Sot u mbajt ceremonia zyrtare për kalimin e detyrës nga Altin Dumani te Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK.
Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se sot mbyllej një nga kapitujt më sfidues të karrierës së tij. Ai shtoi se ai dhe SPAK janë përballur me presione, por tani Prokuroria e Posaçme është më e fortë dhe më e besueshme.
Dumani falënderoi gjithashtu aleatët ndërkombëtarë dhe uroi Klodjan Brahon për marrjen e detyrës së re.
“Më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit gjatë karrierës sime si prokuror. Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi. Jemi ndeshur me vendime të vështira, presion, dhe kemi punuar me integritet dhe profesionalizëm. SPAK është më i fortë dhe më i besueshëm se më parë. Shpreh mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtarë; kontributi i tyre ka qenë i çmuar për ndërtimin e standardeve që kemi sot. Një falënderim shkon edhe për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese zotit Braho, duke e çuar përpara besimin e SPAK,” tha Dumani.
/Argumentum.al




























































