Më 6 dhjetor, në qytetin Guangzhou të provincës Guangdong të Kinës Juglindore, u organizua Forumi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Modernizimin e Stilit Kinez. Mbi 80 studiues nga universitete të ndryshme dhe institucionet kërkimore të Kinës, bënë diskutime të thelluara duke ofruar mbështetje teorike dhe rrugë praktike për promovimin e zhvillimit gjithëpërfshirës të të drejtave të njeriut në procesin e modernizimit të Kinës.
Në Forum, studiuesit bënë shkëmbime dhe studime mbi temat si “Ndërtimi i Sistemit të Pavarur të Njohurive për të Drejtat e Njeriut në Kinë”, “Industria, Tregtia dhe të Drejtat e Njeriut: Mbrojtja Ligjore dhe Zgjerimi i Praktikës nën Planifikimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar”, “Çështjet e të Drejtës Penale dhe Sfidat e të Drejtave të Njeriut në Epokën Dixhitale” etj.
Pjesëmarrësit vunë në dukje se organizimi i forumit mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në një stil modern kinez, është një aktivitet praktik për të mësuar thellësisht shpirtin e Seancës së Katërt Plenare të Komitetit Qendror të Legjislaturës së 20-të të PKK-së, për të ndërtuar konsensusin mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për të promovuar së bashku zhvillimin e të drejtave të njeriut në Kinë.
Ky forum u organizua së bashku nga Instituti për Studime të të Drejtave të Njeriut i Universitetit të Guangzhou-t, Shoqata Kërkimore e të Drejtave të Njeriut e Shoqatës Ligjore të Guangzhou-t dhe Shoqata Kërkimore e të Drejtës për të Mitur e Shoqatës Ligjore të Guangzhou-t./CGTN





























































