Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, deklaroi të premten se Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Danimarkën në fusha të reja si ekonomia e gjelbër, inovacioni dhe inteligjenca artificiale, si edhe të thellojë shkëmbimet mes popujve për të forcuar miqësinë ndërmjet dy vendeve.
Wang Yi, njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i bëri këto komente gjatë takimit me Mbretin Frederik X të Danimarkës në Kopenhagen.
Ai theksoi se familja mbretërore daneze ka ruajtur prej shumë vitesh marrëdhënie miqësore me Kinën. Gjatë mbretërimit të saj, Mbretëresha Margrethe II zhvilloi dy vizita shtetërore në Kinë. Ajo ishte gjithashtu lidere e parë në detyrë i një shteti të huaj që vizitoi sallën përkujtimore të viktimave të Masakrës së Nankinit nga pushtuesit japonezë, duke dëshmuar respekt për historinë dhe një angazhim të palëkundur për drejtësinë.
Nga ana e tij, Mbreti Frederik X tha se Danimarka dhe Kina kanë një histori të gjatë shkëmbimesh dhe se popujt e të dy vendeve gëzojnë një miqësi tradicionale. Ai vlerësoi se marrëdhëniet dypalëshe po zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme, me bashkëpunim aktiv ekonomik e tregtar dhe shkëmbime të ngushta mes njerëzve.
Ai shtoi se familja mbretërore daneze dhe ai personalisht janë të gatshëm të luajnë një rol aktiv në trashëgiminë e miqësisë tradicionale mes dy vendeve dhe në nxitjen e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë vizitës në Danimarkë, Wang Yi zhvilloi gjithashtu bisedime me Ministrin e Jashtëm Lars Lokke Rasmussen./CGTN





























































