• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Qipro e vogël, dështim i madh!

19 Korrik, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Themi e vogël vetëm nga madhësia gjeografike me vetëm 9.2 mijë km katrorë dhe 1.2 milionë banorë gjithsej; faktikisht, 59 për qind e territorit është grek dhe 37 për qind turk, me rreth 300.000 banorë, ndërsa 4 për qind është zona e ndërmjetme. Ndryshe Qipro ka emër të madh, si atraksion turistik, anëtare e BE-së, parajsë fiskale dhe pozicionin strategjik kyç në Mesdheun Lindor.

Por, Qipro është dështim i madh, sepse më 20 korrik mbushen 45 vjet kur pas një tentative për grusht shteti, me qëllim aneksimin e saj nga Greqia. Ushtria turke ndërhyri dhe me operacionin ushtarak “ATTILA” aneksoi pjesën veriore ose 1/3 e ishullit. Në vitin 1983, aty u shpall Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) e cila veç Turqisë, nuk është njohur nga asnjë vend tjetër. Qipro është dështim i madh për garantët e saj ndërkombëtarë të caktuar në protokollin e vitit 1960 me rastin e Pavarësisë së Qipros-Greqisë, Turqisë, Britanisë së Madhe, OKB-së dhe BE-së. Sepse me gjithë demarshet dhe përpjekjet e tyre sidomos në këto 20 vitet e fundit, Qipro faktikisht vazhdon të jetë e ndarë dhe me shumë pak gjasa për një ribashkim, ca më pak të shpejtë.

Në radhë të parë, është dështim i madh për OKB-në, me gjithë rezolutat, emisarët e ndryshëm, konferencat dhe demarshet e saj të shumta diplomatike. Vërtet që në mars 2008 u shemb muri ndarës në rrugën “Ledra” në Nikosia, simbol i ndarjes 34-vjeçare, ndërsa më 2003 u hoqën edhe pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve. Por, sërish Nikosian e ndan “vija e gjelbër” 180 km e gjatë. Aty OKB-ja ka stacionuar kontingjentin e paqeruajtësve UNFICYP me rreth 900 helmeta blu dhe forca policore. Kurse në pjesën veriore të ishullit patrullojnë 35.000 ushtarë turq. Kësisoj, Qipro është zona më e militarizuar në botë për frymë të popullsisë.

Pas dështimit të planit të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së “Annan” më 2004, momenti më shpresëdhënës për një kompromis historik erdhi në muajin qershor 2017, kur në Forumin e Krans Montanës u zhvilluan negociata intensive ndërmjet dy palëve me ndërmjetësimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Ky i fundit e filloi misionin e vet me këtë sfidë madhore si për të vënë në vend “nderin” e OKB-së. Ai paraqiti një plan konkret me gjashtë pika kryesore – zëvendësimin e sistemit të tanishëm të ndërhyrjes së njëanshme nga fuqitë garantuese me një sistem të ri më efektiv, të bazuar në mbikëqyrjen e procesit; forcimin e sigurisë nëpërmjet reduktimit të ndjeshëm të trupave ushtarake turke; përshtatje dhe rregullime në hartën e ishullit për të akomoduar pretendimet territoriale përkatëse; rregullime territoriale për të lehtësuar zgjidhjen e çështjes së pronave; trajtimin e barabartë për transportin dhe lëvizjen e mallrave dhe shtetasve turq e grekë; së fundi lidhur me ndarjen e pushtetit, Guterres propozonte që presidenti i Qipros greke të kryente 2/3 e mandatit presidencial dhe pjesën e mbetur presidenti turk; gjithashtu, për hir të interesave madhore e jetike të ishullit të kishte konsensus dhe konvergim idesh dhe praktikash, si dhe votim pozitiv nga të dyja palët.

Por, edhe ky plan dështoi për shkak të kundërshtimeve nga të dyja palët. Por, ekspertët e konsiderojnë të gabuar kërkesën që Turqia të tërhiqte menjëherë të gjitha trupat e saj nga ishulli. Madje, Turqia nuk është gati as për një tërheqje minimale të trupave të saj, çka do të ishte thjesht shprehje simbolike e masave të krijimit të besimit dhe sigurisë në ishull. Këtë e konfirmoi më 14.11.2018, zv.presidenti i parë turk Fuat Oktay, kur tha se, “Qipro turke është pjesë themeluese dhe përbërëse e ishullit dhe Turqia nuk do të lejojë që Qipro greke ta injorojë këtë fakt”. Pranohet gjerësisht se më 1974 komuniteti turk rrezikohej vërtet nga grushti grek i shtetit, mirëpo sot kushtet kanë ndryshuar, për komunitetin turk nuk ka më asnjë rrezik sigurie. Qipro rrethohet nga BE-ja dhe NATO si miq dhe partnere, atëherë përse duhen trupat turke në ishull? Mirëpo në një vështrim më të gjerë gjeopolitik, kjo lidhet me interesat strategjike turke në Mesdhe, në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, që janë theksuar më tej pas zhvillimeve të këtyre viteve të fundit.

Shkak tjetër i dështimit të negociatave në Krans Montana ishte imponimi nga OKB-ja i një afati kohor urgjent “brenda natës”, mirëpo është naivitet të kërkosh të zgjidhësh një “nyje gordiane” si ajo në Qipro brenda një raundi bisedimesh, një sezoni apo dhe një viti, siç u tentua atje dy vite më parë. Si negociatori grek, Andreas Mavroyiannis dhe ai turk  Ozdil Nami ndajnë mendimin se zgjidhja e këtij konflikti kërkon një afat kohor më të gjatë. Ndërsa europarlamentari spanjoll, Javier Nart, që moderoi një takim në Parlamentin Evropian më 15 nëntor 2018 në Bruksel thotë se afati kohor më realist për tërheqjen e trupave turke nga ishulli do të ishte 10 vjet. Sipas tij, kjo gjë do të ishte realizuar me kohë e shkallë-shkallë, por ka munguar vullneti politik dhe besimi dypalësh.

Qipro është dështimi i madh edhe për BE-në, e cila zyrtarisht ka rolin e “vëzhguesit aktiv” në këtë krizë. Ndonëse ka debate dhe kundërshti për rolin e saj, sidomos nga pala turke që e kundërshton për “konflikt interesi”, meqenëse Qipro është anëtare e BE-së. Mirëpo një logjikë tjetër politike të thotë se  kur BE-ja interesohet, jep këshilla dhe ndërmjetëson për konflikte jashtë saj, ajo nuk ka si të mos interesohet për zonën e Mesdheut dhe për një vend anëtar të saj nga viti 2004.

Për më tepër, kur BE-ja ka dhënë për Qipron turke nga viti 2006 një shumë prej 500 milionë euro për infrastrukturën, shoqërinë civile, shkollat etj. Duke saktësuar këtë pozicion politik “as mish, as peshk”, shefi i Njësisë së Mbështetjes së Qipros në BE, Kjartan Bjornsson e justifikon BE-në duke thënë se procesin e drejton OKB-ja, ndërsa ‘pronare’ e tij është vetë Qipro”.

Për pasojë, Qipro përfaqëson një ndër krizat më të gjata në historinë e pasluftës së II Botërore, madje ajo është kthyer në “konflikt të ngrirë”. Veç kësaj, gjatë 45 viteve të fundit kanë ndryshuar shumë dhe kushtet krahasuar me 50 vite më parë me ndikime të ndryshme në këtë krizë. Kështu, Greqia dhe Qipro janë anëtare të BE-së, kurse Turqia nuk i ka çelur ende negociatat dhe as nuk dihet nëse do t’i çelë ndonjëherë. Ndërkohë, Britania e Madhe me BREXIT, sidomos pa një marrëveshje me BE-në pritet të ketë pasoja për Qipron, Greqinë dhe Turqinë, nisur nga vëllimi i madh i tregtisë dhe investimeve me to.

Ndërkohë, edhe Turqia po kërkon të shtrijë ndikimin dhe zonat e saj të influencës, por kur marrëdhëniet me Greqinë kanë mbetur problematike. Krijimi i qeverisë së re greke përbën një pikënisje të re, por me disa pikëpyetje politike.

Sikur të mos mjaftonte ky dështim me gjithë problematikën e lartpërmendur, gjendjen në Qipro e ka acaruar javët dhe ditët e fundit kriza e re mes Turqisë dhe Greqisë pas intensifikimit të kërkimeve për hidrokarbure nga Turqia në zonën ekskluzive ekonomike qipriote. Ditët e fundit edhe BE-ja ka njoftuar për sanksione ndaj Turqisë për shkeljen sipas saj të Ligjit të Detit UNCLOS të ratifikuar nga 167 vende, por jo nga Turqia. Në kundërpërgjigje, më 14 korrik, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka mbështetur kërkesën e Presidentit të Qipros Veriore, Mustafa Akinci, për të filluar një dialog dhe bisedime lidhur me këtë konflikt të ri.

Kriza e re i shton problemet tani që pritet të rifillojë kontaktet me palët e dërguara speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Jane Lute, ish- zyrtare e lartë e SHBA-ve dhe OKB-së, eksperte e njohur në fushën e konflikteve dhe sigurisë.

Së fundi dhe më e rëndësishmja për ne, Qipro ka një lidhje të dyfishtë me Kosovën. E para, me gjithë këtë dështim të madh, Qipro vazhdon me zell dhe këmbëngulje të habitshme të mos e njohë Kosovën. Siç e kanë përmendur disa ekspertë, ky qëndrim është krejt pa baza dhe nuk ka kurrfarë relevance ndërmjet Qipros dhe Serbisë. Me të drejtë Mjeshtri i Madh i diplomacisë, Shaban Murati, i quan justifikimet qipriote “arsye të paarsyeshme”. Madje, me gjithë qëndrimet dashamirëse të vendit tonë ndaj saj, Qipro është përbetuar se nuk do ta njohë kurrë Kosovën, edhe pse në politikë dhe diplomaci nuk thuhet asnjëherë “kurrë”. Edhe pse, mosnjohja e deritanishme e Kosovës nuk ka ndikuar aspak në pozicionin e saj në bisedimet me palën turke. Argumenti më i thjeshtë, por bindës këtu për këdo është se Qipron e Veriut  nuk e ka njohur asnjë shtet veç Turqisë, kurse Kosovën e kanë njohur gati 120 shtete dhe organizata ndërkombëtare.

Së dyti, dështimi i madh në Qipro përbën një mësim i dobishëm edhe për dialogun dhe marrëveshjen e synuar Serbi-Kosovë. Ajo tregon qartë se nuk ka asnjë garanci, ca më pak automatike, që transferimi i saj në OKB të shpejtojë e ca më pak të zgjidhë këtë çështje. Sepse, krahas SHBA-ve, në KS të OKB-së janë edhe Rusia me Kinën, me qëndrimet e njohura ndaj Kosovës dhe që kanë dalë në skenën botërore fuqishëm dhe me pretendime globale. Për pasojë, nëse shkon në OKB, janë të shumta gjasat që dosja e Kosovës të hapet nga e para, qoftë dhe “në emër të procedurave”, duke fshirë kështu përpjekjet dhe arritjet e spikatura të 20 viteve të fundit. Kësisoj, edhe Kosova mund të kthehej në një “konflikt të ngrirë” me pasoja të paparashikueshme./gsh

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.