• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Ballkani Perëndimor: I padëshiruar, apo pa vullnet?

7 Korrik, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sa seriozisht e kanë shtetet e Ballkanit Perëndimor me hyrjen në BE? Integrimi në BE instrumentalizohet shpesh nga elitat lokale, për të forcuar pushtetin e tyre, mendon Ivaylo Ditchev.

Zgjerimi i BE-së nuk është më ai që ka qenë dikur. Qëkur u bë e qartë, se Turqia me Erdoganin nuk është e mirëpritur, dhe se një integrim i Ukraninës në BE do të sillte tensione serioze me Rusinë, bisedimet e anëtarësimit po përqëndrohen tek Ballkani Perëndimor. Disa politikanë kujtojnë fëmijët problematikë të BE, si Bullgarinë, Greqinë apo Rumaninë. Kurse populistët parimisht janë kundër anëtarësimeve në BE të vendeve me shumicë myslimane si Kosova apo Bosnje-Hercegovina. Të tjerët kanë tendencën ta harrojnë Ballkanin Perëndimor. Krahas lodhjes me zgjerimin, mjaft e diskutuar këto vite është edhe pyetja: Sa seriozisht e ka vetë ky rajon me anëtarësimin në BE?

Një shembull aktual nga marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes: Qeveria bullgare prezantohet me dëshirë si avokate e Ballkanit Perëndimor, por një incident i vogël bëri që kryeministri nacionalist i Bullgarisë të kërcënojë Maqedoninë e Veriut me veto kundër anëtarësimit në BE. Arsyeja: Shkupi nuk ishte i gatshëm të pranonte, se revolucionari Gotze Deltshev ka qenë bullgar. Një komision i përbashkët i të dy vendeve do duhet ta zgjidhë këto grindje, por ky luan me kohën, dhe pas vitesh e vitesh pune, ka arritur të trajtojë historikisht vetëm periudhën e mesjetës. Gotze Deltshev lindi si bullgar etnik dhe ra si hero në përpjekjen për ngritjen e kombit maqedonas, por historia luan këtu një rol më të vogël.

Grindjet bilaterale – pengesa në rrugën drejt BE

E çfarë mund të kthehet në pengesë në rrugën e integrimit? Jo tregtia, jo projektet ndërkufitare, jo investimet apo problemet e sigurisë, por pyetja, se kujt i përket një personalitet historik, megjithëse deri më sot nuk ka asnjë lidhje hekurudhore mes kryeqytetit bullgar e atij maqedonasverior, të cilat janë vetëm 245 km larg.

Në kohën e këtij skandali nacionalistët bullgarë kujtuan grekët heroikë, që me gjasë i mbrojtën interesat e tyre kombëtare, duke e detyruar Shkupin të ndryshojë emrin nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut për të mos pasur “pretendime” për antikitetin. Ky konflikt me karakter simbolik, që e frenoi ecjen përpara të ish-republikës jugosllave për 27 vjet, duket se ka krijuar një shembull në rajon. Kompromisi për çështjen e emrit i ka kushtuar partisë Syriza humbjen e shumicës. Në të ardhmen kjo çështje mund të fitojë një radikalizim të ri, nëse një qeveri e orientuar djathtas merr pushtetin.

Elitat lokale e instrumentalizjnë integrimin në BE

Diku tjetër problemet janë edhe më të mëdha. Përplasjet në Bosnje mes grupimeve etnike (boshnjakëve, kroatëve, serbëve, shën.red.) madje edhe mësimi i lëndës së historisë është i ndryshëm në shkolla. Shembull tjetër janë bisedimet e vështira mes Kosovës dhe Serbisë, që vitin e kaluar sërish u bllokuan pas vrasjes së një politikani serb.

Megjithë respektin për veçanësitë kulturore, shtrohet pyetja, se si e përfytyrojnë vetë këto vende Bashkimin Europian, që fillimisht ishte një projekt i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërrajonal në shumë sektorë. Por në rajonin e Ballkanit është e kundërta: Elita lokale jo tërësisht legjitime e instrumentalizojnë integrimin në BE për të forcuar pushtetin e tyre. Rivaliteti mes elitave kompensonte mungesën e programeve dhe strategjive të pavarura politike. Në këtë traditë, integrimi në BE nuk fillon me bashkimin e qymyrit dhe çelikut, por përmes projekteve të imituara nga lart-poshtë, siç i kërkon Europa. Lidershipi politik i secilit vend në Ballkan nuk ka interes të heqë dorë nga kufijtë kombëtarë, përkundrazi – shumica e sipërmarrjeve në rajon janë të varura nga mbështetja kombëtare dhe një lloj proteksionizmi i fshehtë. Në rajon ka kryesisht vetëm pak sipërmarrje lokale që janë aktive në të gjithë Ballkanin – dhe integrimi përmes Coca-Colës është të paktën një ndërmarrje me pikëpyetje.

Duket një paradoks që shtetet e dikurshme komuniste, si Bullgaria dhe Rumania u bënë anëtare të BE në vitin 2007, dhe jo vendet e Ballkanit Perëndimor, ato që ishin shtetet pasuese të Jugosllavisë së pavarur nga blloqet. Një shpjegim për këtë mund të jetë që elitat bullgare dhe rumune me pak legjitimitet hynë në procesin e transformimit, por u duhej të përshtateshin – ato ishin mësuar me këtë përshtatje që në kohën e bllokut lindor. Kurse elitat nga shtetet pasuese të Jugosllavisë së dikurshme dukej sikur kishin më shumë vetëbesim dhe prestigj ndërkombëtar, por kjo çoi në luftëra. Jo simbolike, reale.

Të rigjallërohet shpirti i hapur i Jugosllavisë

Paradoksi që të përdoret integrimi në BE për të forcuar shtetet kombëtare jo të stabilizuara i shkon një nocioni etnik të kombit, shumë të përhapur në Europën Juglindore. Dëbime dhe përndjekje të grupimeve të tjera etnike, njëlloj si “pastrimet etnike” që u bënë shenja dalluese e Sllobodan Millosheviçit, ka pasur edhe në shtete të tjera të rajonit, duke filluar me luftërat çlirimtare, kur qindra mijëra turq u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Greqi e Bullgari. Fenomene të njëjta ka pasur edhe nga ata të ashtuquajtur si pala e mirë: kur kroatët “pastruan” rajonin e Krajnës me ndihmën amerikane. Edhe në Kosovë shumë serbë etnikë lanë shtëpinë e tyre, para syve jo të vëmendshëm të BE.

Le të kujtojmë edhe se çfarë ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore në Çekosllovaki dhe Poloni: miliona gjermanë etnikë iu dëbuan. Pasi shumica e hebrenjve në këto vende u vranë nga nazistët, historia e pasluftës e këtyre vendeve filloi me një homogjenitet të panatyrshëm. Reagimet e sotme histerike kundër refugjatëve mund të jenë edhe pasoja e ndjesisë së një etniciteti “të pastër”. Pas kësaj fshihet frika për projektin europian, i cili i shuan vijat ndarëse etnike dhe atyre u duhet të pranojnë diversitetin e njerëzve.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të ndjekin sërish rrugën e vjetër, pasi  përkatësia etnike sjell pasione të forta dhe udhëheqës të fortë me tendenca autoritare. Që kjo të mos ndodhë, duhet të rigjallërohet sërish shpirti jugosllav i të qenit i hapur dhe diversitetit kulturor. Ose, pse jo? Utopia e pasluftës e një federate ballkanike që u shkatërrua shpejt nga Stalini. -DW

Ivaylo Ditchev është profesor i antropologjisë kulturore në Universitetin e Sofjes në Bullgari. Ai ka dhënë leksione në universitete në Gjermani, Francë e SHBA.

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.