7 korriku 2025 shënoi 88-vjetorin e shpërthimit të Luftës së Rezistencës Mbarëkineze kundër Agresionit Japonez. Atë ditë, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi sheshin përkujtimor të Ofensivës së 100 Regjimenteve.
Ai u kërkoi fëmijëve dhe të rinjve të pranishëm të mbajnë mend historinë dhe të japin kontribut për forcimin e vendit.
Pas një muaji u zhvillua veprimtaria përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore, në të cilën morën pjesë 61 udhëheqës të huaj shtetesh e qeverish dhe përfaqësues të lartë të vendeve përkatëse, zyrtarë të organizatave ndërkombëtare, ish-politikanë etj.


Në Tribunën e Portës “Tiananmen”, presidenti Xi Jinping shtrëngoi duart me gjashtë veteranë të luftës kundër agresionit japonez dhe u shpreh: “Ne mblidhemi solemnisht për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore, për të kujtuar së bashku historinë dhe dëshmorët, duke çmuar paqen për një të ardhme më të bukur.”
Ne mbajmë mend historinë për të krijuar një të ardhme më të bukur. Mënyra më e mirë për trashëgimin e historisë është të krijojmë një histori të re dhe mënyra më e mirë për të nderuar paraardhësit e dëshmorët është të çojmë përpara kauzën e madhe për të cilën ata sakrifikuan dhe luftuan./cgtn





























































