Demokraci hebraike me partnerët arabë, ose autokraci hebraike pa arabët?
Boshko Jakshiç-Osllobogjenje[i]
Pas pothuajse dy dhjetëvjeçarësh të pushtetit të Benjamin Netanjahut shoqëria izraelite shkoi aq shumë djathtas saqë tashmë nuk është në gjendje të marrë parasysh interesat e dy milionë shtetasve të saj arabë, e aq më pak të nisë procesin paqesor me palestinezët.
Qëkur kolaicioni i djathtë religjiozo-nacionalist i kryeministrit, në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, humbi shumicën në Kneset (Parlament) dhe mbeti me 53 mandate, Izraeli është në gjendjen e një turbullirë serioze politike sepse as blloku opozitar hebraik nuk ka deputetë të mjaftueshëm (ka gjithsejt 48) për shumicën e domosdoshme prej 61 deputetësh në Knesetin prej 120 antarësh.
Është duke u zhvilluar një garë me kohën. Lideri i opozitës dhe i partisë Yashar (E drejta), ish shefi i Shtabit të përgjithshëm Gadi Eisenkot ka marrë nga presidenti i Izraelit Isaac Herzog mandatin që në një afat prej 28 ditësh, krahas një shtyreje eventuale prej 14 ditësh, të formojë qeverinë.
“Ne jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa shteti i Izraelit po i afrohet një pike pa kthim”, paralajmëron Eisenkoti. “Duhet të formojmë qeverinë e jashtëzakonshme kombëtare, gjë që do të kërkojë hapa politikë kreativë dhe jokonvencionalë”.
Para “Lëvizjes për ndryshime”, sikurse quhet koalicioni i tij katërantarësh, ka tre obsione secili prej tyre përballet me pengesa të cilat duken të pakalueshme:
1.Të formojë qeveri të pakicës me mbështetjen e Listës arabe.
2.Të formojë koalicion me partite e hebrenjve ultraortodoksë.
3.Sëbashku me Netanjahun të formojë qeverinë e unitetit kombëtar.
Që të ketë sukses, Eisenkoti do të duhet të shkelë premtimin e dhënë para zjedhjeve se nuk do të bëjë aleancë me partitë e arabëve izraelitë, as me ata që përfaqësojnë bashkësinë e hebrenjve ultraortodoksë.
Obsionin e tretë e hodhi poshtë që në fillim, sepse kjo do të thoshte që Netanjahu të mbetej kryesministër meqënëse partia e tij e djathtë “Likud” me 27 mandate është partia me e fortë (marrë si parti), ndërsa Partia centriste e Eisenkotit “Yashar” ka gjashtë deputetë më pak. Eksperienca na mëson se kabinete të tilla qeveritare në një botë kaq të fragmentizuar të politikës izraelite kanë qënë kohëshkurtër.
Çfarë mund të bëjë Eiosenkoti dhe partnerët e tij – ish kryeministrat Naftali Bennet dhe Yair Lapid të grumbulluar në koalicionin Bejahad (Sëbashku), lideri i partisë Yisrael Beiteinu (Izraeli shtëpia jonë) Avigdor Lieberman Yair Golan, lideri i partisë HaDemoktatin (Demokratët) një tjetër ish shef shtabi ?
Atyre u takon të përcaktojnë se cilin nga premtimet parazgjedhore do të shkelin: të përjashtojnë Listën Arabe ose të eliminojnë Netanjahun dhe të djathtën e tij ekstreme sioniste, nacionaliste dhe ultrareligjoze?
Eisenkoti u bën thirrje Likudit dhe ministrit tejet religjoz të Financave Bezalel Smotrich që t’i bashkohet – me kushtin që ai (Eisenkoti) të jetë kryeministër. “Dyert e mia janë të hapura dhe dora ime mbetet e zgjatur para cilitdo që e kupton seriozitetin e këtij momenti”.
Kjo dorë, sëpaku deri tani, nuk u është zgjatur përfaqësuesve të dy listave arabe të cilat kanë në dorë kyçin e daljes nga kriza. Lista liberalo-sekulariste “Lista e përbashkët” dhe Lista “Arabët e bashkuar” (Raam) islamiko – konservatore sëbashku kanë 19 mandate dhe janë në aleancë me opozitën, të cilën e mbështetën, mundësuan shumicën e përshtatshme parlamentare dhe largimin nga pushteti të kryeministrit me stazhin më të gjatë në historinë izraelite.
Eisenkoti u ka vënë një sërë kushtesh partive arabe për t’i përfshirë në koalicionin e tij. Kërkon, mes tjerash, që të njohin shtetin hebre izraelit dhe të pranojnë se Hamasi palestinez militant është organizatë terroriste.
Eisenkoti është bir emigrantësh nga Maroku dhe, nëse arrin të formojë qeverinë, do të ishte kryeministri i parë që vjen nga bashkësia “Mizrah”- hebrenj me prejardhje nga Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore. Ai ka hyrë në politikë vetëm në vitin 2022 dhe për një kohë të shkurtër ka qënë në kabinetin e luftës së Netanjahut pas masakrës së Hamasit të 7 tetorit 2023. Më pas kaloi në opozitë duke kritikuar lidershipin e vendit, prfshirë edhe mënyrën e bërjes së fushatës luftarake në Gaza.
Ndërkohë Eisenkoti bën pjesë në spektrin politik i cili kundërshtron formimin e shtetit palestinez, premton se do t’i japë fund sundimit të Hamasit në Gaza dhe ndryshon nga pushteti aktual vetëm me dënimin e dhunës së kolonizatorëve hebrej në territorin e okupuar të Bregut Perëndimr të cilin e quan “terror hebraik”.
Libermani refuzon kategorikisht koalicionin me arabët. Ofron aleancë me partinë të “Bashkuar për Judaizimin Tora” (BJT) e cila përfaqëson ashkenzët, hebrenjtë me prejardhje eruopiane. BJT deri tani ka mbështetur Netanjahun, por e ka braktisur e pakënaqur sepse nuk u ka siguruar ligjin sipas të cilit pjestarët e bashkësisë së hebrejve ultraortodoksë të përjashtohen nga shërbimi i detyruar ushtarak.
Liebermani parashikon se mund tu bashkohet edhe partia Shas, e cila përfaqëson sefardët ultraortodoksë, hebrenjtë me prejardhje nga Spanja. Këto dy parti kanë sëbashku 13 mandate, gjë që do të thotë se Eisenkoti mund të formojë një qeveri me shumicën më të hollë të mundshme, por partnerët e tij nga qendra dhe e majta nuk janë të gatshëm t’u bëjnë lëshime hebrenjve ultraodrtdoksë në lidhje me shërbimin e detyruar ushtarak.
Netanjahu qëndrimin e tij ndaj arabëve/palestinezëve e treguar duke dërguar në vdekje 74.000 njerëz në Gaza, me dhunën në territoret e pushtuara në Bregun perëndimor dhe refuzimin e idesë së një shteti të pavarur paletsinez i cili qëndron si pengesë në ëndërrën e tij për rinovimin e Izraelit Biblik që nga Mesdheu e deri në lumin Jardan.
Netanjahu përsërit se partitë arabe i kanë “vjedhur” zgjedhjet dhe se kanë manipuluar zgjedhësit e tyre të cilët në këto zgjedhje kanë marrë pjesë me një numur rekord. Akuzat janë hedhur poshtë pas hetimit të shërbimit të brendshëm Shin Bet, por kryeministri vazhdon me presionin duke pohuar se aleanca me arabët është “akt tradhëtie”.
Nyja politike vazhdon të jetë e lidhur dhe pa perspektiva reale që të zgjidhet. Afati që mori Eisenkoti ka nisur të kalojë. Nëse nuk arrin, presidenti duhet t’ia ofrojë mandatin Netanjahut. Procesi maksimalisht mund të zgjasë 100 ditë dhe nëse nuk arrihet asnjë rezultat për formimin e qeverisë, vjen puna të zgjedhjet e reja të cilat faktikisht nuk mund të zgjidhin asgjë. Në periudhën 2019-2022, Izraeli ka zhvilluar pesë herë në zgjedhje parlamentare, por nuk ka arritur ta nxjerrë vendin e polarizuar nga kriza politike.
Këmbëngulja në një qerveri ekskluzivisht me hebrenj është sinjal i keq nga Izareli i cili gjatë viteve të gjata të sundimit të Netanjahut akuzohet për racizëm dhe apartejd, dhe, pas luftës në Gaza edhe për genocid kundër palestinezëve.
Megjithëse politikisht gjithnjë e më të izoluar, politikanët hebrenj janë peng i okupimit të Bregut Perëndimor, shkeljes së lirive elementare njerzore dhe politike të palestinezëve dhe të mosgatishëmrisë që problemin më të vjetër të Lindjes së Afërt t’a zgjidhim me formimin e shtetit të pavarur të Palestinës.
A ka mundësi, pas tetë dhjetëvjeçarësh raporti ndaj arabëve si “rrezik” për judaizmin- i cili ende konsdierohet si vlera themelore e sionizmit – një qëndrim të tillë të ndryshojë? A ka kurajë opozita të heqë dorë nga koncpeti i “qeverisë sioniste” dhe përjashtimi jodemokratik i arabëve nga procesi politik? A janë në gjendje të tejkalojnë racizimin vetjak dhe të pranojnë faktin se qytetarët arabë të izraelit, për herë të parë në historinë e tyre, janë bërë pjesë e shtetit dhe faktor i paevitueshëm politik? A janë të gatshëm hebrenjtë e Izraelit të pranojnë faktin e pamohueshëm se nuk ka normalizim dhe siguri pa përfshirjen e shtetasve arabë në jetën politike?
Izraeli është para dilemës historike: demokraci hebraike me partnerët arabë, ose autokraci hebraike pa arabët.
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/istorijska-dilema-izraela-1147311/
© 2026 Argumentum





















































