• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Ç’të bëjë diplomacia, kur dështon politika?

10 Shtator, 2019
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr.Jorgji KOTE

Jo rrallë diplomacia fajësohet, madje në raste të caktuara bëhet dhe “kokë turku” për dështime të caktuara në politikën e jashtme. Pa dashur të mbulojmë “gjynahet” e saj, por edhe që të mos i bihet në qafë pa të drejtë, le ta themi qysh në fillim se pavarësisht specifikave të njohura, edhe diplomacia është nën “thundrën” e politikës. Këtë raport dhe dallim e ka sintetizuar diplomati i shquar britanik, Lord Gore – Booth, kur thotë se, “politika e jashtme është ajo çfarë bëhet, diplomacia tregon se si  bëhet”.  Në vend të analizave akademike, për lexuesin po japim disa nga shembujt e shumtë që e qartësojnë me mirë këtë realitet.

Në tre shekujt e fundit ishin politikat ekspansioniste, ato që zhytën Gjermaninë dhe Francën në 27 luftëra të përgjakshme, duke nxjerrë jashtë loje diplomacitë e tyre të famshme me emra emblematikë. Por ndryshoi gjithçka kur u pajtuan dhe  bashkëthemeluan BE-në dhe kur Adenauer dhe De Gol nënshkruan në Paris, Traktatin e famshëm të Elizesë në janar 1963.

Një mesazh tejet nxitës për diplomacinë amerikane, gjermane dhe evropiane dha fjalimi me 685 fjalë i Presidentit amerikan Kenedi para gjysmë milionë berlinezëve të ekzaltuar në Berlinin Perëndimor, më 26 qershor 1963, që u mbyll me deklarimin mitik në gjermanisht “Ich bin ein Berliner” (Unë jam berlinez). Për të vijuar me “Ostpolitik” legjendare të kancelarit Willy Brandt. Në vijim, veç talentit të lindur, kryediplomati legjendar gjerman Hans Dietrich Genscher pati sukses në demarshet e tij 17-vjeçare anti-mur në radhë të parë, falë vizionit dhe guximit politik të kancelarit Helmut Kohl. E kundërta ndodhi me diplomacinë gjermano-lindore, për të cilën Muri i Berlinit u kthye, veç të tjerash, edhe në një katastrofë të vërtetë imazhi.

Kisinger, “princi” i diplomacisë moderne kreu një “vepër arti” në hapjen me Kinën, veçse pa politikën vizionare dhe të guximshme të Presidentit Nikson, vështirë të kishte realizuar atë mision historik.

Këto politika, me mesazhet e tyre me jehonë publike bëhen udhërrëfyese dhe mbështetje e fuqishme për diplomacinë. Ato i hapin rrugën funksionimit normal të kanaleve të ndryshme të dialogut dhe komunikimit, ku shfaqen dhe aftësitë/alternativat diplomatike, të cilat kërkojnë kohën dhe hapësirën e vet.

Duke ardhur në ditët tona, marrëveshja ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë në shtator 2013 për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë apo rivendosja e kontakteve ndërmjet udhëheqësive të SHBA-ve dhe Iranit etj.,  dëshmuan qartë avantazhet e mëdha të politikave vizionare edhe për diplomacinë moderne, ashtu sikurse tensionet më të fundit ndërmjet tyre e pengojnë dhe e dëmtojnë atë. Sepse aty ku mbaron dhe dështon diplomacia, fillon dhe fiton lufta. Kështu,  ndërhyrja e detyruar e NATO-s në ish-Jugosllavi ndodhi pasi dhe “herkuli” i diplomacisë amerikane, ambasadori i ndjerë Richard Holbrooke “dështoi” se Milosevici donte vetëm luftë.

Ndonëse me një shërbim diplomatik të shkëlqyer dhe me tradita shekullore, edhe diplomacia britanike po e sheh veten të bllokuar në qerthullin dhe qorrsokakun e Brexit; e ç’mund të bëjë ajo kur brenda tri viteve të fundit janë larguar tre kryeministra britanikë, 10 ministra të Jashtëm dhe të Çështjeve Evropiane, ambasadorë dhe kur Brexit nuk po gjen dot rrugën e daljes?!

Por le ta themi se dhe diplomacia e madhe amerikane këto vitet e fundit është vënë në pozita të vështira me hapësira të ngushtuara veprimi, për shkak të politikave të çmontimit të organizatave shumëpalëshe dhe largimin e njëanshëm nga disa traktate ndërkombëtare, mirëpo këto të fundit janë themeli i suksesit të diplomacisë së sotme konsensuale.

Padyshim që dëshmitarja historike e dështimit të diplomacisë ndërkombëtare dhe e superyjeve të saj, vetëm për mungesë të vullnetit dhe vizionit politik mbetet Lindja e Mesme, sidomos Izraeli dhe Palestina. Ndërsa nga Iraku u tërhoq kryenegociatori i OKB-së, ish-Sekretari i saj i Përgjithshëm për dy mandate, i ndjeri Kofi Annan dhe emisarë të tjerë me emra tingëllues. Pa fat ishte edhe pasardhësi i tij, Antonio Gueteres që dështoi më 2017 në Qipro, pas shumë negociatorëve të tjerë diplomatikë gjatë 45 viteve pas aneksimit nga Turqia. Edhe pse diplomacia ka hedhur në tryeza me dhjetëra e dhjetëra formula dhe alternativa diplomatike! Por, pa rezultat, sepse nuk kanë dashur e nuk duan zgjidhje “të zotët e shtëpisë”.

Për 25 vite rresht mungoi predispozicioni greko-maqedonas deri sa vitin e kaluar “maratona” e emrit të Maqedonisë u zgjidh me Marrëveshjen historike të Prespës, falë guximit dhe vullnetit politik të Zaev dhe Tsipras. Këtu fjala është për vullnet të vërtetë politik dhe jo sa për ‘shoë’ dhe koniunktura politike, siç vepron Serbia në dialogun me Kosovën.

Shembullin më të freskët të ndikimit pozitiv të politikës mbi diplomacinë, sidomos atë shumëpalëshe e dha Presidenti francez Macron, mikpritësi i Samitit të G-7 (Biarritz, 24-27 gusht 2019). Veç të tjerash, Macron ia doli mbanë të mbante të angazhuar Presidentin Trump dhe palën iraniane lidhur me marrëveshjen bërthamore, futi në lojë Presidentin Putin për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, bëri palë në samit 10 liderë afrikanë, duke u premtuar paketën me ndihma prej 3,3 miliardë euro, si dhe homologët evropianë, kinezë, indianë etj., lidhur me zbutjen dhe shmangien e luftërave tregtare.

Duke u kthyer te vendi ynë, bashkë me shumë kolegë diplomatë gjatë mbi dy dekadave të fundit e kemi ndjerë në punën e përditshme sidomos jashtë vendit se sa pozitiv dhe nxitës ka qenë sistemi i ri i hapur demokratik, veçanërisht qëndrimi konsensual i forcave tona politike ndaj çështjes shqiptare dhe njohjes së Kosovës. Inkurajuese kanë qenë për diplomacinë dhe qëndrimet e politikës sonë në mbështetje të komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë, Procesit të Berlinit etj.

Për fat të keq nuk ka ndodhur gjithnjë kështu, sidomos në fusha jetike, në radhë të parë në atë të integrimit europian, ku kemi gati 30 vjet që aspirojmë për t’u anëtarësuar në BE, si kryefjala e politikës sonë. Për fat të keq, politika jonë me dështimet dhe konfliktet e dhunshme dhe me bollëk e ka vënë gjithnjë në pozitë të vështira, madje “me shpatulla pas muri” si diplomacinë tonë, ashtu edhe partnerët e huaj. Kujtoj sa herë me një farë trishtimi kolegët e huaj diplomatë në Tiranë, Bruksel, Berlin dhe në institucionet evropiane që këto 25 vitet e fundit kanë mbuluar Ballkanin dhe Shqipërinë; ishin përherë në tension, ndër më “fatkeqët” vazhdimisht nën trysninë e krizave tona, me urgjenca pa fund, me pushime dhe fundjavë të anuluara. Nuk ankoheshin, si dashamirës që ishin, por ndihej zhgënjimi dhe keqardhja e tyre me pyetjet retorike “Ç’bëhet kështu te ju? Pse nuk na lini t’ju ndihmojmë, xhanëm”?!

E sikur të mos mjaftonin të mëparshmet, një cikël i ri i pareshtur krizash na ka pllakosur e nuk po na ndahet dhe këtë vit. Për pasojë, nëse deri dje sytë dhe mendjen i kishim vetëm në Bruksel, ku më 17-18 tetor Këshilli i BE-së do të vendosë mbi fatin e negociatave tona, tanimë jemi të detyruar të presim më parë me ankth nga Vjena, Strasburgu, Parisi, Venecia etj., për gjykimin e tyre mbi dosjet përvëluese që ka çuar atje Tirana zyrtare në kulmin e zhegut politik dhe klimatik. Mirëpo këto vendime, duke filluar nga raporti i ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit mund të shërbejnë si “municion” për vendet e njohura skeptike, por jo vetëm. Aty mund të ketë argumente shtesë për të na vendosur kushte të reja ose dhe shtyrjen e mëtejshme të negociatave, pa qenë nevoja t’i referohen fare tematikës dhe shqetësimeve të tyre të brendshme.

Ja pse urojmë që klasa jonë politike të japë sa më parë sinjale premtuese për vullnetin politik, për konsensusin e nevojshëm partiak dhe fillimin e dialogut politik për daljen nga kjo krizë e rëndë dhe e paprecedentë. Ndryshe, veç pasojave të tjera, do të kompromentohej dhe kthehej në bumerang politik edhe  suksesi ynë diplomatik lidhur me kryesimin e OSBE-së më 2020.

Ndaj, në këtë rast janë vërtet për t’u vlerësuar MPJ-ja dhe përfaqësitë tona diplomatike, veçanërisht ajo  pranë BE-së në Bruksel, të cilat po derdhin gjithë mjeshtërinë e tyre për t’u shpjeguar kolegëve  evropianë “ ebusin” e ngatërruar të politikës sonë dhe elementët e krizës. Kush ka qenë dhe është diplomat profesionist e kupton se sa e vështirë është kjo “detyrë shtëpie”, sepse në vend që diplomatët tanë të jenë në “sulme lobuese” me bilance pozitive, ata janë të shtrënguar të “gozhdohen” në mbrojtje, për të mos “pësuar gol”, pra për t’u dhënë përgjigje bindëse pyetjeve dhe dyshimeve të shumta mbi lajmet/ngjarjet e njëpasnjëshme të njohura negative në vendin tonë “pse”, “si”, çfarë”, “ku”, “kur” dhe të tjera si këto.

Si përfundim, me gjithë rolin dhe aftësitë e saj, produkti dhe sidomos efikasiteti i diplomacisë sonë do të jetë deficitar për sa kohë mungon një politikë koherente me vizione të vërteta evropianiste, mirëpo kjo politikë fillon e fiton “nga brenda” dhe pastaj rrezatohet jashtë vendit. Siç ka thënë ish-kryeministri i famshëm britanik, William E. Gladstone, “Parimi i parë për politikën e jashtme është qeverisje e mirë brenda vendit”/gsh

Related- Posts

Bota

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026
Bota

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026
Bota

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shpall IRGC-në organizatë terroriste

25 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026

Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

26 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.