Pasditen e së premtes sipas kohës lokale, presidenti i Kinës Xi Jinping u largua nga Uashingtoni për t’u kthyer në Pekin, pas përfundimit të vizitës së tij shtetërore në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane e përcollën kreun e shtetit të Kinës në aeroport, ku u zhvillua ceremonia e nderimit me 21 të shtëna topi.
Gjatë rrugës për në aeroport, përfaqësues të emigrantëve dhe të banorëve kinezë jashtë vendit, si edhe të studentëve kinezë në ShBA, valëvitnin flamujt kombëtarë të Kinës e të ShBA-së për të përshëndetur përfundimin me sukses të vizitës.-cgtn





















































