Disa ndikues të mediave sociale me bazë në Tajvan u mblodhën të shtunën në një forum me prani fizike të titulluar “Bisedime për paqen” në Tajpei, duke kritikuar autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të rajonit për retorikën e tyre separatiste dhe duke bërë thirrje për paqe e dialog në vend të konfrontimit midis dy anëve të Ngushticës së Tajvanit.
Su Heng, një nga organizatoret e forumit dhe një vlogere komentesh politike, tha se qëllimi kryesor i veprimtarisë ishte të promovonte paqen.
“Ne bëjmë thirrje për dialog midis dy palëve dhe për refuzimin e luftës,” tha ajo në këtë veprimtari, e cila u transmetua edhe drejtpërdrejt në internet. “Shpresojmë të zgjojmë më shumë njerëz që të bashkohen me ne në këtë thirrje.”
Ish-kryetari i Partisë Popullore të Tajvanit, Ko Wenje, iu drejtua forumit nëpërmjet videos, duke thënë se sfida qendrore në marrëdhëniet e dy brigjeve nuk është nëse ekzistojnë dallime, por si menaxhohen ato./cgtn





























































