Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, tha të mërkurën se, që kur Kina njoftoi kundërmasat dhe kreu manovrat ushtarake përkatëse, dhjetëra vende kanë shprehur mbështetje në forma të ndryshme për qëndrimin e palës kineze. Ato kanë theksuar që Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme territoriale e Kinës dhe çështja e Tajvanit është punë e brendshme e Kinës. Këto vende kanë vënë në dukje gjithashtu që kundërshtojnë çdo formë të “pavarësisë së Tajvanit”, mbështesin Kinën në mbrojtjen e sovranitetit të saj kombëtar e integritetit territorial, kundërshtojnë ndërhyrjen e huaj në punët e brendshme të Kinës dhe do të vazhdojnë t’i përmbahen parimit të “një Kine”.
“Ne e vlerësojmë lart mbështetjen e fortë nga të gjitha vendet,” vuri në dukje Lin.
“Ne e përsërisim që vendosmëria e Kinës për të mbrojtur sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe integritetin territorial të saj është e palëkundur, vendosmëria e saj për të mbrojtur ribashkimin kombëtar dhe interesat kombëtarë është e palëkundur dhe angazhimi i saj për të parandaluar forcat separatiste të ‘pavarësisë’ që të bashkëpunojnë me forcat e jashtme dhe të krijojnë probleme në Ngushticën e Tajvanit është i palëkundur,” tha ai, duke shtuar se çdo akt keqdashës që kalon vijën e kuqe dhe provokon mbi çështjen e Tajvanit, do të përballet me përgjigjen e vendosur të Kinës dhe çdo komplot për të penguar ribashkimin e Kinës nuk do të ketë kurrë sukses./cgtn





























































