• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Presidencë e re në BE, minoritet “i ri” në Shqipëri?!

14 Janar, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Stefani NOVA

Ajo aspironte prej kohësh në krijimin e një minoriteti të saj zyrtar në Shqipëri.

Një “ëndërr” kjo e Sofjes zyrtare, që arriti të bëhet realitet, pikërisht vitin e kaluar kur asaj i ra fati të bëhet presidente e Bashkimit Evropian. Dhe të vërë për gjashtë muaj me radhë “në rresht” jo vetëm anëtarët me të drejta të plota të saj, por edhe ata që pretendojnë të jenë një ditë të tillë.

Në rastin konkret, Shqipërinë, autoriteteve drejtuese të së cilës iu bë e qartë nga pala bullgare se “çmimi” për të ndihmuar hapjen e negociatave me BE-në gjatë presidencës do të ishte njohja e të ashtuquajturit “minoritet bullgar” në territorin e saj. “Çmim” ky që pala shqiptare jo vetëm që e pagoi, por madje edhe u tregua e zellshme për ta bërë këtë. Mjafton të kujtojmë këtu lajmin e referuar nga mediat bullgare, sipas të cilave kryeministri i vendit, Boyko Borissov, i ka telefonuar homologut të tij shqiptar, Edi Rama, dhe i ka kërkuar hapur respektimin e të drejtave të minoritetit kombëtar bullgar në Shqipëri, sipas standardeve ligjore ndërkombëtare, nënkuptuar këtu njohjen si minoritet. Ndërsa mori prej tij përgjigjen dhe garancinë “se interesat bullgare në Shqipëri do të mbroheshin”.

Një koncesion politik ky mëse i qartë, në këmbim të statusit të vendit kandidat për anëtarësimin me të drejta të plota, gjë e cila nuk ndodhi në fakt, edhe pse pala shqiptare i fali “në tepsi” Bullgarisë një minoritet dhe ia mohoi atë ndoshta dikujt tjetër, që e meriton vërtet një term të tillë, si për nga përmasat e pranisë reale të komunitetit të saj në territorin shqiptar, por edhe për kontributin e padiskutueshëm në historinë dhe jetën e shqiptarëve ndër dekada…

Ironi e fatit?!

Pikërisht një vit më pas, në krye të Bashkimit Evropian gjendet sërish një vend ballkanik, këtë herë Rumania, e cila gjithashtu si Bullgaria, ka një pakicë të saj në territorin e Shqipërisë…

Themi pakicë, pasi ajo ende nuk e ka merituar emërtimin zyrtar si “minoritet”, edhe pse sipas të dhënave të fundit te Censusit të regjistrimit të popullatës që jeton në Shqipëri (2011), rezultoi me një prani të konsiderueshme dhe mjaft të lartë, krahasimisht me pakicat e tjera, që tashmë u është akorduar ky term. 8.266 ishte kjo shifër, e cila edhe pse e vogël në dukje dhe sipas përfaqësuesve të saj në Shqipëri aspak reale, ajo sërish ka qenë ndër më të lartat mes pakicave të tjera. Duke tejkaluar madje dhe ato që sot quhen zyrtarisht “minoritete”. Dhe që ngrejnë pretendime deri absurde për praninë e tyre të vërtetë në Shqipëri. Mjafton të sjellim ndër mend faktin që vjet, Koalicioni i Qendrës së Djathtë në Bullgari “Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë”, në një seancë të posaçme të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka pohuar se në Shqipëri jetojnë nga 50.000, deri në 100 000 shtetas me origjinë bullgare, të vendosur kryesisht përgjatë kufirit shqiptaro-maqedonas në zonën e Prespës, Gollobordës, popullsi kjo të cilën e pretendon në fakt edhe Maqedonia si minoritet të saj. Shifra në dukje marramendëse, të cilat pasuan edhe me po të të tillave për dhënien e shtetësive bullgare ndaj qytetarëve shqiptarë, banorë të trevave ku pretendohet se ka shtrirje të gjerë ky minoritet në Shqipëri. Dhe që tashmë janë bërë pjesë e një hetimi të përgjithshëm të ndërmarrë nga Sofja zyrtare, mbi shtetësitë që janë dhënë nga Agjencia e Bullgarëve Jashtë Shtetit. Duke bërë kështu që bashkë me presidencën bullgare të vjetshme në krye të Bashkimit Evropian të marrë fund edhe kjo “maratonë” shifrash, argumentash dhe përligjiesh të një minoriteti të ri në Shqipëri.

Tani pyetja që lind natyrshëm është se çfarë do t’i ofrojë kjo e fundit presidencës së re, asaj të Rumanisë, e cila ka vetëm pak ditë që ka iniciuar misionin e saj në krye të BE-së. Ndoshta një minoritet të ri edhe asaj?! Atë të munguarin në fakt zyrtarisht, minoritetin arumun, i cili deri më sot ka përfituar në këtë vend vetëm statusin e pakicës etno-kulturore?

Kujtojmë se njohja e këtij minoriteti ka qenë një kërkesë që Bukureshti zyrtar e ka bërë publike ndaj Shqipërisë shumë vjet më parë, teksa presidencën e tij e kryesonte një njeri që përfaqësonte të djathtën në atë vend dhe që mbante emrin Trajan Basesku. Hapur, në një konferencë shtypi në Tiranë, ai kërkoi respektimin e të drejtave të pakicës arumune në Shqipëri dhe njohjen e tij si minoritet zyrtar. Gjë të cilën nuk e bëri aspak në fakt pas pak vitesh, një kryeministër rumun i së majtës, i cili edhe pse u mburr në mes të Tiranës se e kishte gjyshin nga Voskopoja, as u kujtua të flasë për të drejtat e pakicës arumune në Shqipëri.

E kështu, ndërsa vitet kalojnë, deklaratë pas deklarate e qëndrim pas qëndrimi ndaj kësaj pakice që prej shekujsh ka dhënë një kontribut të çmuar në historiografinë shqiptare dhe jo vetëm, papritur Tirana zyrtare gjendet “e përulur” para Bukureshtit. Pasi ky i fundit ka çuditërisht në dorë “fatin” e çeljes së negociatave të saj për anëtarësim të plotë me Bashkimin Evropian. E në këmbim të tyre, nuk është çudi që ajo t’i plotësojë edhe kërkesën e saj të hershme për njohjen si minoritet zyrtar të pakicës së saj etno-kulturore që jeton në territorin shqiptar. E në mos qoftë e thënë kjo, pse jo, të bëjë disa lëshime ndaj saj, sikundër nuk ka bërë deri më sot, teksa ajo arrin të mbijetojë e vetme, me vetëm disa shkolla në Divjakë ku mësohet gjuha e të parëve, apo me disa botime që shoqatat e arumunëve me vështirësi të mëdha arrijnë t’i publikojnë mes përfaqësuesve të tyre.

Mjafton të shohim hapim e parë: letrën që kryeparlamentari shqiptar, Gramoz Ruçi u ka dërguar “me vrap”, autoriteteve të larta rumune, sapo ka nisur gjysmë-viti i presidencës së vendit të tyre në Bashkimit Evropian. Në fakt, një hap i përligjur ky, derisa çdo vend ka të drejtë të lobojë për anëtarësimin e tij në BE. Por çfarë mund t’i thotë Shqipëria Rumanisë në këmbim të mbështetjes së saj për këtë proces? Çfarë i ka ofruar ajo realisht këtij vendi deri më sot? Derisa edhe në Samitin e parë të Diasporës, asnjë çmim nderues nuk iu dha komunitetit shqiptar që jeton në Rumani dhe ka kontribuar si askush tjetër në epokat kyçe të historisë së këtij vendi?

“Shqipëria është angazhuar maksimalisht për përmbushjen e të gjitha kushteve për çeljen e negociatave të pranimit dhe shprehim besim e fuqishëm se Presidenca e Rumanisë, ashtu si deri tani, do të jetë në mbështetje të çeljes së negociatave në qershor 2019”, shkruhet saktësisht në letrën e Kryetarit të Kuvendit shqiptar, Gramoz Ruçi drejtuar Presidentit të Dhomës së Deputetëve Rumunë, Nicolae-Liviu Dragnea dhe Presidentit të Senatit të Rumanisë, Calin Popescu-Tariceanu, vetëm pak ditë më parë. Shoqëruar edhe me citimin tjetër se “Shqipëria shpreh besimin e palëkundur se Rumania do të drejtojë me lidership të suksesshëm Presidencën e saj të parë të Këshillit të Bashkimit Europian. Presidenca e Rumanisë do të arrijë plotësisht prioritetet e saj, për një Europë konvergjente e kohezive, që zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme; për një Europë më të sigurt, mikpritëse të emigrantëve dhe luftëtare kundër terrorizmit; për një Europë më të zgjeruar dhe më të fuqishme si aktor global; për një Europë që ndërton shoqëri bazuar në vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, solidaritetit, kundër racizmit, intolerancës dhe popullzimit”.

Një vlerësim maksimalist ky ndaj një shteti, miqësia ndaj të cilit në fakt duhet demonstruar me të tjera prova të forta dhe jo duke pritur vetëm momente si këto kur “fati i nxjerr në derë”, për t’u kujtuar papritur se jemi DY POPUJ MIQ…

*Opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të Argumentum.al

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026

Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

26 Shtator, 2026

Kina u kërkon Filipineve të ndalojnë provokimet në Detin e Kinës Jugore

26 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.