Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Guo Jiakun shprehu të martën shpresën që Unioni i Parlamentarëve të Miqësisë Japoni-Kinë do të mbështetet në vullnetin e vet të mirë tradicional ndaj Kinës, do të mbajë përgjegjësinë e vet dhe do të krijojë kushte për rikthimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrugën e duhur.
Guo i tha këto në një konferencë shtypi, pas takimit të hënën në Pekin të ndihmësministrit të Jashtëm kinez Liu Bin me delegacionin e anëtarëve të rinj të Unionit të Parlamentarëve të Miqësisë Japoni-Kinë, që ndodhet për vizitë në Kinë.
Zëdhënësi i diplomacikë kineze theksoi që thëniet e gabuara të kryeministres japoneze Sanae Takaichi mbi rajonin e Tajvanit të Kinës janë thelbi i gjendjes së vështirë në marrëdhëniet kino-japoneze. Sipas tij, Japonia duhet të respektojë frymën e katër dokumenteve politike kino-japoneze, të nxjerrë mësime nga historia dhe të fitojë besimin e vendeve fqinje aziatike e të bashkësisë ndërkombëtare me veprime konkrete./cgtn





















































