Qytetarët që vazhdojnë punën në aktivitetet e lejuara nga qeveria, në kuadër të masave kundër COVID-19, do t’ju lejohet të përdorin automjetin e tyre privat për të shkuar në punë. Por në rast abuzimi ata do të ndëshkohen deri në heqje lirie.
“Kemi folur për mundësinë e lehtësimit dhe po përshtasim disa masa lehtësuese që do të jenë me pikatore, por ndërkohë për të funksionua masat lehtësuese duhet të bien dakort që duhet të vendosim rregullin që çdokush që thyen ligjin në kushtet kur lehtësohen masat të ndëshkohet shumë fort sepse lehtësimi i masave mund të jetë dhe relaksim në sjellje dhe kjo do të ishte pastaj hapja e rrugës për katastrofë”, u shpreh kryeministri Rama.
“Masat lehtësuese që ne do të marim kanë të bëjnë me lejimin e plotë të automjeteve private për punonjësit e aktiviteteve të lejuara”- deklaroi Rama.
“Por në të njëjtën kohë, theksoi kryeministri, për marrjen e automjeteve të punës nga persona nga familja apo edhe nga persona të tjerë do të ndëshkohen, me disa vite të heqjes së lirisë dhe me sekuestrimin për po ato vite të automjetit”.
“Po ashtu, për marrjen në automjet të një pensionisti, përjashtim vetëm emergjencat shëndetësore që janë lehtësisht të verifikueshme, në të kundërt zbatohen sanksionet dhe masat e rrepta ligjore, tha Rama.