Në fillim të vitit 2026, sistemi i qeverisjes globale po përballet me sfida të paparë dhe të rënda. Besimi i verbër në pushtet, ndjekja e prioriteteve kombëtare, intimidimi i njëanshëm dhe ligji i xhunglës, po përkeqësojnë paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në botë. Në këtë kaos, çështjet e autoritetit, efikasitetit dhe përfaqësimit brenda sistemit të qeverisjes globale po përforcohen. Një sondazh publik i kryer nga CGTN për dy vite rradhazi, duke përfshirë rreth 31 mijë të anketuar nga 52 vende në mbarë botën, tregon një besim të gjerë se sistemi aktual i qeverisjes globale ka nevojë urgjente për reformim. Vendosja se çfarë lloj sistemi qeverisjeje globale duhet të ndërtohet dhe si duhet të reformohet dhe përmirësohet ai, është bërë një sfidë urgjente me të cilën po përballet komuniteti ndërkombëtar.
Komuniteti ndërkombëtar aktualisht po përballet me deficit në rritje, paqe, zhvillim, siguri dhe besim. Papërshtatshmëria dhe mospërputhja e sistemit të qeverisjes globale ka ngjallur shqetësim të gjerë në mesin e të anketuarve në mbarë botën. Të anketuarit besojnë gjerësisht se qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së nuk janë përmbushur në mënyrë efektive, përfaqësimi dhe zëri i vendeve në zhvillim nuk është pasqyruar plotësisht, autoriteti i qeverisjes globale është gërryer dhe përfaqësimi është shumë i pamjaftueshëm. Në sondazhin e vitit 2025, 70.6% e të anketuarve globalë besojnë se sistemi i qeverisjes globale i dominuar nga vendet e zhvilluara ka dështuar, duke shprehur pakënaqësi të fortë për dështimin e tij për të marrë plotësisht përgjegjësitë dhe detyrimet në çështjet ndërkombëtare. Kjo shifër është në thelb e pandryshuar nga viti 2024 (70.9%), ndërsa shkalla e pakënaqësisë në 23 vendet e anketuara është rritur në shkallë të ndryshme gjatë dy viteve të fundit. Përveç kësaj, të anketuarit besojnë se sfidat kryesore me të cilat përballet tani qeverisja globale përfshijnë përshkallëzimin e rreziqeve gjeopolitike rajonale, shpërndarjen e pabarabartë të përgjegjësive midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim si dhe sjelljen e njëanshme, të paligjshme dhe hegjemoniste të kombeve të caktuara. Në lidhje me rregullat ndërkombëtare të formuluara aktualisht nën udhëheqjen e vendeve të zhvilluara, 71.6% e të anketuarve globalë japin një vlerësim negativ të drejtësisë së tyre; 73.4% besojnë se rregullat ekzistuese ndërkombëtare u shërbejnë interesave vetëm të disa vendeve ose grupeve.
Vlen të theksohet se të anketuarit bien dakord që efikasiteti, aftësitë e reagimit emergjent dhe transparenca e OKB-së kanë nevojë për përmirësim, dhe efektiviteti i qeverisjes globale kërkon urgjentisht rritje. Në anketën e vitit 2025, 72.9% e të anketuarve globalë besojnë se autoriteti dhe statusi i OKB-së po sfidohet. Midis të anketuarve nga Jugu Global, pjesa është 77.5%, 10.6 pikë përqindjeje më e lartë se ajo e të anketuarve nga vendet e zhvilluara. Një tjetër 62% e të anketuarve globalë shprehin besim te OKB-ja, një shifër afër asaj të vitit 2024 (62.7%). Megjithatë, nivelet e besimit ranë në 18 nga vendet e anketuara.
Mënyra e reformimit dhe përmirësimit të sistemit të qeverisjes globale, është kthyer në një çështje me interes të lartë për komunitetin ndërkombëtar, ku shtetet në mbarë botën presin më shumë zgjidhje kineze. Në shtator 2025, Kina propozoi një Nismë Globale për Qeverisje. Të anketuarit globalë kanë vlerësuar pozitivisht parimet kryesore të nismës si dhe kontributet e Kinës në qeverisjen globale në vitet e fundit. Sondazhi tregon se 74.8% e të anketuarve nga vendet e Jugut Global, kanë shprehur njohje për konceptin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, ndërsa niveli i njohjes midis të anketuarve nga vendet e zhvilluara është 61.1%. Ndërkohë, koncepti i qeverisjes globale “konsultim i gjerë, kontribut i përbashkët dhe përfitime të ndara” i propozuar nga Kina, ka marrë gjithashtu njohje të lartë nga shumica e të anketuarve globalë: 89% besojnë se vlerat e përbashkëta të të gjithë njerëzimit -paqja, zhvillimi, drejtësia, barazia, demokracia dhe liria, duhet të promovohen; 86.9% bien dakord që vendet duhet të përmirësojnë efektivitetin e qeverisjes globale, të thellojnë bashkëpunimin praktik dhe të avancojnë së bashku në zhvillimin global; 82.6% bien dakord që qeverisja globale duhet ti përmbahet një qasjeje zhvillimi të fokusuar tek njerëzit; dhe 77.3% besojnë se përpjekjet duhet të përqendrohen në adresimin e zhvillimit të pabarabartë dhe të pamjaftueshëm midis vendeve për të arritur zhvillim të balancuar global dhe prosperitet të përbashkët. Midis të anketuarve nga vendet e Jugut Global, nivelet e miratimit për çështjet e mësipërme janë të gjitha më shumë se 4 pikë përqindjeje mbi mesataren globale.
Për më tepër, 69% e të anketuarve globalë njohin kontributet e spikatura të Kinës në qeverisjen globale, me shumë prej tyre të impresionuar veçanërisht nga përpjekjet e saj për të promovuar zhvillimin e vendeve të Jugut Global. Shkallët e miratimit për kontributet e Kinës në tre fusha kyçe—ofrimin e mbështetjes financiare dhe teknike, zhvillimin e infrastrukturës, dhe ndarjen e përvojës së zhvillimit—janë përkatësisht 75.5%, 74.7%, dhe 73.1%. Për më tepër, 67.1% e të anketuarve globalë presin që Kina të luajë një rol më të madh në avancimin e përmirësimit dhe reformës së sistemit të qeverisjes globale.
Sondazhi i mësipërm u krye nga CGTN në bashkëpunim me Universitetit Renmin të Kinës, përmes Institutit të Komunikimit Ndërkombëtar të Epokës së Re për dy vite radhazi. Vendet e anketuara përfshinin vende kryesore të zhvilluara dhe ato të Jugut Global. Të gjithë të anketuarit ishin qytetarë të zakonshëm mbi moshën 18 vjeç, me mostrën e përshtatur sipas shpërndarjes së moshës dhe gjinisë së të dhënave të regjistrimit të popullsisë së secilit vend./cgtn





























































