REAL POLITIK NR. 131
21 GUSHT – 10 SHTATOR 2026
Komente “ flash” mbi 4 ngjarjet kryesore diplomatike, shqip dhe shkurt, vetëm me 1000 fjalë nga analisti i njohur,
Dr. Jorgji KOTE
Mjeshtër i Madh në Diplomaci
1.Gafa diplomatike malazeze! Më 25 Gusht, Kryeministri malazez Spajic akuzoi dy vende fqinj për sulme hibride ndaj Malit të Zi, për sabotimin e anëtarësimit në BE. Ndonëse ai nuk përmendi emra, gazeta Vijesti pohonte se bëhej fjalë për Shqipërinë dhe Serbinë. Me të drejtë shpërthyen kudo debatet dhe dyshimet. Ministri ynë i Jashtëm, Ferit Hoxha e përgënjeshtroi menjëherë lajmin me garancitë e rastit edhe si vende partnere në NATO. Më në fund, pas këmbënguljes së Kryeministrit Rama, Spahiç sqaroi se nuk bëhej fjalë për Shqipërinë.
Mirëpo problemi shtrohet përse nuk doli menjëhëre qeveria malazeze ta saktësonte lajmin e Vestnias por priti aq gjatë që të tirreshin lloj lloj teorish? Këto nuk janë lapsuse por gafa diplomatike me kosto për të gjithë, ca më tepër për dy vendet tona që janë edhe më të përpauarat në anëtarësimin në BE.
3.Qipro e vogël pa shpresa të mëdha!
Pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres më 29 Korrik janë ngjallur shpresa të reja për Qipron. Ai u takua me Presidentin e Qipros turke, Tufan Erkϋuman dhe të Qipros greke, Nikos Christodoulides. Në këto takime u ra dakord për një zgjidhje të qëndrueshme, përmes bashkëpunimit, dialogut politik, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Gueterres nënvizoi nevojën e përgatitjeve për organizimin e një Konference të zgjeruar për Qipron në formatin 5+1 që do të përfshijë të dyja palët në Qipro dhe garantët e saj, Greqinë, Turqinë, Britaninë e Madhe, BE-në dhe OKB-në. Por pa një datë konkrete, me qëllim që të dyja palëve t’u lihet koha e duhur, mbasi siç tregon përvoja e deritanishme “kur nxiton, vonon“! Kështu, mbas vitit 2017 janë zhvilluar 6 takime të tilla në Gjenevë, Berlin dhe në Nju Jork, por pa rezultat.
Së fundi, në vijim të vizitës dhe porosive të kësaj vizite, më 26 Gusht, më 2 dhe 9 Shtator u zhvilluan takime midis dy Presidentëve të pjesës turke dhe asaj greke, përkatësisht Tufan Erkϋuman dhe Nikos Christodoulides. Në këto takime që u karakterizuan nga një atmosferë miqësore dhe konstruktive u ra dakord në parim lidhur me masat për krijimin e frymës së re të dialogut dhe mirëbesimit në trajtimin e aspekteve të ndryshme teknike, përpara se të kalohet në aspektet më politike dhe përmbajësore. Gjithashtu, u ra dakord që krahas grupeve të ekspertëve dhe diplomatëve, edhe ata vetë të takohen çdo javë ose sipas rastit edhe më shpesh.


4. 4 bllok sfidat e zgjerimit!
Ky bllok sfidash u theksua nga Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos në Zagreb më 24 Gusht dhe në Forumin e Cernobbio, Itali më 4-6 shtator, në prag të prezantimit të zgjerimit të ri europian – reformimi i brendshëm i BE-së; njohja e reformave në sektorë të ndryshëm dhe shpërblimi i vendeve aspirante me përfitime fondesh, një akses më i shpejtë dhe më i madh në tregun e përbashkët të BE-së pa pritur anëtarësimin e tyre të plotë; përcaktimi i klauzolave mbrojtëse me pranimin në BE dhe zgjidhja e aspekteve financiare të zgjerimit të pritshëm europian.
Sa i takon bllokut të parë, reformimi i brendshëm i BE-së është parakusht për zgjerimin e tij drejt lindjes. Këtu parashikohen pakësimi i numrit të komisionerëve, shkurtimi i proceurave të miratimit të vendipeve dhe kryesisht kufizimi në minimum i vetos.
Lidhur me Bllokun e dytë, masat që propozohen konsiderohen si hapa të ndërmjetëm për t’i inkurajuar vendet kandidate në intensifikimin e reformave, që anëtarësimi në BE për ta të mbështetet në meritat individuale. Synimi është që vendet kandidate të shpërblehen për çdo grup kapitujsh të mbyllur, çka do t’i nxiste ato për të përshpejtuar reformat. Po ashtu parashikohet prania e tyre në Këshillin e BE-së dhe në Parlamentin Europian, etj. Blloku i tretë lidhet me anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje dhe vote dhe me klauzola mbrojtëse, që në BE të mos futet “kalë troje“ si me Hungarinë. Vështirësi të mëdha do të ketë për financimin e vendeve të rinj, për shkak të deficiteve dhe shtrëngesave finaniare. Komisioni Europian ka propozuar rritje me 60 për qind të buxhetit që kudërshtohet nga 6 vendet krysore donatore me në krye Gjermanuinë që japin 40 pr qind të buxhetit të saj që kërkojnë shkurtime drastike. Në këto kushte, nisur edhe nga kostot e mëdha të anëtarësimit për vende të Ballkanit Perendimor dhe sidomos të Ukrainës, ky aspekt mund të jetë pengesë e madhe në përshpejtipin e zgjerimit drejt lindjes. Kjo mbasi gjatë gjithë vjeshtës do të vijojnë debatet përr buxhetin deri në miratimin e tij maksimumi në dhjetor.

4.Tërmet politik në Gjermani! Kështu rezultuan zgjedhjet parlamentare të 6 Shtatorit në landin( shtetin)ish lindor në Saksoni Anhalt për shoqërinë, koalicionin qeveritar gjerman dhe Kancelarin Merz të trajtuara në shkrimin me të njërtin titull.
Siç pritej, zgjedhjet i fitoi AfD-ja me kandidatin karizmatik 35 vjeçar, Ulrich Siegmund me 43,8 për qind, por pa siguruar dot shumicë absolute, çka do ta mundësonte atë të kishte e vetme Kryeministrin dhe qeverinë e saj. Rezultatet për SPD-në dhe partitë e tjera ishin poshtëruese me 9, 8 dhe 5 për qind për BSW-në. Ishte tërmet politik sepse siç e tregon edhe programi me alternativat e saj radiklale AfD-ja është parti pro-ruse, anti-BE, anti-migrim dhe anti-Ukrainë.
Fitorja e AfD-së në Saksoni nuk ishte e papritur përballë realitetit të trishtë atje. Shteti me 2,1 milion banorë po plaket shpejt; varfëria është më e larta e vendit, ndërsa papunësia 8,5 për qind nga 6 për qind mesatarja gjemane. Të ardhurat mujore/frymë janë të dytat më të ulta me 3633 Euro. Një në 10 nxënës e braktis shkollën pa e përfunduar. Këto dhe të tjera mungesa dhe mangësi, sidomos mungesa e sigurisë dhe krimi u vunë me efektivitet në qendër të debatit politik dhe fushatës zgjedhore nga lidershipi i AfD-së. Ndërkohë që partitë qeveritare veç sloganeve dhe zotimeve të përsëritura nuk kishin çfarë të ofronin më. Ca më tepër se për dekada ata kanë bërë lumë premtimesh, por pa realizime. Për pasojë, e kanë humbur besueshmërinë politike.

Jehona dhe efektet e 6 shtatorit të AfD-së do të ndihen në zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg më 20 Shtator dhe sidomos në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm në zgjedhjet në 5 landet e tjera gjermane dhe në Europë; me shumë gjasa që AfD-ja me “simotrat“ e saj të zgjerojnë më tej hartën gjeopolitike, madje të vijnë edhe në pushtet, sidomos në Francë, Spanjë dhe Poloni.
© 2026 Argumentum





















































