Kina dhe shtetet anëtare të ASEAN-it kanë bërë një deklaratë të përbashkët për trajtimin e ndikimeve rajonale të zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e energjetikës.
Deklarata u publikua pas Takimit të Ministrave të Jashtëm Kinë-ASEAN, i mbajtur më 22 korrik në Manila të Filipineve.
Në deklaratë, Kina dhe ASEAN-i theksuan që kanë ruajtur komunikimin e bashkëpunimin për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët, si edhe lidhur me përgjigjen ndaj tyre.
Të dy palët pranuan se situata në zhvillim të shpejtë në Lindjen e Mesme dhe efektet e saj të përhapjes përbëjnë një kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e civilëve, si edhe për paqen, qëndrueshmërinë dhe veprimtarinë ekonomike rajonale dhe globale, duke përfshirë tregtinë rajonale, investimet dhe sigurinë energjetike e ushqimore.
Deklarata thekson rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut, diplomacisë e mjeteve paqësore, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke vënë në dukje përpjekjet e Kinës me anë të paraqitjes së një propozimi me katër pika për nxitjen e paqes dhe të qëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme./cgtn





























































