Gjatë inspektimit të punës të hënën në qytetin Zhongshan të provincës Guangdong, presidenti kinez Xi Jinping theksoi që duhet të promovohet zhvillimi i përbashkët i dy brigjeve – lindore dhe perëndimore – të grykëderdhjes së Lumit të Perlave, për të nxitur zhvillimin cilësor të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao.
Të hënën paradite, presidenti Xi Jinping arriti në qytetin Zhongshan për një vizitë inspektimi.
Autostrada Shenzhen – Zhongshan fillon në Shenzhen në lindje dhe lidh qytetin Zhongshan me distriktin Nansha të qytetit Guangzhou në perëndim, duke shërbyer si një kalim i rëndësishëm transporti në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao. Xi vizitoi Ishullin Artificial Perëndimor të Autostradës Shenzhen – Zhongshan për të njohur gjendjen e ndërtimit dhe të funksionimit të autostradës. Ai u shpreh që, për të ndërtuar mirë Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao, duhet të promovohet së pari integrimi i transportit. Autostrada Shenzhen-Zhongshan ka luajtur një rol pionier në zhvillimin e përbashkët të të dy brigjeve të grykëderdhjes së Lumit të Perlave dhe ky projekt transporti gjigant duhet të menaxhohet siç duhet, për ta nxitur t’i shërbejë më mirë ndërtimit të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao.
Më pas, presidenti Xi Jinping vizitoi Qytetin e Shkencës dhe Teknologjisë së të Ardhmes në Distriktin e Ri Cuiheng të qytetit Zhongshan. Ai hyri në sallën e ekspozitës për të parë arritjet e zhvillimit të sektorëve modernë, si biomjekësia, informacioni elektronik, pajisjet e nivelit të lartë etj. në Zhongshan, si edhe produktet e sektorëve tradicionalë, si mobiliet. Xi u njoh me gjendjen e transformimit dhe përmirësimit të sektorëve tradicionalë dhe të zhvillimit të sektorëve të rinj, duke pyetur për karakteristikat dhe perspektivat e tregut të produkteve inovative përkatëse. Ai shprehu shpresën që qyteti Zhongshan do të kapë mundësitë, do t’i përmbahet reformës dhe inovacionit si forca lëvizëse, do të përmirësojë mekanizmin e bashkëpunimit rajonal, do të krijojë një mjedis të mirë biznesi, do të promovojë integrimin e inovacionit teknologjik me inovacionin industrial dhe do të hedhë vazhdimisht hapa të rinj për zhvillimin cilësor.
Xi Jinping u tha përfaqësuesve të pranishëm të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe personelit tekniko-shkencor se duhet të bëjnë përpjekje për të dhënë kontribut më të madh për zhvillimin e provincës Guangdong, ndërtimin e Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao dhe arritjen e nivelit të lartë tekniko-shkencor.

Ky vit shënon 160-vjetorin e lindjes së Sun Jat Senit. Xi Jinping-u vizitoi Sallën Përkujtimore të Sun Jat Senit në lagjen “Nanlang” të qytetit Zhongshan, ku vendosi një kurorë me lule përpara statujës së bronztë të kësaj figure të shquar, shikoi ekspozitën “Pionieri i Madh i Revolucionit Demokratik të Kinës – Sun Jat Sen”, inspektoi punën e mbrojtjes së shtëpisë së dikurshme dhe pati një shkëmbim mendimesh me stafin e sallës përkujtimore dhe përfaqësuesit e studiuesve mbi jetën dhe mendimin e Sun Jat Senit. Xi Jinping-u theksoi që Sun Jat Seni dha një kontribut të pavdekshëm për pavarësinë kombëtare, përparimin shoqëror e lumturinë e popullit, dhe është një njeri i madh. “Në udhëtimin e ri, duhet të mësojmë nga shpirti i tij dhe ta trashëgojmë e ta çojmë përpara shpirtin e tij, duke frymëzuar të gjithë kinezët brenda e jashtë vendit të bashkohen dhe të punojnë për përparimin gjithëpërfshirës të modernizimit kinez dhe për rimëkëmbjen e kombit kinez,” theksoi kreu i shtetit i Kinës.
/CGTN





















































