Të shtunën, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për njoftimin që të premten dhe të shtunën, kryeministrja japoneze Sanae Takaichi postoi me radhë në mediat sociale dy njoftime me foto lidhur me takimin e saj me zyrtarin e autoriteteve tajvaneze gjatë takimit të APEC-ut, duke iu referuar atij si një “këshilltar i lartë i Pallatit Presidencial” të Tajvanit, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha:
“Pa marrë parasysh kundërshtimin, udhëheqësja japoneze nguli këmbë në takimin me zyrtarin e autoriteteve tajvaneze gjatë takimit të APEC-ut, duke publikuar njoftime në media sociale. Kjo ka shkelur rëndë parimin e ‘një Kine’, frymën e katër dokumenteve politike Kinë-Japoni dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u lëshuar sinjale të gabuara forcave të ‘pavarësisë së Tajvanit’. Pala kineze e kundërshton me vendosmëri këtë dhe i ka paraqitur palës japoneze demarsh serioz e protestë të fortë.”
Zëdhënësi shtoi më tej që problemi i Tajvanit është punë e brendshme e Kinës dhe është thelbi i interesave thelbësorë të Kinës. “Pala kineze i kërkon palën japoneze të respektojë frymën e katër dokumenteve politike Kinë-Japoni dhe të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës, duke mbajtur premtimet e bëra për krijimin e marrëdhënieve konstuktive e të qëndrueshme midis dy vendeve,” theksoi ai./CGTN





























































