Tryeza e rrumbullakët e ambasadorëve dhe kryeekzekutivëve të APEC u mbajt të deiën në Shenzhen nga Qendra e Programeve Financiare pranë Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Kjo ngjarje me temën “Ndarja e mundësive të hapjes dhe realizimi i përfitimeve reciproke dhe të përbashkëta”, synon krijimin e një platformë dialogu dhe shkëmbimesh midis ekonomive anëtare të APEC dhe ndërmarjeve kineze.
Në aktivitet morën pjesë dhe mbajtën fjalime kryetari i CMG-së Shen Haixiong, kryetari i Këshillit për Nxitjen e Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës (CCPIT) Ren Hongbin, ambasadori i Indonezisë në Kinë Djauhari Oratmangun, ambasadori i Guinesë së Re Papua në Kinë, Thaddeus Kambanei, ambasadori i Perusë në Kinë Carlos Vasquez dhe presidenti i Grupit Pingan Ma Mingzhe.

Duke iu referuar fjalëve të Presidentit të Kinës Xi Jinping, Shen Haixiong theksoi në fjalimin e tij se “Azi-Paqësori është rajoni ku jetojmë dhe gjithashtu motori i rritjes së ekonomisë botërore”. CMG është jo vetëm dëshmitare dhe regjistruese e bashkëpunimit ekonomik të Azi-Paqësorit, por edhe një pjesëmarrëse dhe ndihmëdhënëse, nëpërmjet transmetimit të një sërë programesh cilësore për anëtarët e APEC, si “Citimet Letrare të parapëlqyera nga Xi Jinping”, “Ndjenjat Kulturore të Xi Jinpingut”, “Letra nga Presidenti Xi Jinping”, “Ecuria aktuale e inovacionit të Azi-Paqësorit”, “Koha e APEC”, etj., ku dy të fundit pasqyrojnë favorizimin e botës ndaj rezultateve të bashkëpunimit të Azi-Paqësorit.

Në fjalimin e tij, Ren Hongbin tha se ky aktivitet inovator i CMG-së, që krijon një platformë dialogu mes ambasadorëve të anëtarëve të APEC-ut në Kinë dhe kompanive të shquara kineze, ka një rëndësi të madhe dhe ofron ide e histori të reja për konsultime mes anëtarëve të APEC për bashkëpunim. Zhvillimi i Kinës favorizohet nga Azi-Paqësori, ndërsa lulëzimi i Azi-Paqësorit nuk mund të ndahet nga Kina, theksoi Ren.

foto nga CMG
Ndërsa disa ambasadorë të anëtarëve të APEC-ut në Kinë shprehën shpresën për të përfituar nga përvoja e suksesshme e Kinës në fusha të ndryshme dhe për të mirëpritur sa më shumë investitorë kinezë dhe të anëtarëve të tjerë të APEC-ut në vendet e tyre.
/CGTN





















































