për zhvillimin e përbashkët. Sivjet është 55 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kilit dhe Kinës. Kina është bërë partnerja tregtare më kryesore e Kilit dhe bashkëpunimi midis dy vendeve është në të mirë të të dy popujve. Në sfondin e ndryshimeve të thella të strukturës globale, pala kiliane është e gatshme të vazhdojë të zgjerojë bashkëpunimin me palën kineze në fushat tregtare, të investimeve, të inteligjencës artificiale, etj., që t’i nxitë marrëdhëniet dypalëshe të arrijnë më shumë fryte konkrete.
Përfaqësuesit e studentëve të rinj kilianë zhvilluan shkëmbime të zjarrta me ekspertë e studiues të pranishëm. Ata janë të një mendimi se motori i fortë i zhvillimit të Kinës buron nga epërsia institucionale, qëndrueshmëria strategjike dhe aftësia novatore në shkencë e teknologji. Kina dhe Kili duhet të vazhdojnë bashkëpunimin pragmatik në fushën bujqësore dhe të manifakturës, ku kanë mundësi të mëdha përplotësuese, që t’i shtojë vrull rritjes ekonomike.
foto nga CMG
foto nga CMG
/CGTN



























































