Qeveria e Republikës Popullore të Kinës është qeveria e vetme e ligjshme që përfaqëson të gjithë Kinën dhe Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës. Krerët e shteteve të anëtarëve të OBSh-së e bënë këtë pohim në një deklaratë pas takimit të tyre historik në Shën-Petërburg në qershor 2002, vuri në dukje se sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh), Nurlan Yermekbayev, gjatë një interviste kur iu kërkua të komentonte mbi thëniet e gabuara të kryeministres japonez Sanae Takaichi mbi rajonin e Tajvanit të Kinës dhe sinjalin e rrezikshëm që forcat e djathta në Japoni po përpiqen të ringjallin militarizmin.
Duke vënë në dukje se ky vit shënon 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe themelimit të Kombeve të Bashkuara, Yermekbayev-i tha që udhëheqësit e shteteve anëtare të OBSh-së publikuan një deklaratë në lidhje me këtë më 1 shtator, gjatë Samitit të OBSh-së në Tianjin.
Ai citoi deklaratën, sipas së cilës masakrat brutale tregojnë se tolerimi i nazizmit, fashizmit e militarizmit dhe nxitja e urrejtjes raciale, etnike e fetare, antagonizmit dhe diskriminimit sjellin dëme të mëdha, ndërsa fitorja e Luftës së Dytë Botërore ishte rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të të gjitha vendeve paqedashëse.
Deklarata theksoi gjithashtu që shpërfillja e mësimeve historike çon në pasoja të rënda, ndërsa ruajtja dhe paraqitja objektive e së vërtetës historike të fitores së Luftës së Dytë Botërore është një parakusht thelbësor për parandalimin e përsëritjes së tragjedive të ngjashme, ruajtjen e paqes e të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit, vuri në dukje Yermekbayev-i./CGTN





























































