• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

    Debati për konsullatat, Hoxha: Ende nuk ka dakordësi mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Bushati: Hapja e Konsullatës së Serbisë në Shkodër do të ishte një gabim strategjik

    Shqipëria dhe Vietnami nënshkruajnë memorandum për punësimin e qytetarëve vietnamezë

    Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm kroat, në fokus partneriteti strategjik dhe integrimi në BE

    Shqipëria dhe Kroacia forcojnë partneritetin strategjik, Zagrebi riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Sveçla: Një tjetër varr masiv u gjet në Jabukë të Zubin Potokut

    Kosova dhe Franca nënshkruajnë pesë marrëveshje, Haddad: Marrëdhëniet dypalëshe hyjnë në një fazë të re

    Abdixhiku thërret kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së pas kërkesës për shkarkimin e tij

    A do ta bllokojë Kroacia anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

3 Gusht, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rruga e Mëndafshit te ekonomia globale e shekullit XXI, Kina kuptoi se kush ndërton korridoret strategjike, ndikon në rrjedhat ekonomike dhe fiton peshë në rendin botëror.

Nga Marjana DODA

Rikthimi i një force që bota mendoi se e kishte tejkaluar

Për më shumë se tri dekada, bota u udhëhoq me bindje se globalizimi po e zvogëlonte rëndësinë e gjeografisë. Teknologjia, komunikimi dixhital, transporti modern dhe zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit krijuan përshtypjen se distanca po humbiste ndikimin e saj mbi ekonominë dhe politikën globale.

Në këtë realitet të ri, vendndodhja dukej më pak përcaktuese. Një kompani mund të prodhonte në një kontinent, të furnizohej nga një tjetër dhe të shiste në tregje të largëta, duke u udhëhequr kryesisht nga logjika e efikasitetit, kostos më të ulët dhe shpejtësisë së transportit.

Ky model solli një periudhë të jashtëzakonshme zgjerimi të tregtisë globale. Por ai krijoi gjithashtu një varësi të madhe nga disa rrugë dhe pika strategjike të transportit.

Zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se ideja e një bote ku gjeografia kishte humbur peshën e saj ishte e paplotë.

Kriza në Detin e Kuq, tensionet aktuale rreth Ngushticës së Hormuzit, lufta në Ukrainë dhe pasiguritë në rrugët kryesore tregtare kanë rikujtuar një realitet themelor te pakundërshtueshëm; gjeografia vazhdon të përcaktojë mënyrën se si lëvizin energjia, mallrat, kapitali por dhe ndikimi politik.

Një pikë e vetme në hartë mund të ketë pasoja globale. Një ngushticë detare mund të ndikojë tregjet e energjisë. Një korridor hekurudhor mund të ndryshojë fatin ekonomik të një rajoni. Një port mund të shndërrohet nga një objekt transporti në një nyje strategjike të ndikimit ndërkombëtar.

Gjeografia nuk u zhduk.

Ajo thjesht u rikthye në qendër të strategjisë.

Kina duket se e kishte lexuar këtë ndryshim strategjik përpara se ai të bëhej i dukshëm përmes krizave të viteve të fundit.

Në këtë kuadër, Nisma kineze “Brez dhe Rrugë” (Belt and Road Initiative – BRI) duhet kuptuar jo vetëm si një program masiv infrastrukture, por si shprehje e një koncepti më të gjerë mbi marrëdhënien mes hapësirës, ekonomisë dhe fuqisë.

Pekini ishte ndër aktorët e parë që kuptoi se në shekullin XXI fuqia nuk do të përcaktohej vetëm nga ajo që një vend prodhon, por edhe nga aftësia e tij për të ndërtuar, lidhur dhe ndikuar rrjetet përmes të cilave qarkullojnë ekonomia globale, energjia dhe tregtia.

Teknologjia mund të ndryshojë mënyrën se si transportohen mallrat dhe informacioni, por ajo nuk mund të eliminojë rëndësinë e hapësirave përmes të cilave ato duhet të kalojnë.

Kina dhe rizbulimi strategjik i gjeografisë

Nisma “Brez dhe Rrugë”, e prezantuar nga presidenti kinez Xi Jinping në vitin 2013, është interpretuar në mënyra të ndryshme. Për disa, ajo përfaqëson një projekt ekonomik të madh që synon të rrisë lidhjet tregtare dhe infrastrukturore mes kontinenteve. Për të tjerë, ajo është një instrument për zgjerimin e ndikimit strategjik të Kinës.

Por përtej këtyre debateve, BRI përfaqëson një mënyrë të veçantë të të menduarit mbi rendin global, ku infrastruktura nuk shihet vetëm si një instrument zhvillimi ekonomik, por edhe një faktor që ndikon në shpërndarjen e fuqisë globale.

Për Kinën, një hekurudhë që lidh tregjet aziatike me Evropën nuk është thjesht një alternativë transporti. Ajo krijon marrëdhënie të reja ekonomike mes rajoneve.

Një port jashtë territorit kinez nuk është vetëm një pikë tregtare. Ai bëhet pjesë e një rrjeti më të gjerë logjistik që lidh prodhimin, tregtinë dhe furnizimin.

Një korridor ekonomik nuk është thjesht një rrugë për mallrat. Ai është një mekanizëm që lidh burimet, industrinë, tregjet dhe qendrat e konsumit.

Kjo është arsyeja pse korridoret janë bërë një nga konceptet më të rëndësishme të ekonomisë politike globale.

Shtetet nuk konkurrojnë më vetëm për burime natyrore, teknologji apo kapacitete ushtarake. Ato konkurrojnë edhe për pozicionin brenda rrjeteve që përcaktojnë lëvizjen e ekonomisë botërore.

Në këtë kuptim, Kina e lexoi hartën në një mënyrë që shumë vende të tjera nuk e kishin bërë.

Ndërsa një pjesë e botës besonte se globalizimi po e bënte territorin më pak të rëndësishëm, Kina investoi në lidhje territoriale, pasi nuk e shihte botën vetëm si një treg, por si një rrjet korridoresh.

Vetë Xi Jinping e ka përkufizuar Nismën “Brez dhe Rrugë” si një projekt të lidhur ngushtë me konceptin e lidhshmërisë globale. Në fjalimin e tij në Forumin e Tretë të Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Brez dhe Rrugë” në vitin 2023, ai deklaroi: “Nisma ‘Brez dhe Rrugë’, duke marrë frymëzim nga Rruga e lashtë e Mëndafshit dhe duke u përqendruar në forcimin e lidhshmërisë, synon të përmirësojë lidhjet në politika, infrastrukturë, tregti, financa dhe marrëdhënie mes njerëzve, duke i dhënë një shtysë të re ekonomisë globale, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin global dhe duke ndërtuar një platformë të re për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar.”

Ky vizion i paraqitur nga Xi Jinping pasqyron mënyrën se si Pekini e koncepton iniciativen “Brez dhe Rrugë”: jo thjesht si një projekt infrastrukture, por si një rrjet të gjerë lidhjesh ekonomike, institucionale dhe njerëzore.Në këtë perspektivë, rrugët, portet, hekurudhat dhe korridoret tregtare nuk janë vetëm mjete transporti, por pjesë e një arkitekture më të gjerë të integrimit ekonomik dhe të ndikimit strategjik.

Në logjikën e shekullit XXI, lidhshmëria është kthyer në një burim të rëndësishëm fuqie: ai që ndërton dhe menaxhon nyjet kryesore të qarkullimit ekonomik fiton një rol më të madh në përcaktimin e mënyrës se si organizohen marrëdhëniet globale.

Nga Rruga e Mëndafshit te korridoret moderne

Një nga keqkuptimet më të zakonshme është të mendohet se Nisma “Brez dhe Rrugë” krijoi një realitet krejtësisht të ri. Në fakt, ajo mbështetet mbi një logjikë shumë më të vjetër të historisë njerëzore.

Rrugët e mëdha tregtare kanë ndjekur gjithmonë të njëjtat parime gjeografike: porte të favorshme, korridore natyrore, pika strategjike kalimi dhe lidhje mes qendrave ekonomike.

Rruga historike e Mëndafshit nuk ishte thjesht një itinerar tregtar, por një sistem i gjerë shkëmbimesh që bashkonte qytetërime, ekonomi dhe kultura.

Sot mjetet kanë ndryshuar, por logjika mbetet e njëjtë. Karvanët janë zëvendësuar nga hekurudhat moderne, qendrat tradicionale tregtare nga terminalet logjistike globale dhe tregjet lokale nga zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit.

Parimi themelor mbetet i pandryshuar: lidhjet krijojnë mundësi, ndërsa kontrolli dhe organizimi i këtyre lidhjeve shndërrohen në burim fuqie.

Korridoret strategjike dhe fundi i epokës së efikasitetit absolut

Për dekada, ekonomia globale u organizua rreth një parimi dominues, ku mallrat duhet të lëviznin në mënyrën më të shpejtë dhe më të lirë të mundshme. Kompanitë ndërkombëtare ndërtuan zinxhirë furnizimi të optimizuar, reduktuan rezervat dhe u mbështetën në disa rrugë kryesore detare e tokësore që garantonin kosto më të ulëta dhe efikasitet më të lartë.

Ky model kontribuoi në rritjen e jashtëzakonshme të tregtisë botërore dhe në zgjerimin e globalizimit. Por njëkohësisht krijoi një dobësi të re, atë të varësisë nga një numër i kufizuar pikash strategjike.

Bota po kupton sot se efikasiteti ekonomik nuk është gjithmonë i njëjtë me sigurinë strategjike. Një ekonomi mund të funksionojë në mënyrë shumë efikase, por në të njëjtën kohë të jetë shumë e ekspozuar ndaj krizave gjeopolitike.

Ngushtica e Hormuzit është një nga shembujt më të qartë të këtij realiteti. Kjo hapësirë e ngushtë detare mes Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për furnizimet energjetike globale. Në situatën aktuale, pas përplasjeve ushtarake Izrael–SHBA ndaj Iranit, ajo është kthyer në një nga kurthet më të rrezikshme gjeografike të botës, ku çdo përshkallëzim i tensioneve, por edhe çdo sinjal për dialog apo ulje të tyre, ndikon drejtpërdrejt në tregjet e energjisë dhe në çmimet e hidrokarbureve.

Hormuzi tregon se si një pikë e vetme në hartë mund të shndërrohet në një faktor me pasoja globale. Pra, një korridor i ngushtë detar nuk është vetëm një rrugë transporti, por një hapësirë ku ndërthuren siguria, ekonomia dhe rivalitetet gjeopolitike.

E njëjta logjikë u pa edhe në Detin e Kuq, ku pasiguritë në një nga rrugët më të rëndësishme detare mes Azisë dhe Evropës treguan brishtësinë e një sistemi të ndërtuar mbi pak korridore kryesore.

Këto zhvillime duhet të ndryshojnë mënyrën se si qeveritë, kompanitë dhe investitorët e konceptojnë infrastrukturën.

Sfida e re nuk lidhet më vetëm me gjetjen e rrugës më të lirë, por me krijimin e rrjeteve më të sigurta, më elastike dhe më të afta për t’i bërë ballë pasigurive të një bote gjithnjë e më komplekse.

Pikërisht këtu qëndron rëndësia e korridoreve ekonomike. Ato nuk janë thjesht alternativa transporti, por instrumente për menaxhimin e rrezikut dhe për krijimin e fleksibilitetit strategjik.

Evropa dhe mundësia e një qasjeje të re ndaj korridoreve globale

Për Evropën, rikthimi i gjeografisë në qendër të strategjisë globale përbën një sfidë, por edhe një mundësi.

Për shumë vite, Bashkimi Evropian u përqendrua kryesisht në integrimin ekonomik, tregtinë e lirë dhe funksionimin efikas të tregjeve. Këto kanë qenë themele të rëndësishme të suksesit evropian, por realiteti i ri ndërkombëtar kërkon një qasje më të gjerë, ku ekonomia lidhet gjithnjë e më shumë me sigurinë dhe qëndrueshmërinë strategjike.

Evropa nuk mund ta shohë më veten vetëm si një treg të madh konsumator. Ajo duhet të mendojë edhe si një hapësirë strategjike që lidh rajone të ndryshme të botës dhe ndikon në rrjedhat ekonomike që kalojnë përmes saj.

Nga Azia Qendrore dhe Kaukazi, përmes Detit Kaspik dhe Turqisë, deri në Ballkan dhe Evropën Qendrore, po zhvillohen rrugë të reja që mund të ndikojnë në hartën ekonomike të dekadave të ardhshme.

Në këtë kuptim, debati evropian nuk duhet të kufizohet vetëm te pyetja nëse korridoret e reja janë kineze, evropiane apo të aktorëve të tjerë. Çështja më e rëndësishme është nëse Evropa do të marrë pjesë aktive në formësimin e këtyre rrjeteve apo do të mbetet vetëm një hapësirë ku ato përfundojnë.

Një Evropë që synon të ruajë rolin e saj si fuqi ekonomike globale duhet të investojë në lidhshmëri: në infrastrukturë, energji, teknologji dhe rrjete transporti që e lidhin me qendrat e reja të rritjes ekonomike.

Kjo nuk nënkupton vetëm konkurrencë, por edhe një qasje pragmatike ndaj bashkëpunimit ekonomik. Në një botë të ndërvarur, aftësia për të bashkëpunuar aty ku ekzistojnë interesa të përbashkëta bëhet po aq e rëndësishme sa aftësia për të konkurruar.

Ballkani dhe Shqipëria në hartën e korridoreve strategjike

Në këtë realitet të ri, Ballkani fiton një rëndësi të veçantë për shkak të pozicionit të tij gjeografik.

Për shekuj me radhë, rajoni ka qenë një hapësirë kalimi mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Adriatikut, Mesdheut dhe Evropës Qendrore. Ky pozicion ka qenë shpesh burim rivalitetesh, por në epokën e korridoreve ekonomike ai mund të shndërrohet në një avantazh zhvillimi.

Portet e Adriatikut, lidhjet hekurudhore, infrastruktura energjetike dhe integrimi me rrjetet evropiane mund ta vendosin Ballkanin në një rol më të rëndësishëm në qarkullimin e mallrave dhe energjisë.

Por gjeografia, edhe pse është një avantazh, nuk është një garanci automatike suksesi.

Ajo krijon mundësi, ndërsa institucionet, investimet dhe vizioni strategjik përcaktojnë nëse këto mundësi kthehen në zhvillim.

Ky është një nga mësimet kryesore që sjell Nisma “Brez dhe Rrugë”: vendet që kuptojnë rëndësinë e pozicionit të tyre gjeografik dhe ndërtojnë politika afatgjata mund ta shndërrojnë vendndodhjen në një burim fuqie ekonomike.

Për Shqipërinë, kjo çështje ka një rëndësi të veçantë. Pozicioni i saj në Adriatik, afërsia me tregun evropian dhe roli i saj në Ballkanin Perëndimor krijojnë mundësi për t’u bërë pjesë e rrjeteve më të gjera të lidhshmërisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Si vend pjesëmarrës në Nismën “Brez dhe Rrugë”, Shqipëria ka një interes të drejtpërdrejtë për të vlerësuar dimensionin ekonomik dhe strategjik të këtyre zhvillimeve. Sfida nuk është vetëm pjesëmarrja formale në iniciativa të tilla, por aftësia për ta kthyer pozicionin gjeografik në avantazh konkret përmes investimeve në porte, logjistikë, energji dhe infrastrukturë.

Në këtë kontekst të zhvillimeve të reja globale, Shqipëria duhet ta shohë Nismën “Brez dhe Rrugë” si një mundësi për të përfituar nga ndryshimi i hartës së korridoreve ekonomike dhe strategjike. Përfitimi nuk duhet të kufizohet vetëm në pjesëmarrjen formale, por në aftësinë për të tërhequr investime, për të zhvilluar kapacitete logjistike dhe për ta kthyer pozicionin e saj në Adriatik në një avantazh ekonomik konkret.

Kjo kërkon një qasje afatgjatë ndaj porteve, hekurudhave, energjisë dhe lidhjeve rajonale, në mënyrë që Shqipëria të mos mbetet vetëm një pikë kalimi, por të shndërrohet në një nyje aktive të rrjeteve të reja të qarkullimit tregtar dhe ekonomik.

Gjeografia si gjuhë e re e fuqisë

Rëndësia e Nismës “Brez dhe Rrugë” nuk duhet parë vetëm përmes debatit mbi ndikimin strategjik të Kinës, por edhe përmes një perspektive më të gjerë: rolin që korridoret ekonomike mund të luajnë në krijimin e zhvillimit, lidhshmërisë dhe mundësive të reja në një botë gjithnjë e më të pasigurt.

Kina ishte ndër aktorët e parë që kuptoi se infrastruktura e shekullit XXI nuk është vetëm një çështje transporti. Ajo është një mënyrë për të organizuar hapësirën ekonomike, për të lidhur tregjet dhe për të ndërtuar rrjete që ndikojnë në shpërndarjen e fuqisë globale.

Për Evropën dhe vendet e rajonit, përgjigjja nuk duhet të jetë izolimi nga këto zhvillime, por një vlerësim strategjik i mundësive që ato krijojnë. Korridoret e reja ekonomike nuk janë thjesht rrugë tregtare; ato janë hapësira ku do të përcaktohen mundësitë e zhvillimit në dekadat e ardhshme.

Në shekullin XXI, fuqia e vendeve nuk do të përcaktohet vetëm nga burimet natyrore, kapacitetet prodhuese apo madhësia e ekonomive të tyre, por edhe nga aftësia për t’u integruar në rrjetet përmes të cilave lëvizin tregtia, energjia, teknologjia dhe investimet globale.

Sfida e vendeve nuk është më nëse korridoret ekonomike do të ekzistojnë, sepse ato tashmë po formësojnë një hartë të re të ekonomisë botërore. Sfida është se cilat vende do të dinë të pozicionohen brenda tyre dhe t’i kthejnë këto ndryshime në mundësi zhvillimi.

Në këtë botë të re të korridoreve ekonomike, gjeografia nuk është vetëm një vendndodhje në hartë, por një burim mundësish që kërkon vizion strategjik për t’u shndërruar në avantazh.

Në fund të fundit, rrugët nuk janë vetëm rrugë.

Ato janë mënyra përmes të cilave bota organizon ekonominë, ndikimin dhe të ardhmen e saj.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026
OP/ED

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026
OP/ED

Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

9 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.