Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me protestat e zhvilluara në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë kundër investimit në Zvërnec.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se “kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre”.
Sipas, Ramës, “duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”.
Protesta e sotme para Kuvendit përshkallëzoi në tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, me incidente të shumta gjatë gjithë ditës, përfshirë bllokimin dhe rrethimin e hyrjeve të Kuvendit, duke mos lejuar daljen e deputetëve dhe ministrave pas seancës plenare.
Sipas të dhënave si pasojë e përplasjeve 15 efektivë dhe 4 protestues mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore në spital.
























































