Protesta e studentëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve është shoqëruar me tensione në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë.
Pasi mbërritën në zonën përpara Kryeministrisë, ku Policia kishte vendosur një korridor sigurie dhe tre automjete ujëhedhëse, një grup protestuesish hodhën gurë, mjete piroteknike dhe sende të tjera të rënda në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit.
Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, me qëllim zmbrapsjen e protestuesve, duke i larguar ata drejt zonës së Parkut Rinia.
Protesta e studentëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve, sot shënon ditën e gjashtë, është shoqëruar sërish me tensione. Fillimisht tek Ministria e Arsimit, më tej tek selia e Partisë Socialiste dhe më pas tek Kryeministria.
vijon…




















































