• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

7 Nëntor, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marjana DODA

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, më 3 nëntor, si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat, përbën një goditje politike për administratën Trump dhe një tregues të pakënaqësisë së elektoratit ndaj politikave të tij të brendshme dhe të jashtme, si dhe ndaj veprimeve apo mosveprimeve të presidentit amerikan. Gjatë vitit të parë të mandatit të tij të dytë, Trump ka portretizuar vazhdimisht veten herë si mbret, herë si papë, herë si superhero, deri në provokimin e tij më të fundit ndaj demokratëve, kur paralajmëroi se do të bëhej ‘Mr. Veto’. Përmes këtyre vetëportretizimeve, ai ka projektuar imazhin e një udhëheqësi me pushtet të pakufizuar, që e sheh vullnetin e tij personal si autoritet mbi institucionet dhe kundërshtarët politikë. Më herët, ai ishte paraqitur edhe si paqebërës, duke pretenduar se kishte arritur t’i jepte fund disa luftërave, madje duke e mitizuar figurën e tij deri në atë pikë sa ta paraqiste veten edhe nën petkun e figurave hyjnore.

Por zgjedhjet sollën një tronditje të fortë, duke e përballur Trumpin me kufijtë e mbështetjes elektorale dhe me një realitet që nuk mund të përcaktohet vetëm nga retorika e Shtëpisë së Bardhë. Sinjalet e para për shkaqet e kësaj disfate erdhën edhe nga vetë radhët e tij. Zv.presidenti JD Vance identifikoi disa prej faktorëve që, sipas tij, ndikuan në humbjen e republikanëve.

Në thelb, ato që deri dje Trumpi dhe ekipi i tij i paraqisnin si arritje të mëdha dhe si dëshmi të suksesit të strategjisë “Make America Great Again”, tashmë po përballen me një vlerësim tjetër nga elektorati. Edhe ata që, përballë paparashikueshmërisë së presidentit, kishin zgjedhur t’u përshtateshin deklaratave dhe qëndrimeve të tij, duket se po përballen me një realitet të ri. Ajo që deri dje paraqitej si madhështi dhe forcë, sot vihet në pikëpyetje, një moment që sjell ndër mend metaforën e njohur: ‘Mbreti është lakuriq!’

Kur oborri i mbretit fillon të lëkundet

Në fakt, këtu qëndron edhe paradoksi i kësaj humbjeje. Trump nuk i zbuloi gabimet e tij më 3 nëntor. Ato ishin aty edhe më parë, por një pjesë e madhe e rrethit të tij politik kishte zgjedhur të mos i shihte, ose të paktën të mos i artikulonte publikisht. Vendimet e diskutueshme justifikoheshin si strategji, kontradiktat paraqiteshin si shkathtësi politike, ndërsa kritikat interpretoheshin si sulme ndaj presidentit. Edhe kur vendimmarrja e tij shkaktonte pasoja dhe kundërshti, përgjigjja e shumë bashkëpunëtorëve ishte mbrojtja, jo analiza kritike.

Marrëdhënia e Trumpit me skuadrën e tij politike ka pasur një karakteristikë të dukshme, besnikëria ndaj liderit shpesh ka peshuar më shumë sesa vlerësimi i pavarur i vendimeve të tij. Në vend që të shërbente si një mekanizëm këshillimi dhe korrigjimi, rrethi presidencial shpesh ka krijuar përshtypjen e një strukture ku vendimet e presidentit mbrohen përpara se të analizohen.

Por humbja elektorale e ndryshon këtë dinamikë. Kur një lider fiton, bashkëpunëtorët e tij kanë interes të identifikohen me suksesin. Kur humbet, nis kërkimi i përgjegjësive, distancimi nga vendimet e kontestuara dhe rishikimi i qëndrimeve politike. Kështu, ato që deri dje paraqiteshin si arritje, sot mund të shihen si gabime, ndërsa kritikat që nuk artikuloheshin publikisht fillojnë të dalin në sipërfaqe.

Deklarata e JD Vance për luftën me Iranin është një shembull i qartë. Ai nuk u mjaftua me një pranim të përgjithshëm të pakënaqësisë elektorale, por e identifikoi konfliktin si shkakun kryesor të humbjes republikane. Madje, vuri në pikëpyetje nëse kostoja politike e këtij konflikti, përfshirë humbjen e Senatit për gjashtë vitet e ardhshme, ia kishte vlejtur. Ky qëndrim e zhvendosi debatin nga justifikimi i politikës presidenciale drejt përgjegjësisë për pasojat e saj.

Edhe më domethënës është fakti se Vance nuk është një kundërshtar i jashtëm i Trumpit, por zëvendëspresidenti i tij, një prej figurave kryesore të administratës dhe një aktor i rëndësishëm në të ardhmen politike të republikanëve. Prandaj, fjalët e tij kanë një peshë që shkon përtej një reagimi të zakonshëm pas zgjedhjeve. Ato tregojnë se disfata ka hapur një debat brenda vetë kampit presidencial, ku interesat, përgjegjësitë dhe perspektivat politike nuk janë domosdoshmërisht më të njëjta.

Humbja elektorale duket se ka hapur një çarje në këtë raport besnikërie, duke nxjerrë në pah qëndrime dhe vlerësime që deri dje mbeteshin në hije. Tashmë, brenda vetë kampit republikan, po shfaqen sinjale se jo gjithçka mund të vazhdojë si më parë. Dhe kjo mund të ketë pasoja përtej humbjes në zgjedhje, duke ndikuar në raportet e forcës dhe në të ardhmen politike të Trumpit brenda partisë së tij.

Nga besnikëria te distancimi politik

Historia politike tregon se humbjet elektorale të një lideri nuk prodhojnë vetëm ndryshime në institucionet përfaqësuese. Ato mund të ndryshojnë edhe marrëdhëniet brenda vetë pushtetit. Bashkëpunëtorët fillojnë të rishikojnë pozicionet e tyre, figurat politike kërkojnë të ruajnë të ardhmen e tyre dhe brenda partisë lindin debate për përgjegjësinë e humbjes dhe drejtimin që duhet ndjekur.

Në rastin e Trumpit, ky proces mund të bëhet veçanërisht i rëndësishëm. Partia Republikane nuk përballet vetëm me humbjen e kontrollit të Kongresit, por edhe me pyetjen se deri në ç’masë identifikimi i saj me një individ dhe me vendimmarrjen e tij ka ndikuar në këtë rezultat. A mund të vazhdojë partia të mbrojë çdo vendim të presidentit, edhe kur një pjesë e elektoratit të saj shpreh pakënaqësi? A do të ketë zëra që kërkojnë një politikë më të pavarur nga Shtëpia e Bardhë? Dhe sa do të ndikojnë ambiciet për të ardhmen politike të partisë në këtë proces?

Këto janë pyetje që tashmë kanë hyrë në debatin republikan. Për më tepër, sinjalet e para të ndryshimit janë shfaqur edhe në strukturat drejtuese të partisë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë të drejtojë grupin republikan në Kongres në vitin e ardhshëm. Ndërkohë, deklaratat e Vance dhe reagimet e tjera paszgjedhore tregojnë se diskutimi për përgjegjësitë nuk do të kufizohet vetëm te kandidatët që humbën.

Në muajt e ardhshëm mund të shohim distancime të tjera, ndryshime në ekipin presidencial, përplasje mes figurave të administratës dhe ndoshta edhe largime nga pozicionet drejtuese. Këto zhvillime nuk janë të pashmangshme, por humbja ka krijuar kushtet politike që ato të bëhen të mundshme. Për një administratë që e ka ndërtuar një pjesë të rëndësishme të identitetit të saj mbi besnikërinë ndaj presidentit, çdo distancim i brendshëm merr një rëndësi të veçantë.

Në këtë kuptim, sfida e Trumpit nuk do të jetë vetëm të përballet me një Kongres të kontrolluar nga demokratët, por edhe të ruajë kohezionin e kampit të tij politik. Një president mund të vazhdojë të ketë autoritetin kushtetues, por kur humbet mbështetjen parlamentare dhe fillon të përballet me kritika nga njerëzit e vet, hapësira e tij politike ngushtohet ndjeshëm.

Politika e jashtme: nga premtimet te kontradiktat

Por fatura politike e administratës Trump nuk lidhet vetëm me zhvillimet e brendshme amerikane. Politika e jashtme është një prej fushave ku kontradiktat midis premtimeve presidenciale dhe realitetit ndërkombëtar janë bërë veçanërisht të dukshme. Nga Ukraina te Lindja e Mesme, nga marrëdhëniet me Izraelin te përballja me Iranin, vendimmarrja e Shtëpisë së Bardhë ka prodhuar debate mbi objektivat strategjike të SHBA-së, koston e angazhimeve dhe qëndrueshmërinë e aleancave.

Në rastin e Ukrainës, Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë duke premtuar se do t’i jepte fund luftës dhe do të arrinte një marrëveshje paqeje. Por realiteti i konfliktit rezultoi shumë më kompleks sesa retorika e fushatës. Lufta vazhdon të mbetet një nga sfidat më të vështira për diplomacinë amerikane, ndërsa qasja e administratës ndaj Kievit, Moskës dhe sigurisë evropiane ka ngritur pikëpyetje për rolin dhe angazhimin afatgjatë të Uashingtonit. Premtimi për një zgjidhje të shpejtë është përballur me vështirësinë e gjetjes së një paqeje që garanton sigurinë dhe sovranitetin e Ukrainës.

Edhe në Lindjen e Mesme, politika amerikane është përballur me një realitet të ndërlikuar. Marrëdhënia e ngushtë me Izraelin, lufta në Gaza dhe përshkallëzimi i përballjes me Iranin kanë vënë në provë ekuilibrat diplomatikë dhe strategjikë të administratës. Mbështetja për Izraelin ka bashkëjetuar me presionet ndërkombëtare për përfundimin e luftës dhe për zgjidhjen e krizës humanitare në Gaza. Ndërkohë, përballja me Iranin ka ngritur një tjetër pyetje thelbësore, deri ku mund të shkojë angazhimi ushtarak amerikan dhe cilat janë objektivat politike që synon të arrijë?

Lufta me Iranin, në veçanti, ka ekspozuar koston e vendimmarrjes në politikën e jashtme. Përtej dimensionit ushtarak, ajo ka pasoja ekonomike, energjetike dhe gjeopolitike, të cilat prekin drejtpërdrejt interesat amerikane dhe stabilitetin ndërkombëtar. Fakti që edhe JD Vance e ka identifikuar këtë konflikt si një prej shkaqeve të humbjes republikane tregon se pakënaqësia nuk kufizohet vetëm te kundërshtarët demokratë, por ka depërtuar edhe brenda vetë administratës.

Këto tri dosje ndërkombëtare nxjerrin në pah një problem më të gjerë, hendekun midis pretendimit për një lidership amerikan të pakontestueshëm dhe vështirësisë për ta kthyer fuqinë politike e ushtarake në rezultate të qëndrueshme diplomatike. Një president mund të shpallë fitore, të kërcënojë kundërshtarët dhe të imponojë ultimatume, por zgjidhjet ndërkombëtare kërkojnë strategji, diplomaci, aleanca dhe një vlerësim realist të interesave të palëve.

Për aleatët evropianë, për vendet e Lindjes së Mesme dhe për partnerët e Uashingtonit në mbarë botën, kjo periudhë ka krijuar pikëpyetje mbi parashikueshmërinë e politikës amerikane. Ndërsa për Trumpin, humbja e mbështetjes në Kongres, si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, e ndërlikon më tej menaxhimin e krizave, duke e ekspozuar ndaj një kontrolli më të fortë institucional dhe ndaj kritikave që tashmë mund të vijnë edhe nga vetë radhët republikane në të dyja dhomat e Kongresit.

Hija e Nixonit dhe mësimi i historisë

Për të kuptuar peshën e këtij momenti, mund të bëhet një paralelizëm me periudhën e Richard Nixonit dhe zgjedhjet e mesmandatit të vitit 1974. Pas skandalit Watergate dhe dorëheqjes së Nixonit në gusht të atij viti, demokratët zgjeruan ndjeshëm shumicën e tyre në Kongres. Rrethanat e dy periudhave nuk janë identike, por ekziston një ngjashmëri në mënyrën se si kriza e besimit ndaj presidencës reflektohet në institucionet përfaqësuese.

Mësimi historik është se asnjë president, pavarësisht fuqisë së tij politike apo mbështetjes partiake, nuk mund të jetë i shkëputur pafundësisht nga gjykimi i qytetarëve. Nëse besimi publik dobësohet, pasojat nuk mbeten vetëm në nivelin e opinionit. Ato mund të ndryshojnë përbërjen e Kongresit, të dobësojnë autoritetin e Shtëpisë së Bardhë dhe të nxisin riorganizime brenda vetë partisë në pushtet.

Trump nuk është Nixon dhe Amerika e sotme nuk është Amerika e vitit 1974. Por zgjedhjet e fundit tregojnë se mekanizmat e demokracisë amerikane vazhdojnë të prodhojnë pasoja politike edhe për një president që ka kërkuar të paraqitet si i pakufizuar në vendimmarrjen e tij.

Demokracia si kufi i pushtetit presidencial

Këtu qëndron edhe dimensioni më i rëndësishëm i kësaj disfate. Sistemi politik amerikan është ndërtuar mbi ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Presidenti drejton ekzekutivin, por nuk kontrollon i vetëm të gjithë mekanizmin shtetëror. Kongresi ka kompetencat e veta legjislative dhe mbikëqyrëse, ndërsa institucionet e tjera kushtetuese kanë rolet dhe përgjegjësitë përkatëse.

Trump mund të vazhdojë të ushtrojë kompetencat presidenciale, por humbja e shumicës në të dyja dhomat e Kongresit do ta detyrojë të përballet me një realitet të ri. Demokratët do të kenë mundësi të kontrollojnë axhendën legjislative, të intensifikojnë mbikëqyrjen parlamentare dhe të kërkojnë llogari për vendimet e administratës. Kjo mund të sjellë përplasje të forta institucionale, bllokime legjislative dhe një periudhë të re polarizimi politik.

Por pikërisht kjo është një prej funksioneve të demokracisë përfaqësuese, të mos lejojë që pushteti të përqendrohet pa kufij në duart e një individi. Votuesit amerikanë nuk ia hoqën Trumpit presidencën, por ndryshuan ekuilibrin e pushtetit, duke i dhënë Kongresin opozitës. Në këtë mënyrë, ata rikujtuan se mandati presidencial nuk është një licencë për të qeverisur pa kontroll dhe se besimi elektoral nuk është pronë e përhershme e asnjë lideri.

Kjo është edhe një përgjigje ndaj idesë se një president mund ta identifikojë veten me vetë shtetin. Në një republikë demokratike, presidenti është përfaqësues i përkohshëm i pushtetit ekzekutiv, jo pronar i tij. Ai mund të ketë një mandat të fortë, por nuk mund të zëvendësojë institucionet dhe as të kërkojë që ato të funksionojnë vetëm sipas vullnetit të tij.

Një Amerikë në një periudhë të vështirë politike

Pasojat e kësaj humbjeje nuk kufizohen vetëm brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara. Ato do të ndiqen me vëmendje edhe nga aleatët dhe kundërshtarët e Uashingtonit, sepse çdo ndryshim në ekuilibrat e brendshëm amerikanë mund të ndikojë në politikën e jashtme, në marrëdhëniet transatlantike, në NATO dhe në menaxhimin e krizave ndërkombëtare.

Një Kongres ku administrata nuk gëzon më të njëjtën mbështetje mund ta bëjë më të vështirë miratimin e nismave të Trumpit dhe zbatimin e axhendës së tij politike. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se politika e jashtme amerikane do të ndryshojë menjëherë. Ajo që mund të ndryshojë është parashikueshmëria e vendimeve të Uashingtonit, pasi përplasjet e brendshme dhe kundërshtitë në Kongres mund të ndikojnë në vazhdimësinë e angazhimeve amerikane në arenën ndërkombëtare.

Për Evropën dhe aleatët e saj, ky zhvillim ka një rëndësi të veçantë. Marrëdhëniet me SHBA-në nuk mund të varen vetëm nga vullneti i një presidenti, sado i fuqishëm të jetë ai politikisht. Ato mbështeten edhe në institucione, interesa strategjike dhe angazhime që kanë një vazhdimësi më të gjerë se një mandat presidencial.

Ndërkohë, për vetë Trumpin, periudha e mbetur e mandatit mund të shndërrohet në një betejë të vazhdueshme për të ruajtur autoritetin politik. Ai do të duhet të përballet jo vetëm me opozitën demokrate, por edhe me pyetjet që kanë nisur të ngrihen brenda kampit të tij. Sa më shumë të shtohen këto zëra, aq më e vështirë bëhet të ruhet imazhi i një presidenti që nuk gabon dhe që nuk duhet të kundërshtohet.

“Mbreti” nuk është mbi republikën

Në fund, rëndësia e zgjedhjeve të 3 nëntorit nuk qëndron vetëm te fitorja e demokratëve apo humbja e republikanëve. Ajo që del në pah është kufiri midis pushtetit presidencial dhe institucioneve që duhet ta kontrollojnë atë. Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë me një mandat të qartë elektoral, por ky mandat nuk e bën atë pronar të shtetit dhe as nuk e përjashton nga llogaridhënia.

Për muaj të tërë, një pjesë e madhe e rrethit të tij politik ka zgjedhur të mbrojë çdo vendim, të justifikojë çdo kthesë dhe të relativizojë çdo kundërshti. Por tani, pas humbjes, po bëhet më e vështirë të ruhet kjo mburojë politike. Disa po ngrenë pyetje, të tjerë po distancohen, ndërsa të tjerë mund të fillojnë të mendojnë për të ardhmen e tyre politike jashtë hijes së presidentit. Procesi sapo ka nisur dhe mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojë.

Por një gjë është e qartë: humbja elektorale ka ndryshuar mënyrën se si shihet Trumpi, jo vetëm nga kundërshtarët e tij, por edhe nga ata që deri dje e mbronin. Ajo ka nxjerrë në pah hendekun midis imazhit të një lideri të pakundërshtueshëm dhe realitetit të një pushteti që varet nga besimi i qytetarëve dhe kontrolli i institucioneve.

Në përrallën e Andersenit, mbreti nuk bëhet lakuriq në momentin kur fëmija thotë të vërtetën. Ai ka qenë i tillë gjatë gjithë kohës. Ajo që ndryshon është sjellja e njerëzve përreth tij: ata që më parë heshtnin, fillojnë të shohin dhe të pranojnë atë që nuk guxonin ta thoshin.

Por domethënia e 3 nëntorit shkon përtej Trumpit dhe së ardhmes së tij politike. Ajo lidhet edhe me një përgjegjësi më të gjerë: të mos ngatërrojmë besnikërinë me mungesën e kritikës. Kjo vlen për rrethin e tij politik dhe Partinë Republikane, por edhe për median, gazetarët dhe analistët, brenda dhe jashtë SHBA-së, që shpesh kanë pranuar si të mirëqena vendimet e Shtëpisë së Bardhë, edhe kur ato kanë qenë të paparashikueshme apo kanë kërkuar një shqyrtim më kritik. Vota e qytetarëve amerikanë tregoi se asnjë president nuk është i paprekshëm dhe se pushteti mbetet i kushtëzuar nga vlerësimi i elektoratit. Të kritikosh një vendim të Uashingtonit nuk do të thotë të jesh kundër Amerikës, as të vësh në pikëpyetje aleancën me të. Përkundrazi, të kërkosh llogari, të bësh pyetje dhe të mos pranosh çdo vendim si të mirëqenë është pjesë e vetë kulturës demokratike.

Mbreti ishte lakuriq edhe më parë. Thjesht, oborri i tij nuk guxonte ta thoshte.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

“Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

1 Nëntor, 2026
OP/ED

Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

28 Tetor, 2026
OP/ED

Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

7 Nëntor, 2026

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

6 Nëntor, 2026

Eric Wendt prezanton prioritetet e mandatit të tij si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

6 Nëntor, 2026

Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

6 Nëntor, 2026

Protesta qytetare nuk thahet! Mund të ngadalësohet rrjedha, por burimi mbetet i gjallë.

6 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.