34-vjeçari Ma Yongrang u lind dhe u rrit në fshatin Daying, në thellësinë e malit Wumeng në Kinën Jugperëndimore. Nga ky fshat malor, ai u nis për shkollim në kryeqendër të provincës dhe më vonë punoi atje si inxhinier ndërtimi. Ai është edhe një idealist që ka pasion kaligrafinë dhe poezinë. I thirrur nga brezi i vjetër, ai u kthye në vendlindje pesë vjet më parë dhe u zgjodh si kryetar i fshatit.
Gjatë pesë vjetëve, çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të banorëve të thjeshtë, plotësojnë çdo ditë pune të Ma Yongrang-ut. Ai ka një plan të qartë për qeverisjen e fshatit, të cilin e ka konkretizuar vazhdimisht. Gjatë këtij procesi, ai ka marrë përsipër përgjegjësi, ka bërë sakrifica dhe ka shijuar “mjaltin në majë të gjilpërës”, duke gjetur lidhjen e thellë midis vlerave personale e fatit të vendlindjes.
Ma Yongrang-u shprehet se dalja e tij jashtë vendlindjes pati për qëllim kthimin, ndërsa kthimi i tij synon që sa më shumë bashkëfshatarë të ikin, të kenë sukses dhe të kthehen në vendlindje, për t’i dhënë asaj./CGTN






























































