Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Manastirliu ka bere te ditur lajmin se per here te pare Shqiperia është perzgjedhur nga Organizata Boterore e Shendetesise per t’u bere pjese e nje studimi klinik nderkombetar per te optimizuar protokollet e trajtimit te koronavirusit.
Në lidhje me testimin, Ministrja Manastirliu deklaroi se strategjia e testimit vendoset nga ekspertet dhe se gjurmimi epidemiologjik kryhet sipas standardeve. Ajo konfirmoi se janë bërë porosi edhe për 30 mijë teste të tjera për Covid 19.