• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    “Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte në 17:00, dëgjojmë qytetarët

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

  • SOCIALE / KULTURË

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    36 vite nga shpallja e Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Mirënjohje për brezin që kontribuoi gjatë viteve ’90

    Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Kur “Prania Besnike” përballet me pyetjet që qeveria nuk do t’i dëgjojë

11 Shtator, 2026
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria flet për “Prani Besnike”, për më shumë komunikim me qytetarët dhe për një administratë më pranë tyre. Por sa e besueshme është kjo prani kur, përballë një pyetjeje që kërkon llogaridhënie, përgjigjja e një ministreje është se i “vjen ndot” të merret me akuzat e një ish-zëvendëskryeministri? Pyetja nuk lidhet vetëm me mënyrën se si një ministre zgjedh t’i përgjigjet një politikani me të cilin tashmë është në konflikt, por me standardin që duhet të ndjekë komunikimi i një qeverie kur përballë saj ngrihen akuza që prekin institucione, sigurinë dhe interesin publik.

Në një intervistë të fundit televizive për Syri.net, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ngriti pretendime që kërkojnë sqarim dhe verifikim institucional, për një trafik të mundshëm armësh. Bëhet fjalë për akuza dhe jo për fakte të provuara dhe pikërisht për këtë arsye ato nuk mund të trajtohen si të tilla, por as të anashkalohen thjesht për shkak të personit që i artikulon. Nëse akuzat janë të pavërteta, ato duhet të rrëzohen me fakte; nëse janë të pabazuara, qeveria mund t’i kundërshtojë me dokumente, ndërsa nëse përmbajnë elementë që kërkojnë hetim, verifikimi i tyre i takon institucioneve përgjegjëse.

E pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për trafik armësh, ministrja Ismaili tha: “ashtu sikurse e ka guximin që nga pisllëku në të cilin është zhytur të hedhë llum mbi projektet e qeverisë shqiptare, të gjejë guximin, të vijë, të përballet me drejtësinë shqiptare”.

“KAYO është një nga krenaritë për sa u përket projekteve të implementuara nga kjo qeveri dhe që normalisht, sikurse e citova dhe e thashë, më vjen ndot që unë të jap përgjigje për deklaratat e bëra publike nga njerëz të cilët janë zhytur në llumin e tyre”, theksoi ministrja.

Reagimi e zhvendosi kështu vëmendjen nga përmbajtja e akuzave te personi që i artikuloi ato, duke lënë në plan të dytë pikërisht pyetjen që intereson publikun; çfarë është e vërtetë në këto pretendime dhe cilat janë faktet që i mbështesin apo i rrëzojnë ato?

Kjo është edhe pika ku nis përgjegjësia e pushtetit. Një qeveri që pretendon se është e hapur ndaj qytetarëve nuk mund të zgjedhë vetëm pyetjet që i përshtaten dhe të shmangë ato që e vënë në vështirësi. Kur mbi të ngrihen akuza për korrupsion, afera të dyshuara, kontrata, tenderë, pasuri, konflikte interesi apo çështje të tjera me interes publik, përgjigjja institucionale nuk mund të zëvendësohet me sulmin ndaj personit që ngre pyetjen.

Rasti i Ahmetajt ka edhe një dimension tjetër, politik, që nuk mund të ndahet nga debati aktual. Ai nuk ishte një figurë e jashtme e politikës shqiptare, por për vite me radhë mbajti poste të rëndësishme në qeveri, përfshirë atë të ministrit të Financave, ministrit të Ekonomisë dhe më pas zëvendëskryeministrit. Prandaj, kur sot përshkruhet nga përfaqësues të qeverisë si një person “i zhytur në llumin e tij”, lind natyrshëm pyetja se si u bë pjesë e niveleve më të larta të qeverisjes dhe si qëndroi aty për kaq gjatë. Kjo është një pyetje direkte për sistemin politik që e promovoi, për njerëzit që punuan me të dhe për institucionet që i besuan poste me përgjegjësi të lartë. Nëse sot pretendohet se ai ka qenë një problem për pushtetin, duhet shpjeguar pse kjo nuk u pa më herët; nëse nuk ka pasur një problem të tillë, atëherë akuzat e sotme duhet të përballen me prova. Në të dyja rastet, një sulm personal nuk e zëvendëson përgjigjen.

Pasqyra u thye në konferencë

Pikërisht këtu lidhet edhe “Pasqyra Albania”, mekanizmi që qeveria thotë se po ndërton për të evidentuar problemet e qytetarëve, për t’i ndjekur dhe për t’i çuar drejt zgjidhjes. Por një pasqyrë që synon të tregojë realitetin duhet të funksionojë në të dyja drejtimet. Jo vetëm të evidentojë problemet e qytetarit, por edhe të reflektojë atë që ndodh brenda vetë qeverisjes.

Në konferencën e ministres, një pyetje e drejtpërdrejtë për një çështje me interes publik nuk mori përgjigje mbi thelbin e saj dhe debati u zhvendos nga përmbajtja e akuzës te personi që e bëri atë. Pikërisht këtu metafora e pasqyrës merr kuptim politik: nëse ajo synon të evidentojë problemet e qytetarëve, duhet të jetë në gjendje të reflektojë edhe vendimet, përgjegjësitë, gabimet, dështimet apo akuzat që lidhen me vetë pushtetin. Përndryshe, pasqyra rrezikon të funksionojë vetëm në një drejtim: të tregojë qytetarin, por jo qeverinë.

“Prania Besnike” mund të ketë takime me qytetarët, zyra dhe platforma digjitale, por vlera e saj matet pikërisht në momentin kur komunikimi përballet me pyetje që nuk janë të rehatshme për pushtetin. Nëse kjo nismë synon një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë mes qeverisë dhe qytetarit, atëherë kjo marrëdhënie duhet të funksionojë në të dyja drejtimet: qeveria të dëgjojë problemet e qytetarëve, ndërsa qytetarët dhe media të kenë të drejtën të pyesin qeverinë për vendimet, njerëzit dhe përgjegjësitë e saj.

Në fund, çështja nuk është nëse Arben Ahmetaj ka të drejtë apo jo në ato që ka deklaruar. Këtë duhet ta përcaktojnë faktet dhe institucionet. Çështja është nëse akuzat me interes publik marrin përgjigje konkrete apo nëse debati mbyllet me sulm ndaj personit që i ngriti. Sepse “Pasqyra Albania” synon të tregojë problemet e qytetarëve, por nëse është vërtet një pasqyrë, duhet të tregojë edhe pushtetin.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

ujmani
JO VETEM LAJM

Ujërat që bashkojnë Ballkanin: Nga lidhja gjeografike te zhvillimi strategjik rajonal

11 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Pa luftë të hapur, por me rrezik në rritje: Ballkani Perëndimor para zgjedhjeve

11 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Kjo Garë ka Pengesa: Pse Përshpejtimi i Anëtarësimit në BE Kërcënon Qëndrueshmërinë me të Cilën Përballet Vendi

11 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kur “Prania Besnike” përballet me pyetjet që qeveria nuk do t’i dëgjojë

11 Shtator, 2026

“Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte në 17:00, dëgjojmë qytetarët

11 Shtator, 2026
ujmani

Ujërat që bashkojnë Ballkanin: Nga lidhja gjeografike te zhvillimi strategjik rajonal

11 Shtator, 2026

25 vjet nga 11 Shtatori: Sulmi që ndryshoi Amerikën dhe botën

11 Shtator, 2026

Pa luftë të hapur, por me rrezik në rritje: Ballkani Perëndimor para zgjedhjeve

11 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.