Stafeta e pishtarit për Lojërat e 15-ta Kombëtare të Kinës filloi të dielën, në orën 9 të mëngjesit, në Parkun “Lianhuashan” në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore.
Stafeta u mbajt njëkohësisht në katër zona: rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut e Makaos dhe qytetet Guangzhou e Shenzhen në provincën Guangdong. Në të marrin pjesë gjithsej 200 pishtarëmbajtës, nga 50 në secilin qytet.
Lojërat e 15-ta Kombëtare të Kinës do të zhvillohen nga 9 deri më 21 nëntor në Guangdong, Hong-Kong e Makao dhe ceremonia e hapjes do të mbahet në qytetin Guangzhou. /CGTN





























































