Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi
Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se sa here Shqipëria shkon drejt majës, atë e ndjek nga pas mallkimi. U përpoq të thotë se mallkimi është opozita. Ndërsa ai është „engjëlli“ i Shqipërisë. Por nëse mallkimi i një vendi ose një njeriu vjen nga djalli, atëherë gjithkush e di se djalli për shqiptarët është Edi Rama. Megjithatë këtë mallkim me emrin e tij e meritojmë ne shqiptarët. Së paku deri në këtë pikë ku erdhëm nën drejtimin e tij trë mallkuar. Tani është ngritur rinia ta çlirojë vendin tonë nga ky mallkim dhe nga çmenduria e regjimit të Edi Ramës. Nuk ka mallkim më të madh për ne, sesa bashkëpunimi i kryeministrit me kartelet e drogës dhe grupet kriminale. Mallkim është Ergysi i Ramës, Vlora e Edit, Belinda e kryeministrit, AKSHI i Lindës! Mallkim është shpopullimi i këtij vendi, si edhe përpjekja që bën kreu i ekzekutivit për ta populluar atë me të huaj: Mallkim është tallja e një sharlatani si ai me popullin e vet, poshtërimi që ai u bëri shqiptarëve në më shumë se dy dekada.
E megjithë këto mallkime që ti Edi Rama na solle, unë (populli) heshta. Prandaj erdhe ti pervers në krye të shtetit! E dinim që kur u bëre kryeministër se po bashkëpunoje me bandat dhe me mafien. E sërishmi të pranuam të na qeverisje. Ishim në iluzionin e mashtrimeve tua dhe të besuam, por pa e vrarë mendjen se ti na tradhton në çdo gjë e në çdo çast. Madje të besuam kur the në fushatë elektorale se “Aeroporti I Kukësit do të punësonte 3000 punëtorë”! Dhe ende të besojmë sot, kur në atë territor kullosin 10-15 lopë apo 30-50 dele. Të besuam kur the në krah të Alabarit se do të ndërtosh Durrës-Marinën. Edhe kjo ndodhi në fushatë elektorale. E ti kërkon të të besojmë edhe sot kur e dimë se ajo ishte një rrenë e madhe. Të besuam kur the në vitin 2017 se do të ndërtosh autostradën Milot-Balldre, por ende edhe sot pas dhjetë vitesh nuk ke lëviz asnjë lopatë. Të besuam për kur na the se “shëndëtësia do të jetë falas me ty”, e sot jemi rë fundit në botë për një shëndetësi për qytetarët. Të besuan studentët kur u the në vitin 2018 se do ta modernizosh arsimin e lartë, se do të rritësh fondet për arsimin etj. Ndërsa ti çfarë bëre? E ule numrin e studentëve nga 150 mijë në pak më shumë se 90 mijë. Ikën rreth 60 mijë studentë prej teje, i mallkuar! Dhe sot ti sërishmi i fajëson ti studentët pse protestojnë.
Ç’faj ke ti Edi Rama se ne të besojmë?! Ata mashtrues që nuk gjejnë besimtarë, nuk kanë mundësi as të vijnë në pushtet, as të marrin dy-tri apo katër mandate pushteti. Ti ke gjetë besimtarët e tu mjeranë, prandaj hiqesh si “i fortë”! E ne adhurojmë të fortin, prandaj adhurojmë edhe politikanët si Edi Rama, që nuk maten me mendjen dhe logjikën, por me forcën e mafies e të krimit. Dhe të fortët (kriminelët) tani bëjnë ligjin në qeveri, institucione e deri te lagjja e patronazhistëve. Ne e dinim se kryeministri ishte i koruptuar në karrierën e vet politike, sidomos në 11 vitet që drejtoi bashkinë e Tiranës. Na e thoshin me zë e me figurë i ndjeri Sokol Olldashi dhe bashkëpunëtorët e tij. Megjithatë e morëm dhe e bëmë kryeministër. I dhamë atij miliarda euro të taksave tona, që t’i grabisë dhe t’i bëjë rrush e kumbulla.
Askush nga ne nuk ka patur dyshimin më të vogël se kryeministri vuan për lavdi, prestigj dhe histori. Por kjo sëmundje është edhe e jona si shqiptarë. Të gjithë nga pak ose më shumë vuajmë për lavdi, prestigj dhe kemi egon në rend të parë. Ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me shtetarin Edi Rama. Zgjodhëm përfaqësuesin tipik të kësaj karakteristike shqiptare në krye të ekzekutivit shqiptar. Kryeministrii Rama është pasqyra e egos sonë të pafre. Ne duam gjiithmonë të kemi të drejtë, edhe atëherë kur gabojmë. Të njëjtën gja na e thotë Edi Rama sa herë që flet dhe komunikon me ne. Ai ëhstë pasqyra jonë më perverse që na lëshon mbrapsht atë që ka marrë prej nesh. Prandaj nuk na bën përshtypje fakti se kryeministri për lavdinë, prestigjin, egon dhe interesat e veta mafioze ka bërë miq të gjithë armiqtë e Shqipërisë nëpër botë. I përzgjedh ata edhe në vendet aleate tonat në Perendim. Sepse rend pas egos dhe interesit të tij e jo pas interesit kombëtar.
Ne na pëlqen të mashtrojmë e madje edhe të mashtrohemi. Na lezeton kur tjetri na premton diçka që e duam, sidomos kur ajo diçkaja nuk na takon, ose është krejt e pamundur. Prandaj zgjodhëm në krye të qeverisë mashtruesin tipik, që në çdo dy fjalë lëshon katër mashtrime e gënjeshtra njëherësh. Shumicës prej nesh na pëlqen gjithashtu që të japim para kur na bëhen shërbime në arsim, shëndetësi, në administratën publike dhe kudo. Ndaj nuk e patëm problem kur i dhamë votën njëzet përqindshit, atëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai që nuk vlerëson djersën e vet dhe e shpërdoron atë, nuk ka sesi të vlerësojë votën, të cilën e ka si mall pa shpirt dhe pa vlerë. Kur nuk ka vlerë integriteti dhe dinjiteti, nuk ka si të ketë vlerë vota. Pra ne u shitëm tek i mallkuari dhe tani, ndonëse vonë, e kuptojmë se jemi të mallkuar me këtë monster.
Na tha se do të bashkohej me të gjitha qelbësirat për të ardhur në pushtet dhe ashtu bëri. Dhe ne e mbështetëm me votën tonë, sepse pamë filma me kriminelë e mafiozë që na shtuan mallin për ta. Ndaj e votuam kryeqelbësirën, i cili kanabizoi Shqipërinë, vendosi në çdo post mafiozët e të korruptuarit dhe koordinoi me koshiencë të plotë lidhjet e pushtetit me bandat dhe kartelet. E bëri Shqipërinë një narko-shtet dhe e vendosi veten në krye të organizatës kriminale e mafioze. Ne jemi vetë kurva, ndaj dhe gajasemi e qeshim me kurvat e promovuara në krye të institucioneve nga kreu i shtëpisë së madhe publike që quhet qeveri e parlament. Qeshim dhe nuk na bën përshtypje edhe atëherë kur kurvat e kryeministrit u fikin radarët dashnorëve koordinatorë të krimit të organizuara dhe karteleve të drogës brenda e jashtë vendit. Harrojmë shumë shpejt edhe aferat korruptive, kur na e japin karemin e videove erotike. U desh të ngrihen studentët që të rikthehemi te përpjekja për shërimin e plagëve tona. U desh të njohim kuarjon e studentëve dhe gjimnazistëve në të gjithë Shqipërinë që ta ndalojmë këtë mallkim të mallkuar!
Ne nuk jemi të lidhur me familjen e as me pronën, prandaj dhe i servilosemi kryeministrit kur na i merr tokat tona dhe ua jep të huajve. Madje i shkojmë në tubime e takime, edhe pasi ai na ka shkatërruar dhunshëm e pa të drejtë pronat dhe bizneset tona. Vdesim për t’iu servilosur atij. E pse duhet të presim që ky kryeministër të jetë më pas human e njerëzor, i moralshëm dhe me virtyte?! Pse duhet të presim dhe shpresojmë se një pervers si ai nuk është mallkim?! Ne jemi intrigantë me njëri-tjetrin, deri në marrëdhëniet me vëllain e me far e fisin tonë. Ndaj nuk na bëjnë përshtypje intrigat e kreut të qeverisë kundër interesit kombëtar dhe kundër tërësisë territoriale të Shqipërisë. Ne gënjëjmë dhjetë herë në ditë njëri-tjetrin dhe për këtë arsye “i besojmë” gënjeshtrat e atij që kemi zgjedhur të menaxhojë jetën tonë.
Shumë prej nesh në çdo gjë rrëfejmë një histori të rrejshme për të fshehur të vërtetën, prandaj nuk e shohim të vërtetën kriminale, mafioze dhe korrupsionin e tmerrshëm te qeveritarët tonë dhe te kreu i organizatës kriminale në krye të saj. Edhe atëherë kur kjo veprimtaria kriminale dëshmohet nga dikush merremi me biografinë e tij dhe jo me të vërtetën e hidhur që kërcënon shoqërinë tonë. Kështu bëmë me Arben Ahmetajn. Kështu bëjmë me përfaqësuesit e opozitës, këtë e bëmë edhe me denoncimet e folësve në bulevard për gati pesë muaj. Të gjithë këta denoncuan me fakte mallkimin e Edi Ramës dhe ne u morëm më me zell me biografitë e denoncuesve dhe jo me veprimtarinë kriminale të të mallkuarit.
Ne u bëmë dele deri në ekstrem sa që lëshuam tokën dhe pronën tonë dhe ikëm prej të mallkuarit larg në emigracion. Prandaj prodhuam një çakall e një ujk në krye të qeverisë. Ne nuk na emocionon as territor, as familja, as atdheu, sepse për emocion kreu i organizatës kriminale na ka ofruar flamurin dhe simbolet. Derisa në fund na thotë “Me çfarë do të jetojmë ne (nëse nuk shesim copa Shqipërie), me flamurin e me simbolet”?! Dhe sërishmi vazhdojmë të mëkohemi me dashurinë për simbolet, gjithnjë në harresë të territorit, si gomari ëndërr, kur e kafshonte ujku nga vithet.
Prandaj ne duhet më në fund ta pranojmë se jemi të vetë-mallkuar, derisa kemi zgjedhur mallkimin në krye të qeverisë shqiptare dhe ai luan me ne si ia do qejfi!
© 2026 Argumentum





















































