Fusha më e madhe naftëmbajtëse detare e Kinës, “Bohai”, ka prodhuar baraslerësin e mbi 40 milionë tonëve nafte në vitin 2025, duke shënuar rekord, njoftoi të dielën Grupi Kombëtar i Naftës Detare i Kinës (CNOOC).
Si fusha kryesore naftëmbajtëse detare e Kinës për sa i përket prodhimit dhe shkallës, prodhimi rekord do të garantojë mbështetje të fortë për sigurinë kombëtare energjetike dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror me cilësi të lartë, sipas CNOOC.
foto nga VCG
Fusha naftëmbajtëse “Bohai”, e cila aktualisht funksionon më shumë se 60 fusha prodhuese të naftës dhe gazit, ka dhënë një prodhim të përgjithëm të naftës bruto mbi 600 milionë tonë. Gjatë pesë vjetëve të fundit, prodhimi i saj i naftës dhe gazit është rritur me 5 për qind në vit, sipas CNOOC.
Kompania tha se fusha naftëmbajëse “Bohai” po nxit gjithashtu transformimin e saj digjital e të gjelbër dhe janë bërë përparime në lokalizimin e pajisjeve kryesore, duke përfshirë vënien në funksionim të sistemit të parë të prodhimit nënujor në ujë të cekët, të zhvilluar nga Kina. Ndërkohë, mbi 80 për qind e puseve të fushës naftëmbajtëse “Bohai” janë lidhur me rrjetin e energjisë në tokë.
foto nga VCG
/CGTN





























































