Putin nuk e ka refuzuar asnjëherë një bisedë me Zelenskyn, Kremlini: Nëse dëshiron negociata, mund të vijë në Moskë
Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka refuzuar asnjëherë të zhvillojë një bisedë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, në një intervistë për gazetarin Pavel Zarubin të televizionit rus Vesti.
I pyetur nëse Putin do t’i përgjigjej telefonatës së Zelenskyt, Ushakov u shpreh se presidenti rus do ta pranonte një komunikim të tillë.
“Besoj se do t’i përgjigjej, sigurisht. Putini nuk ka refuzuar asnjëherë të bisedojë”, deklaroi ai.
Megjithatë, këshilltari i Kremlinit theksoi se nëse presidenti ukrainas dëshiron të zhvillojë një takim personal me kreun e shtetit rus, ai mund të udhëtojë drejt Moskës.
“Ai (Zelensky) po dërgon sinjale përmes burimeve të ndryshme. Nëse dëshiron vërtet të negociojë, është i lirë të vijë në Moskë”, tha Ushakov.
Deklaratat e përfaqësuesit të Kremlinit vijnë në një moment kur çështja e kontakteve të drejtpërdrejta mes Moskës dhe Kievit mbetet pjesë e diskutimeve për mundësinë e rifillimit të negociatave për luftën në Ukrainë.
© 2026 Argumentum





















































