Masakër në Nankin, Kinë Lindore, dhjetor 1937- janar 1938/Foto nga Xinhua
Minatorë kinezë të vrarë nga ushtarët japonezë në vitet 1930′ në Kinë Verilindore/Foto nga VCG
Para 300.000 viktimave të Masakrës së Nankinit, çdo narrativë historike e fabrikuar është një turp për qytetërimin njerëzor. Historia e luftës së agresionit nuk mund të rishkruhet kurrë nga sofizmat e politikanëve japonezë. Përkundrazi, reflektimi i thelluar mbi historinë e saj të agresionit është e vetmja rrugëdalje për Japoninë.
Sipas një sondazhi global online të kryer nga rrjeti televiziv ndërkombëtar i Kinës CGTN, 82.7% e të pyeturve besojnë se Japonia mund të kthehet në bashkësinë ndërkombëtare si një vend normal, vetëm pasi të trajtojë plotësisht krimet e saj historike me zhdukjen e ideologjisë militariste.
Militarizmi japonez nisi luftëra agresioni kundër Kinës dhe vendeve të tjera aziatike, nën pretekstin e të ashtuquajturës “situatë kërcënuese për mbijetesë”, duke shënuar një nga kapitujt më të errët në historinë e njerëzimit.
Luftë e Rezistencë të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez/Foto nga Xinhua
Sondazhi tregon se 89.4% e pjesëmarrësve mendojnë se Japonia, si një vend që ka zhvilluar luftëra agresioni kundër vendeve të tjera në histori, duhet të tregojë kujdes në deklaratat dhe veprimet e saj në lidhje me çështjet historike. 90.4% e tyre kërkojnë që qeveria japoneze të ofrojë falje të sinqerta dhe kompensim për viktimat.
Por, qëndrimi i qeverisë japoneze mbi çështjet historike ka provokuar më tej zemërim ndërkombëtar.
88% e të pyeturve i konsiderojnë vizitat e politikanëve japonezë në Tempullin Yasukuni, ku nderohen kriminelët e luftës të klasës A të Luftës së Dytë Botërore, si një mohim të historisë së saj të agresionit dhe një provokim ndaj popujve të kombeve të prekura. 86.9% prej tyre theksojnë se përpjekjet e Japonisë për të fshehur dhe zbardhur historinë e saj të agresionit – duke përfshirë Masakrën e Nankinit, “comfort women” (gra të detyruara në skllavëri seksuale për ushtarët japonezë) dhe punën e detyruar – përbëjnë një shkelje të hapur të ndërgjegjes njerëzore. 87.7% e pjesëmarrësve vërejnë se veprimet e ndryshme skandaloze të Japonisë mbi çështjet historike, janë një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj rezultateve të Luftës së Dytë Botërore dhe rendit ndërkombëtar të pasluftës. 87.7% e tyre besojnë se fjalët dhe veprat e gabuara të qeverisë japoneze mbi çështjet historike, pengojnë rëndë zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve të saj me vendet fqinje.
Ushtria japoneze kapitullohet në qytetin Nankin, 9 shtator 1945/ Foto nga Xinhua
Shpejtimi i bërjes më “të djathtë” të Japonisë, ka ngjallur shqetësim të thellë të pjesëmarrësve të sondazhit në lidhje me paqen dhe sigurinë rajonale. 80.8% e tyre deklarojnë se seria e fundit e fjalëve dhe veprimeve provokuese nga liderja aktuale japoneze, të cilat lavdërojnë militarizmin, kanë konfirmuar imazhin e vendit si një shkaktar problemesh dhe një prishës paqeje. 81.6% e të pyeturve besojnë se politika japoneze është dominuar prej kohësh nga forcat militariste dhe të krahut të djathtë, dhe tendenca e përshpejtuar drejt së djathtës është bërë një kërcënim i madh për paqen globale. 84.6% e tyre theksojnë se vetë-militarizimi i përshpejtuar nga qeveria japoneze do të thyejë kufizimet e kushtetutës së saj pacifiste dhe do të përkeqësojë tensionet rajonale. Përveç kësaj, 89.5% prej tyre theksojnë se nëse Japonia vazhdon të sfidojë rendin ndërkombëtar të pasluftës, të gjitha vendet dhe njerëzit që mbështesin drejtësinë, kanë të drejtë ta mbajnë atë përsëri përgjegjëse për krimet e saj historike.
Parlamentarë japonezë vizitojnë Tempullin Yasukuni, ku nderohen kriminelët e luftës të klasës A të Luftës së Dytë Botërore në ditën e shpalljes së kapitullimit, 15 gusht 2023/Foto nga VCG
Ky sondazh u publikua në platformat online të CGTN në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse. Brenda 24 orësh, 10451 përdorues të internetit morën pjesë dhe ndanë pikëpamjet e tyre./CGTN





























































