• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Konferenca ndërkombëtare në Moskë, Ministria e Drejtësisë prezanton reformat para 60 shteteve

6 Gusht, 2019
in FOKUS, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë në konferencën e dhjetë ndërkombëtare në Moskë, për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve gjyqësore.

Në prani të delegacioneve nga 60 shtete, zv.ministrja Fjoralba Caka bëri një prezantim të hollësishëm mbi reformat e ndërmarrë për rritjen e performancës në sistemin e Shërbimit Përmbarimor. Pasi foli rreth organizimit të sistemit përmbarimor shtetëror, Caka u ndal edhe te risitë që sjell ligji 26/2019 për shërbimin përmbarimor privat.

“Ndryshimet ligjore të vitit 2019 sjellin risi në lidhje me sistemin e përmbarimit privat dhe i përgjigjen disa nevojave thelbësore për zhvillimin e këtij shërbimi. Së pari, ndryshimet ligjore krijojnë për herë të parë një Qendër Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve. Siç theksohet në dokumentet e partneritetit BE-Shqipëri dhe raportet e progresit të Komisionit Evropian, si edhe në Strategjinë Sektoriale të Drejtësisë , problemet kryesore me përmbaruesit kanë të bëjnë me kapacitetet institucionale dhe profesionale. Fatkeqësisht, shërbimi përmbarimor nuk tërheq gjithmonë juristët më të shkëlqyer. Ndaj ne po synojmë  të tërheqim juristë të mirë dhe profesionistë në shërbimin përmbarimor dhe të shmangim mungesën e aftësive në këtë sektor të rëndësishëm. Trajnimi i përmbaruesve është thelbësor për efikasitetin e shërbimit”, -tha Caka.

Pjesëmarrësit ndanë sfidat dhe praktikat më të mira në funksion të rritjes së cilësisë së mëtejshme për të avancuar zbatimin e gjykimeve, si shërbim kryesor ndaj drejtësisë.

Në fjalën e saj të gjatë, gjithashtu zv.ministrja theksoi se“Ministria e Drejtësisë tashmë luan një rol vendimtar në mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së përmbaruesve privatë. Ministria, me iniciativën e vet ose kërkesën e një pale private, ka të drejtë të kontrollojë shërbimet përmbarimore private dhe të marrë masat e nevojshme për të disiplinuar shkeljen e ligjit. Për më tepër, për herë të parë është siguruar miratimi i një Kodi Etik për përmbaruesit privatë. Për të forcuar rëndësinë e standardeve etike në ushtrimin e profesionit, parashikohet që shkelja e rregullave etike do të konsiderohet shkelje disiplinore. Përmbaruesit privatë dhe zyrat e tyre kanë fituar për herë të parë të drejtën për shërbime dytësore, sikurse është e drejta për të njoftuar aktet gjyqësore dhe dokumentet zyrtare, kryerjen e një detyrimi financiar me kërkesë të palës në fjalë, kryerjen e shitjes së sendeve në ankand publik etj. Vektori i ndryshimeve legjislative do të shtrihet shumë shpejt edhe në shërbimin e përmbarimit shtetëror. Qeveria po planifikon të bëjë ndryshime në ligjin e shërbimit shtetëror, duke harmonizuar dhe sjellë shërbimin e përmbarimit publik dhe privat nën të njëjtën ombrellë parimesh dhe procedurash”, -u shpreh Caka.

Kjo e fundit, u ndal edhe te zëvendësimi i sistemeve manuale me ato elektronike, duke shpjeguar se si mundësohet mbledhja e të dhënave për aktivitetet e kryera, dhe nxitet ndërveprimi i institucioneve të ndryshme shtetërore me njëri-tjetrin përmes shkëmbimit të informacionit.

“Qeveria shqiptare ka investuar në teknologjinë e informacionit edhe në shërbimin përmbarimor, si atë publik edhe atë  privat. Si rezultat i këtij investimi, Sistemi i Menaxhimit të Përmbarimit Elektronik (ALBIS) i krijuar rishtazi është ideuar për të siguruar shpejtësi, cilësi dhe efikasitet në performancën e shërbimit përmbarimor. ALBIS është një sistem elektronik i centralizuar që lejon personelin përmbarimor publik dhe privat në çdo kohë të kryejë aktivitetin e tij. Nga pikëpamja administrative, zbatimi i këtij sistemi do të çojë në gjenerimin on-line të statistikave”, -nënvizoi Caka.

Ajo, gjithashtu shtoi se: “Të dhënat e gjeneruara nga ky sistem do t’i shërbejnë politikë-bërjes, menaxhimit të mirë dhe kryerjes së analizave të mirë studiuara për ndërhyrjet që do të bëhen në sistemin e përmbarimit publik dhe privat në të ardhmen. Në kontekstin e konsolidimit të sistemit të përmbarimit në Shqipëri, theksojmë që përmirësimi i ligjit për shërbimin përmbarimor pasqyron vizionin dhe përpjekjet tona për të garantuar kuadrin ligjor për zbatimin e duhur të vendimit të gjykatave, mbështetje për zhvillimin profesional të përmbaruesve si dhe kontribut në rritjen e integritetit profesional dhe moral të përmbaruesve”, -tha ndër të tjera Fjoralba Caka

Në përfundim të fjalës së saj, zv.ministrja siguroi se e gjithë kjo iniciativë e ndërmarrë do të ndihmojë në rikthimin e besimit të publikut në shërbimin përmbarimor, i cili shërben veç të tjerash si hallka e fundit në zinxhirin e gjatë të dhënies së drejtësisë.  Në këtë pikë, ajo kujtoi edhe frazën e vjetër latine “ubi ius ibi remedium” – aty ku ka një të drejtë, duhet të ketë edhe një mjet juridik për realizimin e saj.

“Sikundër ka dalë qartë gjatë kësaj konference, sfidat e shërbimit përmbarimor janë të ndryshme në vende të ndryshme. Disa vende janë duke luftuar me hartimin e shërbimeve efikase dhe mbledhjen siç duhet të të gjitha borxheve, disa vende përpiqen të zgjidhin ekuilibrin e duhur midis sistemit përmbarimor privat dhe publik, ndërsa për vende të tjera sfidat janë si mund të shtrihet sistemi i përmbarimit edhe për pasuritë digitale apo industrinë e blockchain-it.  Sidoqoftë, përkundër dallimeve, ajo që është e përbashkët në të gjitha sistemet e  përmbarimit është qëllimi i cili gjendet në frazën e vjetër latine “ubi ius ibi remedium” – aty ku ka një të drejtë, duhet të ketë edhe një mjet juridik për realizimin e saj. Në të vërtetë, ekzekutimi i vendimeve gjyqësore në mënyrë profesionale dhe në kohën e duhur, shoqëruar nga qëndrimi i përgjegjshëm i përgjegjësisë dhe trajtimit të drejtë të të gjitha palëve janë objektivat legjitime të një sistemi të mirë përmbarimor”, -përmbylli fjalën e saj zv.ministrja Fjoralba Caka në konferencën e dhjetë ndërkombëtare në Moskë për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve gjyqësore.

Pjesë e delegacionit shqiptar ishte edhe Drejtori i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, Piro Lutaj si dhe e ngarkuara me punë e ambasadës shqiptare në Federatën Ruse, Jonida Drogu e cila veç të tjerash u mor me pritjen dhe shoqërimin në aktivitetet zyrtare.

Mes 60 vendeve pjesëmarrëse, në konferencë u përfaqësuan edhe shtete si Gjermania, Franca, Spanja, Finlanda, Letonia, Estonia, Belgjika, Rumania, Italia, Mali i Zi, Serbia, Maqedoninë e Veriut, Republika Çeke, etj./ata

Related- Posts

JO VETEM LAJM

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Sulme nga policia dhe protestuesit

15 Tetor, 2026
Bota

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Shtatë pika rreth krizës në Shqipëri

15 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Frederiksen: Aleanca perëndimore është dobësuar, Zelensky i kërkon SHBA-së të mos mbajë anën e Rusisë

15 Tetor, 2026

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Sulme nga policia dhe protestuesit

15 Tetor, 2026

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026

Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.