Tomisllav Shoshtariç- Jutarnji list[i]
Amerikanët thonë shpesh se secili që ishte i vetëdijshëm e di se ku gjendej dhe çfarë po bënte kur me kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë (WTC) në Nju Jork me 11 shtator 2001 u përplasën dy avionë civilë të mbushur me udhëtarë. Ishte sulmi më i madh terrorist në historinë moderne, i cili ndryshoi nga themelet Shtetet e Bashkuara dhe funsionimin e tyre – dhe kjo po bëhet përditë e më shumë e qartë. Sulmet e 11 shtatorit ndryshuan në mënyrë radikale politikën e jashtme amerikane, duke shenjuar nisjen e erës së intervencionizmit ushtarak të njohur si “lufta globale kundër terrorizmit”. Megjithëse ShBA-të ehde më parë kanë ndërhyrë në mbarë botën, kjo ngjarje solli një doktrinë e cila përparoi me konceptet e sulmeve preventive dhe aksionet e njëanshme.
Atë të martë hyri në skenë, gjithë zhurmë, organizata terroriste islamike sunite al-Qa’ida, e udhëhequr nga Osama bin Ladeni, i cili atë moment u bë armiku botëror numur një, dhe të cilin, pas kërkimeve dhjetëvjeçare, në muajin maj të vitit 2011, e eleminuan forcat speciale amerikane në afërsi të kryeqytetit pakistanez Islamabad, gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan Barack Obama.
Presidenti George W. Bush (Bushi i Ri) inicoi të ashtuquajturën luftë kundër terrorizmit – në fillim me ndërhyrje ushtarake po atë vit në Afganistan, ku atëbotë – sikurse po ndodh edhe sot e kësaj ditë – mbretëronin talibanët, lëvizja islamike radikale e cila ofronte vendqëndrim dhe baza për trajnimin e al-Qa’idës, dhe më pas në vitin 2003, në Irak. Të dy luftërat do të tregohet se ishin pasojë e vlerësimeve të gabuara, të shtrenjta dhe dështim politik i ShBA-ve. Ndërhyrjet amerikane, sidomos ajo në Irak, u shenjuan nga akuza të rrejshme kundër regjimit të diktatorit Sadam Husein për rinovimin e programit bërthamor dhe zhvillimin e armëve për shkatërrime në masë, çuan në erozionin e legjitimitetit amerikan dhe ndryshime në rendin botëror, nëpërmjet të cilëve ShBA-të do t’i japin hapësirë të madhe përparimit politik dhe ekonomik të Kinës, por edhe një emancipimi të ri të Rusisë në skenën botërore pas shembjes së BRSS-së.
Pikënisje – lufta në Irak
Bëhej fjalë për një luftë të cilën e kundërshtonin shumë aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë. Vendimi i ShBA-për t’a filluar, deformoi shtetin iraken dhe rendin në Lindjen e Afërt për rirreshtime të reja ndërkombëtare, ndryshoi përceptimin mbi fuqinë amerikane dhe krijoi hapësirë për ekuilibër të ri të forcave. Lindja e Afërt përbënte një prej vatrave më të rëndësishme të testimit të “rendit të ri botëror” të cilin presidenti George H. W. Bush (i vjetri) e paralajmëroi pas Luftës së Gjirit në vitin 1991. Por, kohëzgjatja e luftërave, shpenzimet dhe mossuksesi në sendërtimin e synimeve dobësuan famën amerikane. Sipas fjalëve të politologut Joseph Nye, lufta njëkohësisht shenjoi fundin e “momentit unipolar” dhe “theqafjen e hegjemonisë amerikane” si dhe “mossuksesin e demokracisë”.
Njëkohësisht, lufta në Irak shenjoi edhe një ndryshim specifik në natyrën e angazhimit amerikan në Lindjen e Afërt, nga angazhimi i intensitetit të lartë drejt atij me intensitet të ulët- gjë e cila ishte e dukshme në tërheqjen nga vetë Iraku, dhe më vonë edhe nga Afganistani si dhe nga roli i kujdesshëm në Libi dhe në Siri. Tre presidentë të njëpasnjëshëm amerikanë praktikisht zvogluan detyrimet e tyre të sigurisë ndaj rajonit dhe gatishmërinë për shfrytëzimin e burimeve tradicionale të “fuqisë së ashpër”, ndërsa i’u dha përparësi pranisë së kufizuar ushtarake, fuqisë ajrore ose luftërave me ndërmjetës (proxy). Krahas zvoglimit të prirjes për ndërhyrje direkte, u dobësuan edhe burimet e “fuqisë së butë” amerikane.
Rusia dhe Kina, të cilat i’u kundrvunë luftës, kishin të njëjtat shqetësime në lidhje me pretendimet irakene dhe stabilitetin në Gjirin Persik por nuk ishin të prirura t’i kundërviheshin ndërhyrjes ushtarake amerikane, për arësye të lidhura me politikat e brendshme dhe pozitën e tyre ndërkombëtare, por fituan materialisht dhe strategjikisht nga largimi prej konflikteve dhe pasojave të tyre.
Për këto dy fuqive (Rusisë dhe Kinës) i’u hapën mundësi të reja për realizimin e ndikimit global – duke marrë qëndrim i cili i jepte përparësi sovranitetit shtetëror dhe OKB-së, ato u gjendën në “anën e drejtë”. Për Kinën, mundësitë në Lindjen e Afërt dhe në Veriun e Afrikës ishin ekonomike – rajoni i bë kyç për iniciativën kineze “Një shteg, një rrugë”. Lufta gjithashtu e nxiti Pekinin të “mendojë globalisht”, të largohet nga izolacionizmi dhe të shfrytëzojë përparësitë e antarsimit në mjedisin ndërkombëtar të zgjeruar.
Për Rusinë, mundësitë ishin ekonomike, strategjike dhe politike. Lufta civile në Siri i ofroi shans vendimtar Vladimir Putinit për krijimin e një vatre rajonale. Mbështetja diplomatike dhe politike të të cilën ai i ofroi rregjimit të Bashar al-Asadit si përgjigje ndaj Pranverës arabe, përbën rikthimin e madh të fuqisë dhe ndikimit rus në rajon. Lufta në Irak ndihmoi Rusinë dhe Kinën për të dobësuar mitin mbi gjithëfuqinë e Perëndimit dhe u’a hapi Lindjen e mesme si territor për konkurimin ekonomik dhe strategjik.
Në artikullin e kohëve të fundit me titullin “9/11 Turbocharged American Interventionism”, Emma Ashford, eksperte e lartë në programin “Reimagining U.S. Grand Strategy” në Stimson Center, vlerëson se 11 shtatori furnizoi me lëndë djegëse impulset më të këqija në politikës së jashtme amerikane, por nuk ndryshoi orientimin e saj për kthimin e ShBA-ve sepse intervencionizmi agresiv ishte në lulëzim të plotë që para sulmit të vitit 2001. Ndikimi i 11 shtatorit në radhë të parë ishte te intensifikimi i prirjeve ekzistuese të cilat fillimin e tyre e kishin në vitet 90-të.
Atëbotë, pas kolapsit të BRSS-së, ishte e qartë për të gjithë se Amerika kishte fituar “Luftën e Ftohtë”. Një ecuri e tillë zgjoi në Uashigton shpresën për një botë më të mirë. “Nga këto kohë të vështira mund të lindë synimi i jonë – rendi i ri botëror… Periudha në të cilën popujt e botës, Lindjes dhe Perëndimit, Veriut dhe Jugut, mund të përparojnë dhe të jetojnë në harmoni”, vlerësonte atëbotë George H. W. Bush. Amerika mbeti e vetmja superfuqi, gjë e cila kreatorëve të politikës u hapi mundësi të mëdha nëpërmjet të cilave fuqinë e stërmadhe të Amerikës t’a shfrytëzojnë për ndërtimin e asaj botës më të mirë.
Fara e 11 shtatorit është mbjellë në vitet 90-të
Konsensusi dypartiak lidhi kreatorët amerikanë të politikës së jashtme të ShBA-ve dhe dhe neokonservatorët me internacionalistët liberal demokratë rreth formës së “hegjemonisë liberale”. I bashkoi besimi se ShBA-të si “popull i pazëevendësueshëm” mund t’a shndrronin botën në diçka më të mirë, qoftë me shkatërrimin e kundërshtarëve potencialë, qoftë nëpërmjet ndërhyrjeve humanitare. Këtu bënte pjesë edhe zgjerimi i NATO-s. Çdo administratë që nga Bill Clintoni e më sëpaku deri te Barack Obama besonin se Amerika, nëse arrin t’a bëjë botën më të lidhur dhe më liberale, mund t’a bëjë edhe më të qetë.
Me kalimin e viteve 90-të nuk kishte sfida në horizont, shtetet “e leçitura” ishin vënë në kontroll, ndërsa globalizimi dhe liberalizimi përhapeshin në mbarë botën. Dukej se fati amerikan si udhëheqës ishte i garantuar.
Por, pikërisht në këtë ambjent u mboll fara e 11 shtatorit. Sulmet përbënin sfida ndaj përceptimit të Amerikës për veten pas “Luftës së Ftohtë”, goditja kundër botës së re amerikane, ose më mirë të themi sfidë për forcat e rendit liberal. Shkatërrimi i regjimit të talebanëve ishte i shpejtë, por në atmosferën e atëhershme fitorja ushtarake nuk ishte e mjaftueshme – bin Ladeni dhe shumë nga komandantët e tij më të lartë ishin ende të lirë, “shtetet kryengritëse” si puna e Irakut, Sirisë dhe Koresë së Veriut duheshin vënë nën kontroll, por edhe zona të tjera “të paadministrueshme” në të ardhmen mund të përbënin kërcënime të ngjashme.
Në përgjigje të kësaj situate, administrata e Bushit modeloi “agjendën e lirisë”, strategji e cila këmbëngulte të zgjidhte me rrënjë të gjithë këto probleme. Kjo agjendë e shndërroi luftën në Afganistan në projekt për modernizimin dhe ndërtimin e shtetit, gjë e cila u shfrytëzua për justifikimin e luftës së veçantë për ndryshimin e regjimit në Irak. Në të dy rastet fuqia ushtarake amerikane duhej të shndërronte shoqëri të tëra. Për këtë Iraku dhe Afganistani ishin poligonë për idenë se fushata e demokratizimit mund të veprojë si katalizator për ndryshime në mbarë Lindjen e Afërt.
Pasardhësit e Bushit vazhduan të ndjekin të njëjtat synime në skenën botërore. Barack Obama premtoi tërheqjen nga lufta globale kundër terrorizmit, por megjithatë rriti numurin e ushtarëve amerikanë në Afganisatan dhe në Iran. Administrata e tij kreu gjithashtu ndryshimin e regjimit në Libi dhe ndërhyrjen e fshehtë në Siri.
Zhgënjimi i opinionit publik me këtë politikë u rrit. Deri në vitin 2016, Donald Trumpi bëri për vete zgjedhësit e pavendosur duke pohuar se lufta në Irak ishte gabim, dhe deri në vitin 2020, kandidatët në parafushatat demokrate premtonin masivisht tërheqjen e ShBA-ve nga Lindja e Afërt. Lindja e Afërt soje u bë më pak poligon për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe gjithnjë e më shumë varrezë për idenë se liria mund të ndërtohet nëpërmjet armëve.
Ndërsa Trumpi në mandatin e dytë imponon rregullat e tij të lojës, al-Qa’ida ende ekziston. Por, analistët nuk mund të bien dakord nëse kjo organizatë është praktikisht e fikur apo mos është më e rrezikshme se kurrë më parë. Graeme Wood në artikullin e paradokohëshëm në The Atlantic sjell në kujtesë mossukseset e shumta të al-Qa’idës, e cila pas 11 shtatori kreu vetëm një sulm vdekjeprurës në ShBA. Të tri përpjkejet e mëvonshme për goditje të mëdha dështuan. Duke gjykuar për nga një sërë shembujsh të paaftësisë, sikurse nënvizon ai në artikullin në fjalë, vështirë t’a konsiderosh ndryshe al-Qa’ed-ën veçse si mossukses. Ku grupim me 11 shtator vrau 2.977 njerëz, por gjatë 25 viteve të fundit në këtë bilanc u shtua një mangësi serioze.
Ai qëndron puna me al-Qa‘id-ën?
Megjithatë, në radhët e analistëve ekziston mendimi sipas të cilit ky grupim është organizata terroriste më dinake dhe me e efektshme – dhe për pasojë, edhe më e rrezikshme se kurrë më parë. Bruce Hoffman, bashkëpuntor i lartë i Këshillit për marrëdhënie me jashtë, thotë se rrezikshmëria e saj nuk ka të ngjashme. Nënvizon strategjinë e thjeshtë të cilën e paraqiti bin Ladeni në vitin 2004 – “të cfiliten” dhe “të përgjaken” amerikanët “deri në pikën e bankrotimit”. Sikurse pohon ai, kjo strategji funksionon. Raporti i Universitetin Brown i vitit 2021 vlerësonte se shpenzimet e luftës kundër terrorizmit e kanë kaluar shifrën tetë bilionë dollarë.
Nëpërmjet këtyre investimeve të stërmëdha është arritur të eleminohen bazat e vogla të cilat dikur ajo i kontrollonte në Afganistan, por këta vatra të vogla janë zëvendësuar të tilla me të mëdha dhe në vende të tjera, ndër të tjera në disa pjesë të Bririt të Afrikës, Jemenit dhe Saalehut.
Filialet e al-Qa’id-ës në këto zona janë të pamëshirshëm dhe të pasur. Dega afrikanolindore disponon forca iushtarake të cilat vlerësohen në shifrën 10.000 njerëz dhe se të ardhurat vjetore i kanë rreth 100 milionë dollarë nëpërmjet taksimit, kontrabandës dhe plaçkitjes së hapur. Marrin pjesën e tyre pothuajse nga e gjithë tregtia në Somali, ndërsa pasuesit i kanë rekrutuar madje edhe nga Kalifornia e Jugut.
“Në terren këto grupime jo vetëm që kryejnë fitore luftarake por edhe sendërtojnë sovranitete dhe administrojnë”- nënvizon Hoffmani. Emri i filialit në Sahel, “Jama’at Nusrat al-Islam wal-Muslimin” (Grupimi për mbështetjen e islamit dhe muslimanëve”- JNIM), duket si i pashpresë, por vetëm këtë vit një numur i madh kamionësh me flamurin e tyre gjëmonin nëpër Mali dhe për pak sa nuk e rrëzuan qeverinë e këtij vendi.
Nëse al-Q’aida i ka ndëprerë sulmet në ShBA kjo ka ndodhur sepse ka vendosur që përparimin e saj ta matë, jo më me numurin e trupave të amerikanëve të vdekur, por me kilometra katrorë, e atëherë ka sendërtuar sukses të madh. Por mund t’u rikthehet prioriteteve të vjetra, paralajmëron Hoffmani. “Më shqetëson fakti se al-Qa’ida ka grumbulluar burime në mënyrë që të realizojë diçka në ShBA dhe për këtë mund të angazhojë filialet e saj”, paralajmëron ai.
Sara Harmouch, eksperte për terrorizmin e cila studion grupimet xhihadiste, paralajmëron se grupimi në fjalë nuk duhet konsideruar i dobët vetëm për faktin se kohët e fundit nuk ka realizuar sulme. “Al-Qa’ida realizon fitore të shumta në shumë fushëbeteja. Aftësitë e saj momentale janë tejet më të mëdha se para 11 shtatorit”, nënvizon Harmouch. Heshtja e saj, thotë ajo, është “strategji me synim” e cila i mundëson rinovim të fshehtë. “Momentalisht nuk duan të bëjnë zhurmë që të tërheqin vëmendjen drejt tyre sepse ende nuk janë të gatshëm për sulmet nëpërmjet të cilëve planifikojnë rikthimin”.
Tani madje ekzistojnë shenja se betimet për besnikëri ndaj qendrës së al-Qa’id-ës ende respektohen. Shumica e sinjaleve të shpie sot te trashëgimia e egjyptianëve të cilët përdorin emrin e luftës Saif al-Adel (“Shpata e drejtësisë”). Ai i ka orientuar këto filile në arritjen e pavarësisë financiare, gjë për të cilën asnjë grupim nuk ka rinovuar betimin për besnikëri ndaj al-Qa’id-ës, duke njohur Saifa al-Adelin si shef. “Por e dëgjojnë. Ndjekin pikë për pikë çfarë u thotë ai”. Ndër direktivat në fjalë është edhe ajo për helmimin e puseve, kontaminimin e rezervave të ushqimit me bakterie, kryejnë atentate nëpër qytetet dhe, vetëvrasësit me bomba, janë zëvendësuar me dronë vdekjeprurës.
Cole Bunzel, historian në Universitetin e Austinit, mendon se përfytyrimi për al-Qa’id-n si “dinosaur i fshehur” është kryesisht e pakuptimtë. “Nuk po shohim pothuajse kurrfarë provash se al-Qa’ida ka ndonjëfarë kompetence apo aftësish si organizatë e centralizuar”, thotë Bunzeli. Daniel Byman veteran i studimit të këtij grupimi, konkludon se koha kalon, ndërsa al-Qa’ida nuk ka deklaruar publikisht ndonjë udhëheqës të qartë dhe pothuajse nuk ka kryer goditje kundër armikut kryesor, ShBA-ve, për këtë ka shumë mundësi që kjo bërthamë të jetë shumë e dobët.
[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/posljedice-11-rujna-rat-protiv-terorizma-irak-kina-rusija-15745522?cx_linkref=jl_home_g2_g3
© 2026 Argumentum





















































