• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Kryeministri Rama niset drejt Nju Jorkut, u dërgon mesazh qytetarëve

23 Shtator, 2019
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri rimerr axhendën e ndërprerë për shkak të tërmetit të së shtunës. 

Përmes një postimi në facebook Rama informon se është nisur drejt Nju Jorkut ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Postimi ne facebook
Miqtë e mi,

jam thellësisht i revoltuar, që një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një Fakenews kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej jush! Po njëkohësisht, jam thellësisht i keqardhur, që shumë prej jush, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë, kaos mundësisht, për arsyet e panjerëzishme të Mosarsyes.

Tërmeti që ra mbi Shqipërinë, tronditi qindramijëra familje, por fatlumësisht nuk mori asnjë jetë dhe dëmet e tij, që krahasuar me të tjera vende përreth, për të njëjtën shkallë Rihter e të njëjtat ballë në epiqendrën fare pranë Durrësit, mund të kishin qenë katastrofike, ishin të thuash pak, minimale.

Lekundjet e mëpastajme, me të cilat u arrit deri në spekullimin çnjerëzor të mbrëmjes së djeshme, ishin sipas të gjithë ekspertëve, krejt brenda normës së procesit të stabilizimit të pllakave tektonike.

Si asnjëherë më parë, strukturat e shtetit reaguan menjëherë edhe falë riorganizimeve të qenësishme të bëra vitet e fundit; që nga sistemi i ri i Urgjencës Kombëtare, deri tek sistemi ende në reformim e sipër i Emergjencave Civile. Protokollet spitalore të gjendjes së emergjencës u aktivizuan në çast dhe përgjigja e krejt stafit të bluzave të bardha, megjithëse në një ditë pushimi të fundjavës, ishte mbresëlënëse. Skenarët e ndryshëm të financimit të krizës së mundshme, ishin gati vetëm pak orë pas goditjes së fortë sizmike dhe kontaktet me partnerët ndërkombëtarë u morën në kohë rekord, në nivelet më të larta e si asnjëherë më parë.

Ministrat, deputetët, kryebashkiakët e të gjithë vendit, prefektët në krye të shtabeve të emergjencave, u vunë në lëvizje si kurrë ndonjëherë më parë, për të bërë më të mirën nga ana njerëzore në radhë të parë, për familjet e prekura më shumë. E përsëris, dëmet janë minimale dhe pa lidhje me panikun maksimal që krijoi goditja dhe ushqeu më pas, papërgjegjshmëria haluçinante e një sërë burimesh (diz)informacioni.

Gjithçka ka kaluar si s’ka më mirë, në krahasim me ç’mund të kishte qenë dhe jeta vazhdon po njësoj; askush s’e di çfarë na rezervon fati apo natyra, sepse siç nuk ka mundur të parashikojë dot tërmetet, dija njerëzore s’ka mundur ende të parashikojë kohëzgjatjen e jetës sonë. Por ne çohemi çdo mëngjes e vazhdojmë rrugën e jetës, pa menduar se atë ditë mund të na ndalë zemra dhe biem të flemë çdo natë, pa menduar se mund të mos e shohim ditën tjetër. E pra, po aq absurde sa mund të duket të jetosh nga mëngjesi në mbrëmje me idenë e fundit të jetës, është edhe frika se nga momenti në moment, mund të bjerë tërmet.

Padiskutim, s’ka asgjë jonjerëzore në absurdin e frikës që pason përvojën traumatike të një goditjeje sizmike, prandaj edhe pjesa më e rëndësishme e rekuperimit të dëmeve, nis pikërisht nga solidariteti njerëzor me ata që janë prekur më shumë jo thjesht materialisht, po në radhë të parë psikologjikisht; pikërisht ky aspekt e ka bërë njerëzimin që ta kthejë globalisht në ndëshkim penal, kafshërinë e përhapjes së panikut në popull.

Prandaj edhe ne, u përpoqëm me gjithsej për të bërë më të mirën në planin njerëzor, si qeveri e si shumicë qeverisëse, duke vënë zemrën në funksion të familjeve më të prekura, përtej angazhimit të makinerisë shtetërore.

Prandaj edhe vendosëm që sot, prindërit e fëmijëve më të vegjël dhe nxënësve të nëntëvjeçares në zonat më të prekura nga goditja sizmike, t’i çlirojmë nga detyrimi për të ardhur në zyra e në vendet e tyre të punës në administratën shtetërore, në mënyrë që ata të rrinë edhe një ditë të plotë me fëmijët e tyre, për të cilët dita e çerdhes, kopshtit e shkollës u bë ditë pushimi.

Sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork, ku do të takohem me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish apo personalitete me rëndësi, si edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Duke e ndërprerë udhëtimin dy ditë më parë dhe duke u kthyer me urgjencë në Tiranë, unë as do të parandaloja ndonjë tërmet e as do të bëja ndonjë çudi që pa mua nuk bëhej dot. Por plotësova boshllëkun e një mungese, e cila në planin njerëzor do të ishte e pajustifikueshme në raportin e zemrës me njerëzit që më kanë besuar detyrën e lartë. Tanimë është momenti, që secili të jetë aty ku është më i vlefshëm gjatë ditës së saponisur dhe teknologjia, vërtetë s’na ka dhënë ende asnjë shans të parashikojmë tërmetet, por na ka dhënë mundësinë fantastike që edhe mijëra kilometra lart në ajër apo matanë oqeanit, të jemi vetëm një klik larg zyrave ku drejtohen punët e vendit.

Tags: Nju jorkoKBRamaTermeti

Related- Posts

POLITIKË

Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

20 Tetor, 2026
Kryesore

Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

20 Tetor, 2026
NGJARJE

SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026

ODIHR kërkon hetim të pavarur për dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri

20 Tetor, 2026

Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

20 Tetor, 2026

Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

20 Tetor, 2026

Kina në Ballkanin Perëndimor: Wang Yi forcon diplomacinë me Malin e Zi, Kroacinë dhe Bullgarinë

20 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.