Një përmbledhje e shkrimeve dhe fjalimeve të Xi Jinping-ut, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), mbi uljen dhe zhdukjen e varfërisë është botuar nga Shtëpia Botuese e Literaturës së Partisë dhe është shpërndarë në mbarë Kinën.
Libri, i përgatitur nga Instituti i Historisë dhe Literaturës së Partisë pranë Komitetit Qendror të PKK-së, përmban 55 artikuj të rëndësishëm të Xi Jinping-ut mbi luftën kundër varfërisë, disa prej të cilave publikohen për herë të parë.
Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së në vitin 2012, Komiteti Qendror i Partisë, me Xi Jinping-un në krye, e ka vendosur luftën kundër varfërisë ndër përparësitë kryesore të qeverisjes, duke e konsideruar eliminimin e saj një detyrë themelore për ndërtimin e një shoqërie me mirëqenie mesatare në të gjitha aspektet.

Foto nga VCG
Kina ka arritur një fitore të plotë në luftën kundër varfërisë, duke përmbushur detyrën e vështirë të zhdukjes së varfërisë absolute dhe duke shënuar një arritje historike në përpjekjet globale për uljen e varfërisë. Gjatë këtij procesi, vendi ka ndërtuar një rrugë të veçantë zhvillimi dhe ka formuar një teori të luftës kundër varfërisë me karakteristika kineze.
Shkrimet e Xi Jinping-ut mbi këtë çështje, përbëjnë një arritje të rëndësishme teorike të përpjekjeve të Kinës kundër varfërisë, si dhe një zhvillim të mëtejshëm të teorisë marksiste mbi luftën kundër varfërisë, të përshtatur me kushtet konkrete të Kinës.

Foto nga VCG
Këto diskutime ofrojnë udhëzime të rëndësishme për konsolidimin dhe zgjerimin e arritjeve në zbutjen e varfërisë dhe avancimin e rigjallërimit rural në të gjithë aspektet, duke promovuar modernizimin që sjell prosperitet të përbashkët për të gjithë dhe duke ndërtuar një botë më të mirë pa varfëri dhe me prosperitet të përbashkët./cgtn





















































