Më 23 gusht në mbrëmje, pas një udhëtimi prej 30 orësh me avion, amerikani Ronald Sakolsky mbërriti në qytetin Erdos në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore, për të parë farërat e mbjella këtu para mbi 20 vjetëve, si edhe për të vizituar heroinën e sistemimit të shkretëtirës, Yin Yuzhen, e cila ndihmoi në shndërrimin e “farërave” në 50 mijë rrënjë pemë të harlisura.
Ronald Sakolsky, mësues amerikan në pension:
“Kur shkova atje në vitin 1999, ishte krejtësisht shkretëtirë dhe rërë kudo që hidhje sytë. Mendova që pemët do të rriteshin e shumta vetëm një metër, por kur pashë fotografinë e këtij pylli, u habita nga mrekullia e krijuar prej saj (Yin Yuzhen).”
Në vitin 1999, Sakolsky, që atëherë jepte mësim në një shkollë të mesme në Kinë, njohu në një raport televiziv historinë e Yin-it dhe të bashkëshortit të saj për sistemimin e brendësisë së shkretëtirës Mu Us. I prekur nga vendosmëria e tyre, Sakolsky u përpoq të kërkonte dhurime nga ShBA-ja dhe më në fund mblodhi 5000 dollarë amerikanë dhe ia dha Yin-it për pyllëzimin.
Yin Yuzhen, heroinë e sistemimit të shkretëtirës dhe model kombëtar:
Atëherë, ai (Sakolsky) më pyeti a ka mundësi të mbijetojnë fidanët. I thashë: “Eja pas disa vjetësh dhe do të të jap një pyll.”
Mirëbërja e Sakolsky-t krijoi një oazë në shkretërirë. Prapa kësaj qëndron jo vetëm një premtim, i konkretizuar gjatë 27 vjetëve në të dy anët e Paqësorit, por edhe një histori e ngrohtë, e shkruar bashkërisht nga popujt e të dy vendeve.
Robert Fitzthum, ekonomist austriak:
“Në sytë e publikut, marrëdhëniet kino-amerikane drejtohen zakonisht nga politika, ekonomia dhe konfliktet ndërkombëtare, ndërsa prapa kornizës së madhe diplomatike, gjenden histori të panumërta të thjeshta, por të prekshme. Këto janë historitë e njerëzve të thjeshtë, mjekëve, gazetarëve, shkencëtarëve dhe ushtarakëve, të cilët kanë kapërcyer kufijtë midis vendeve, kulturave e dekadave, duke krijuar besim të ndërsjellë dhe miqësi të gjatë.”
Në ribashkimin pas 27 vjetëve, z. Sakolsky pa nga afër ndryshimet kolosale në Kinë dhe u prek thellësisht nga miqësia e mikpritja e popullit kinez.
Ronald Sakolsky, mësues amerikan në pension:
“Jam një pjesë e vogël në këtë histori, por mesazhi është shumë i madh: Nëse një mësues i thjeshtë amerikan i historisë botërore mund të gjejë mënyrën për të takuar një grua të thjeshtë kineze në shkretërirën e Mongolisë së Brendshme dhe të dy bëjnë përpjekje së bashku për kultivimin e këtij pylli, atëherë në botën tonë mund të gjendet patjetër rruga e bashkëpunimit.”
Këto fjalë të sinqerta pasqyrojnë zërin e të dy popujve dhe vërtetojnë edhe një herë që Kina dhe ShBA-ja, si dy vende të mëdha, mund të arrijnë suksese të ndërsjella në të mirë të mbarë botës.
Vitek Prokop, profesor çek i shkencave politike:
“Kina dhe ShBA-ja janë dy vendet më të fuqishme të botës. Prandaj marrëdhëniet midis tyre kanë rëndësi të madhe jo vetëm për të dy popujt, por edhe për mbarë botën.”

foto nga CMG
Faktet tregojnë se bashkëpunimi është jo vetëm i mundshëm, por edhe i domosdoshëm.
Kontaktet njerëzore kanë qenë baza e marrëdhënieve kimo-amerikane. Qysh prej vitit 1784, kur anija “The Empress of China” nisi tregtinë e drejtpërdrejtë midis Kinës e ShBA-së, deri në “diplomacinë e pingpongut” që theu ndarjen 22-vjeçare midis dy vendeve, e deri në historinë mbi 100-vjeçare të amerikanit Milton Gardner me Kuliang-un, çdo përparim i marrëdhënieve kino-amerikane ka të bëjë me ecjen drejt njëri-tjetrit të të dy popujve.
Vojtech Filip, ish-nënkryetar i parë i Dhomës së Deputetëve të Çekisë:
“Kontaktet e ngushta njerëzore dhe shkëmbimet kulturore kanë arritur në një nivel të konsiderueshëm.”
Pavarësisht nga tensionet dhe dallimet në marrëdhëniet mes tyre, disa faktorë i kanë nxitur të dy palët të ecin drejt njëra-tjetrës.
“Shpresa dhe baza e marrëdhënieve kino-amerikane qendron te popujt dhe e ardhmja e këtyre marrëdhënieve janë të rinjtë.” Në fjalimin e tij të mbajtur në nëntor 2023 në San-Francisko të ShBA-së, presidenti i Kinës Xi Jinping shpalli: “Pala kineze është e gatshme të ftojë 50 mijë të rinj amerikanë të vizitojnë Kinën për shkëmbime e studim në pesë vjetët e ardhshëm.” Pas fillimit të kësaj nisme, të rinjtë kinezë e amerikanë kanë zhvilluar shkëmbime në skenat artistike, në sheshet sportive dhe në novacioninin teknologjik.

foto nga CNS
Vicentiu Gheorghe, president nderi i Shoqatës “ChinaRo”:
Një nga faktorët kyç të marrëdhënieve kino-amerikane është ndërveprimi midis popujve, jo vetëm kontaktet qeveritare. Shkëmbimet kulturore, arsimore, ekonomike e shkencore janë në ndihmë të thellimit të njohjes reciproke midis dy palëve. Pashë nga afër ndryshimet rrënjësore të horizontit të studentëve amerikanë pas studimit të tyre në Kinë. Ky ndryshim ka ardhur nga përvoja e vetë atyre e jo nga informacionet e shtrembëruara në media. Kina ka qenë përkrahëse e vendosur e këtyre shkëmbimeve. Masat e hapjes së saj ndaj botës janë të vlerësueshme.”
Kina dhe ShBA-ja kanë shumë interesa të përbashkët. Të dyja palët jo vetëm kanë pasur shkëmbime të thella njerëzore, por kanë arritur përparime edhe në bashkëpunimin në fushat ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore, kulturore dhe arsimore.
Dr. Enriko Ceko, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm:
“Mendoj që bota ka nevojë për një marrëdhënie Kinë–ShBA të qëndrueshme, të parashikueshme e të bazuar në rregulla. Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut, duke zëvendësuar konfrontimin me bashkëpunimin. Të dyja palët kanë përgjegjësi të ruajnë zinxhirët globalë të furnizimit dhe një sistem tregtar të hapur e shumëpalësh. Në fund të fundit, marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha të botës duhet të jenë një ‘spirancë qëndrueshmërie’ për ekonominë globale.”
Gjatë takimit në maj të këtij viti në Pekin, presidentët e të dy vendeve arritën konsensus për krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme strategjike Kinë-ShBA, i cili ka luajtur një rol drejtues për zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm.
Vicentiu Gheorghe, president nderi i Shoqatës “ChinaRo”:
“Takimi midis dy liderëve u dha të dy palëve një rast për diskutimin e mosmarrëveshjeve dhe për kërkimin e fushave me interes të përbashkët. Qëndrueshmëri nuk do të thotë zhdukje rrënjësore e të gjitha mosmarrëveshjeve, por aftësi për trajtimin e dallimeve nëpërmjet dialogut, konsutimeve dhe respektimit të mekanizmave diplomatikë. Kina ka dëshmuar gjithmonë vendosmërinë për ta marrë përsipër këtë përgjegjësi. Me qëndrimin e vet konsekuent dhe mbajtjen e premtimit për dialog e bashkëpunim, Kina është bërë një forcë e rëndësishme e qëndrueshmërisë dhe e përparimit në marrëdhëniet ndërkombëtare.”
E ardhmja u përket atyre që ndërtojnë ura dhe sheshojnë rrugë, e jo atyre që krijojnë oborre të vogla me mure të larta. Ndërsa Kina ka vërtetuar se ajo ka zgjedhur rrugën konstruktive./cgtn





















































