Në prag të Samitit të 33-të APEC, në mediat kryesore të anëtarëve të kësaj organizate, nisi transmetimi i dy programeve cilësore të Grupit Mediatik të Kinës, si “Ndjenjat Kulturore të Xi Jinpingut” dhe “Letra nga Presidenti Xi Jinping”.

Khalilur Rahman, kryetar i sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së / CMG
Khalilur Rahman, kryetar i sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së transmetimit nëpërmjet një video mesazhi. Në fjalimin e tij, duke iu referuar fjalëve të dijetarit kinez Ge Hong të para 1700 viteve, ai tha se “Largësia e madhe nuk mund të distancojë synimin tonë të përbashkët. Ne kemi përgjegjësinë për të injektuar këtë filozofi në përmbajtjen e re, të afrojmë distancat mes popujve, të ndërtojmë ura midis kulturave të ndryshme dhe të sigurohemi që progresi i ndonjë rajoni të mund të krijojë mundësi për rajonet e tjera të botës.”

kryetari i CMG-së Shen Haixiong / CMG
Në fjalimin e tij, kryetari i CMG-së Shen Haixiong shprehu shpresën se këto dy programe do të mund t’i ndihmojnë spektatorët e APEC të njohin më thellë mençurinë e Presidentit të Kinës Xi Jinping në qeverisje, si dhe të ndjekin panoramat e Kinës në epokën e re dhe në kulturën kineze.
/CGTN





















































