Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, duke dënuar dhunën, trazirat dhe shkatërrimin e pronës.
Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ambasada thekson se dhuna, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme”, thuhet në deklaratë.
Ambasada amerikane u ka bërë gjithashtu thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.
© 2026 Argumentum
















































