• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Ambasada ruse inaguron “qytezën” ambasadoriale në Tiranë

28 Shtator, 2019
in FOKUS, ME TE LEXUARAT, NGJARJE, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeqyteti i Tiranës tashmë ka edhe një qytezë tjetër ambasadoriale të vërtetë. Këtë të premte u inagurua kompleksi i ri i Ambasadës ruse në Tiranë, i cili nuk do të shërbejë vetëm si zyrë por do të ofrojë kushte për të gjithë trupën diplomatike të kësaj Ambasade.

Në një pritje të veçantë dhe në pranine e shume të ftuareve, politikane, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, gazetare, pedagoge të gjuhes ruse, anëtare të shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi  por dhe shumë personalitete të tjere në vend, u inagurua kompleksi i ri i Ambasadës ruse në Tiranë.

 Në këtë ditë të rëndësishme për ne, jemi të lumtur t’Ju mirëpresim këtu, në këtë kompleks të mrekullueshëm, të ri, të sapondërtuar të Ambasadës Ruse në Shqipëri. Evenimenti i sotëm i kushtohet përfundimit të ndërtimit të kompleksit në fjalë dhe përurimit të tij, tha ambasadori Karpushin.

Jam i bindur se kjo ngjarje do të zërë vendin e duhur në historinë e marrëdhënieve dypalëshe ruso-shqiptare,pasi  çështja e vendosjes së Ambasadës së Rusisë në një vend të përshtatshëm ka qenë një problem i vazhdueshëm gjatë shumë viteve dhe nuk është arritur të zgjidhej për një kohë të gjatë.

Ambasada ka qenë e detyruar të transferohej nga një vend në tjetrin duke u akomoduar në ambiente të përshtatura, të marra me qira për një kohë të caktuar. Ndërsa nëpunësit të jetojnë në apartamente nëpër gjithë qytetin.

Image preview

Kryeqyteti i Tiranës tashmë ka edhe një qytezë tjetër ambasadoriale të vërtetë, e cila përfaqëson në vetvete një perlë arkitekturore, për të cilën, jam i sigurtë, nuk do të turpërohet as Ambasada, as Bashkia e Tiranës, aq më tepër ndërtuesit.Për këtë ambasadori falenderoj në mënyrë të ndërtuesit dhe drejtorin e kompanisë, z. Shaban Xhabrahimi, si edhe organet e pushtetit vendor, në veçanti Bashkinë e Tiranës dhe Kryetarin e saj, z. Erion Veliaj për ndihmën dhe mbështetjen në zgjidhjen e të gjitha çështjeve që lidhen me ndërtimin e kompleksit dhe përgatitjen e gjithë dokumenteve të nevojshme.

Kjo mbrëmje e vecantë ishte dhe një  darkë  lamtumire ,pasi përfundoi  misioni diplomatik  5-vjeçarë  i Ambasadorit Aleksandër Karpushin, i cili shprehu vlersimet më të larta për shqiptaret si miqtë të vertete të rusise.

Padyshim, nuk ka arsye për gëzim. Të jem i sinqertë, na vjen keq që po largohemi nga Shqipëria, nga vendi, të cilin unë dhe bashkëshortja ime e deshëm me të vërtetë. Por, kjo për shërbimin diplomatik është e pashmangshme. Diplomatët mësohen me këtë stil jetese nomade, ata janë në lëvizje të përhershme. Aq më tepër, që unë me bashkëshorten time kemi jetuar në Shqipëri për një kohë mjaft të gjatë: 5 vjet.

Në të njëjtën kohë ne po largohemi nga ky vend i mrekullueshëm me optimizëm. Sepse ne jemi të mbushur me kujtime pozitive. Një nga përshtypjet më të mira që prej ditëve të para të qëndrimit tonë ishte të kuptuarit se këtu në Shqipëri ka shumë miq të Rusisë. Ka shumë njerëz që janë të apasionuar pas kulturës dhe artit rus, që flasin gjuhën ruse në mënyrë të shkëlqyer, u shpreh ambasadori perpara te ftuarve.

Image preview

Ambasadori Karpushin po largohet pas nje mandati 5-vjeçar te sukseshem ne permiresimin e marredhenive shqiperi-rusi ,duke larguar disi “rusofobine” . Per kete thote ambasdaori , jo rastësisht në Shqipëri është krijuar një rrjet i gjerë i degëve të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri- Rusi (janë krijuar dhe funksionojnë 17 filiale). Dhe ne përshëndesim përfaqësuesit e Shoqatës në fjalë. Kjo shoqatë drejtohet nga ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, profesori i nderuar, z. Avni Xhelili!

Miroljub Zariç, Dekan i Trupit Diplomatik në Tiranë ,përshëndeti Ambasdorin Aleksandër Karpushin si një nga diplomatet me një karriere të gjatë dhe të sukseshme ,dhe veçanërisht gjate këti mandati në Shqipëri ,ku ka bëre një punë të shkëlqyer duke ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet shqiperi-Rusi.

z. Zariç, vlersoi në mënyre të vecantë  bashkëshorten e z.Karpushin, znj.Ludmilla Karpushina e cila ka dhënë një kontribut të veçantë për studentet shqiptarë të cilët falë punës së saj të jashtëzakonshme kanë në dore një liber në dy vellime për mësimin e gjuhës ruse.

Në përfundim të ceremonisë së hapjes së kompleksit të Ambasadës në oborrin e saj u mboll edhe një ulli në shenjë simbolike për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve./Argumentum.al

Fjalimi i Ambasadorit Rus z. Aleksandër Karpushin me rastin e pritjes së lamtumirës dhe përurimit të Ambasadës së Re

Të dashur miq, të nderuar zonja dhe zotërinj!

Në këtë ditë të rendësishme për ne, jemi të lumtur t’Ju mirëpresim këtu, në këtë kompleks të mrekullueshëm, të ri, të sapondërtuar të Ambasadës Ruse në Shqipëri. Evenimenti i sotëm i kushtohet përfundimit të ndërtimit të kompleksit në fjalë dhe përurimit të tij.

Jam i bindur se kjo ngjarje do të zërë vendin e duhur në historinë e marrëdhënieve dypalëshe ruso-shqiptare.

Çështja e vendosjes së Ambasadës së Rusisë në një vend të përshtatshëm ka qenë një problem i vazhdueshëm gjatë shumë viteve dhe nuk është arritur të zgjidhej për një kohë të gjatë.

Ambasada ka qenë e detyruar të transferohej nga një vend në tjetrin duke u akomoduar në ambiente të përshtatura, të marra me qira për një kohë të caktuar. Ndërsa nëpunësit të jetojnë në apartamente nëpër gjithë qytetin.

Për këtë arsye hapja e kompleksit në fjalë është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne.

Të dashur miq, më lejoni t’Ju prezantoj ideatorin e ndërtimit të këtij kompleksi, atë që ka realizuar këtë kryevepër arkitekturore. Ai është një ndërtues i njohur, me përvojë, është Drejtori i kompanisë së ndërtimit “FAB-Konstruction”, i cili, ndër të tjera, shërben në cilësinë e konsullit të nderit të Bangladeshit, z. Shaban Xhabrahimi. Sot ai është këtu me ne.

Mendoj se shumë prej Jush e kanë vënë re se sa vend të goditur ka zgjedhur z. Xhabrahimi për ndërtimin e këtij kompleksi: nga të treja anët ai është rrethuar nga restorante të mrekullueshme, jo shumë larg ndodhet qendra e madhe tregtare TEG. Në fazën e përfundimit të ndërtimit ndodhet edhe një qendër tjetër tregtare.

Kjo do të thotë se për nëpunësit tanë, veçanërisht për bashkëshortet e tyre, janë krijuar kushte të mrekullueshme për një pushim aktiv, argëtim dhe shopping. Nuk e di, nëse do të gjejmë kohë për t’u marrë me punën tonë kryesore, për të cilën na akuzojnë vazhdimisht këtu: për rritjen e ndikimit të Rusisë në Shqipëri dhe në Ballkan.

Nëse flasim seriozisht, Ambasada jonë nuk ka synuar kurrë të rrisë ndikimin, aq më tepër me një kontekst negativ. Detyra jonë kryesore ka qenë dhe vazhdon të jetë zhvillimi i një bashkëpunimi me dobi të ndërsjellë bazuar në të drejta të barabarta, si edhe forcimi i miqësisë midis popujve tanë. Jam i bindur se hapja e kompleksit të ri të ambasadës do të na ndihmojë në këtë drejtim.

Do të dëshiroja të nënvizoja se këtu është ngritur jo vetëm ndërtesa e Ambasadës. Këtu është ndërtuar një kompleks, i cili përfshin zyrat e Ambasadës, tre vila banimi për nëpunësit e saj, ndërtesën e degës konsullore, si edhe rezidencën e Ambasadorit.

E rëndësishme është që këtu janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme edhe për punën e diplomatëve, edhe për restaurimin e forcave pas një dite të ngarkuar pune, për një pushim të plotë familjar, edukimin e fëmijëve dhe marrjen me fizkulturë dhe sport. Në kompleks ka edhe një kënd lojërash për fëmijë dhe tre pishina.

Është kënaqësi që kryeqyteti i Tiranës tashmë ka edhe një qytezë tjetër ambasadoriale të vërtetë, e cila përfaqëson në vetvete një perlë arkitekturore, për të cilën, jam i sigurtë, nuk do të turpërohet as Ambasada, as Bashkia e Tiranës, aq më tepër ndërtuesit.

Të nderuar miq, më lejoni që në emër të stafit të Ambasadës, me porosi të drejtuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, të përgëzoj përzemërsisht kolektivin e kompanisë “Fab-Construction” për përfundimin e suksesshëm të ndërtimit të kompleksit!

Gjithashtu, më lejoni të falendëroj ndërtuesit dhe drejtorin e kompanisë, z. Shaban Xhabrahimi, si edhe organet e pushtetit vendor, në veçanti Bashkinë e Tiranës dhe Kryetarin e saj, z. Erion Veliaj për ndihmën dhe mbështetjen në zgjidhjen e të gjitha çështjeve që lidhen me ndërtimin e kompleksit dhe përgatitjen e gjithë dokumenteve të nevojshme.

Faleminderit shumë!

Do të doja të uroja kolegët e mi diplomatë, të gjithë stafin e ambasadës dhe familjarët e tyre për banesën e re. Banesa e re përbën gjithmonë gëzim, veçanërisht për diplomatët. Specifika e punës sonë jashtë vendit është e tillë që ambasada, në thelb, është një shtëpi e dytë për secilin prej nesh dhe të dashurve tanë.

Dhe jam absolutisht i bindur se kjo shtëpi e dytë do të jetë e rehatshme dhe e hapur për miqtë. Kompleksi i ri është një vend i rëndësishëm, si një shtab, ku do të zgjidhen problemet ose çështjet e thellimit të miqësisë dhe përmirësimit të bashkëpunimit midis shteteve tona.

Të dashur miq,

Si fola më parë, sot një nga arsyet kryesore të takimit tonë është inaugurimi i kompleksit. Ky eveniment përkon më një tjetër ngjarje, më pak solemne dhe më pak e gëzueshme: me përfundimin e misionit tim në cilësinë e ambasadorit të Rusisë në Tiranë.

Padyshim, nuk ka arsye për gëzim. Të jem i sinqertë, na vjen keq që po largohemi nga Shqipëria, nga vendi, të cilin unë dhe bashkëshortja ime e deshëm me të vërtetë. Por, kjo për shërbimin diplomatik është e pashmangshme. Diplomatët mësohen me këtë stil jetese nomade, ata janë në lëvizje të përhershme. Aq më tepër, që unë me bashkëshorten time kemi jetuar në Shqipëri për një kohë mjaft të gjatë: 5 vjet.

Në të njëjtën kohë ne po largohemi nga ky vend i mrekullueshëm me optimizëm. Sepse ne jemi të mbushur me kujtime pozitive. Një nga përshtypjet më të mira që prej ditëve të para të qëndrimit tonë ishte të kuptuarit se këtu në Shqipëri ka shumë miq të Rusisë. Ka shumë njerëz që janë të apasionuar pas kulturës dhe artit rus, që flasin gjuhën ruse në mënyrë të shkëlqyer.

Jo rastësisht në Shqipëri është krijuar një rrjet i gjerë i degëve të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri- Rusi (janë krijuar dhe funksionojnë 17 filiale). Dhe ne përshëndesim përfaqësuesit e Shoqatës në fjalë. Kjo shoqatë drejtohet nga ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, profesori i nderuar, z. Avni Xhelili!

Kemi marrëdhënie të ngrohta edhe me veteranët, pjesëmarrësit e lëvizjes antifashiste partizane. Ne kemi respekt të madh për këta guximtarë që pa frikë u ngritën në kohën e duhur për mbrojtjen e vendit të tyre në luftë kundër fashizmit. Përshëndesim kreun e kësaj organizate, z. Rustem Peçi dhe bashkë me të, të gjithë veteranët.

Si e shihni, gjatë kësaj periudhe ne kemi zënë shumë miq. Do të dëshiroja, duke përfituar nga rasti, të falënderoj të gjithë ata, me të cilët kemi komunikuar, punuar dhe zgjidhur probleme të ndryshme.

Ju falenderoj për respektin e madh ndaj Rusisë, për mirëkuptimin dhe mbështetjen. Jam I bindur se falë kësaj Shqipëria do të mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën dhe zemrat tona.

Ju falenderoj për vëmendjen!

© Argumentum. 

Tags: Aleksander Karpushinambasada ruserezidenca e reTirane

Related- Posts

People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic
FOKUS

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026
FOKUS

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026
Kryesore

Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

21 Tetor, 2026

Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

21 Tetor, 2026

Putin takohet me Witkoff në Shën Petersburg: Ukraina dhe mundësia e armëpushimit në fokus

21 Tetor, 2026

Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.