• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Jo fajtor por faktor kundër COVID – 19

15 Prill, 2020
in NGJARJE, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE 

Shpërthimi dhe përhapja e  koronakrizës ka provokuar dhe një «  epidemi » anti –  globalizëm; madje ky i fundit dhe bashkëpunimi shumëpalësh në përgjithësi ka të ngjarë që të konsiderohen fajtorë të megakrizës. Në krye të kësaj « kryqëzate » të re viropolitike po rishfaqen liderë populistë dhe ekstremistë, të cilët po grumbullojnë kapital dhe « municion» luftarak për betejat e ardhëshme politike. E dha paralajmërimin Mateo Salvini për një « Italexit » të mundshëm, duke e demonizuar si askush tjetër BE-në.

Në fakt, agjenncitë e mëdha ndërkombëtare, duke filluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH) e deri te BE-ja, me vonesat dhe mungesat e shfaqura në fillimin e krizës  u kanë dhënë skeptikëve dhe kundërshtarëve goxha «  lëndë të parë » me moshprehjen e shpejtë  të solidaritetit dhe sidomos me komunikimin e dështuar publik. Për pasojë, korona rrezikon të kthehet në një biovirus politik, duke kapur dhe segmente të moderuara të politikës dhe shoqërisë në jo pak vende.

Dashje pa dashje,  « ujë në mullirin » e anti-globalistëve dhe populistëve çojnë edhe mbyllja e kufijve europianë, pikërisht në jubileun e 35 të Shengenit, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe vetizolimit, miratimi i ligjeve që u jep kompetenca speciale qeverive kombëtare, të shoqëruara me privimin dhe kufizimin qoftë dhe të përkohshëm të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; sepse ato nxjerrin në pah supremacinë e  shtetit kombëtar, si shpëtimtari i vetëm i kësaj krize të pashembullt.

Zhgënjimi fillestar është i kuptueshëm, sepse pritshmëritë publike, sidomos në vendet më të goditura,  si Italia dhee Spanja,  kanë qenë tejet të larta dhe urgjente; plus që BE e ka ndihmën dhe solidaritetin në «  ADN » -në e saj.

Për pasojë, rishikimi i qëndrimeve politike kundrejt BE-së, globalizmit dhe në përgjithësi rendit ndërkombëtar shumëpalësh të 75 viteve të fundit pritet të bëhet « kalë beteje » por në sens negativ i populistëve dhe ekstremistëve në fushatat e ardhëshme politike dhe zgjedhore ; veçanërisht pas kapërcimit të koronavirusit, përballë problemeve të mëvonshme shpërthyese politike, ekonomike dhe sociale. Madje, Presidenti Trump ka shigjetuar ashpër qysh tani OBSH-në, ndonëse ajo ndodhet ne pikun e luftës ndaj koronavirusit !

Ja pse, krahas reagimeve më të shpejta për t’u ardhur në ndihmë vendeve më të prekura, është me rëndësi jetike  informimi efektiv për ndërgjegjësimin publik se globalizmi nuk është shkaktari,  ndaj dhe nuk duhet kursesi të bëhet viktima e radhës e koronavirusit dhe luftës së politike. Ndryshe, dhe pasi të kemi shpëtuar «  paq » nga COVID do të mbetemi sërish tejet të ekspozuar ndaj krizave dhe viruseve të tjera, po aq, në mos më të rrezikshme se korona. Përse themi kështu?

Së pari, sepse viruset dhe pandemitë e këtij lloji kanë bërë kërdinë shumë më përpara globalimit dhe rendit shumëpalësh. Në fakt, historinë e njerëzimit e përshkruajnë dhe si historinë e  viruseve dhe epidemevive me emra nga më të frikshmet. Kështu,  qysh në vitin 430 para erës së re, mortaja zhduku çerekun e  Athinës së lashtë ; në shekullin e XIV, 25 milion vetë humbën jetën nga epidemitë e shkaktuara nga epidemitë vdekjeprurëse në Europë dhe në Azi. Në vitin 1519 lia shkaktoi 8 milion të vdekur në Azi, kurse  më  1919, 25 million të tjerë vdiqën nga gripi spanjoll.

Këto dhe të tjera epidemi kanë shoqëruar  njerëzimin dhe gjatë 80 viteve të fundit të përshkallëzimit të globalizmit.

Po, është e vërtetë se si pasojë e hapjes së botës, shumëfishimit të transportit dhe lëvizjes së lirë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, ka patur më shumë të infektuar nga këto epidemi. Veçse pa këtë hapje dhe globalizim, nuk do të kishte patur zhvillim, begati dhe përfitime sociale; për pasojë, askush nuk e di sa të mëdha do të ishin kostot e shkaktuara nga «  viruse » të tjera, veç luftrave dhe konflikteve, nëse nuk do të ishte ky globalizëm.

Por, po aq e vërtetë është dhe fakti tjetër se pas epidemive të 80 viteve të fundit, numri i të shëruarve dhe të shpëtuarve ka qenë shumë më i madh se  ai i viktimave njerëzore. Kjo i dedikohet pikërisht kujdesit dhe bashkëpunimit shumë më të madh ndërkombëtar shumëpalësh. Rolin kryesor këtu ka luajtur OKB-ja e sidomos OBSH, agjencia e saj e specializuar si dhe  Banka Botërore, FMN, PNUD, FAO, etj; së bashku me grupimet e tjera ndërkombëtare dhe, në radhë të parë Bashkimi Europian me institucionet e tij përkatëse dhe në fushën e shëndetësisë.

Gjithashtu, përvoja  e 80 viteve të fundit dëshmon qartë se  epidemi të tilla, ashtu si  dukuritë negative të klimës, krimit, terrorizmit, mjedisit, drogës, korrupsionit, etj  nuk mund të përballohen vetëm nga  një ose disa shtete, sado të pasura dhe të fuqishëm qofshin, as duke u mbyllur në « muret » apo «  bunkerët «  kombëtare. Si dhe karantina, ato janë vetëm alternativa  të përkohshme për stopimin e krizës, për t’i dhënë kohë mjeksisë për ndërhyrje.

Në fakt, në këtë kontekst global, rol parësor ka bashkëpunimi intensiv shumëpalësh ndërmjet agjencive dhe instituteve të specializuara mjeksore në të gjitha kontinentet, ku dhe virologët u përkasin shteteve të ndryshme. Fakt është gjithashtu, se kërkime dhe studime në këto fusha  ka patur jo pak, por ato janë mbajtur në sirtar ose janë vonuar pikërisht nga qeveri të vendeve kombëtare.  Ja pse, fajtor dhe pengues nuk është globalizmi dhe bashkëpunimi shumëpalësh, por politikat e vendeve të ndryshme për shkurtimin e pajustifikuar të fondeve për shëndetësinë, privatizimi i saj i tepëruar dhe krizat e shumta që kanë përfshirë botën këto dy dekadat e fundit. Në fund të fundit, siç e theksoi këto ditë dhe emblematiku Henri Kisinger, « kriza globale kërkon bashkëpunim global ».

Sa për BE-në, vërtet që  në fillimin e kësaj krize, për shkak të rregullave dhe traktateve të ngurta ajo pati hezitime dhe mosrakordime; vërtet që ajo mes shumë debatesh e kundërshtish sapo kishte miratuar buxhetin e ri 2021 – 2027 dhe atë të Klimës si përparësi absolute; vërtet që tashmë virusi vdekjeprurës i ka goditur rëndë të gjitha vendet antare dhe tej tyre e jo më dy apo tre  shtete; vërtet që nuk bëhet më fjalë për disa dhjetra por të paktën për 1.000 miliard Euro për të përballuar pasojat e koronës e sidomos rimëkëmbjen social-ekonomike në periudhat në vijim.

Gjithsesi, asgjë nuk e pengonte BE-në, të paktën në aspektin e komunikimit publik që të ngrohte zemrat e njerëzve në hall dhe të ngjallte shpresa në vend  që të «  zhytej »  në teknikalitete dhe emërtime specifike që në këto momente jetike nuk vlejnë. Sepse ky është rasti më domethënës për të lëshuar mesazhin për një Europë të re, leitmotivi i saj me rastin e 70 Vjetorit të shpalljes së projektit nga Shumani legjendar dhe fillimi pikërisht më 9 Maj i debatit dyvjeçar «  Europa për qytetarët ».

Për fatin e saj të mirë, këtë mesazh të shumëpritur e dhanë në takimin e tyre të datës 9 Prill Ministrat e Financave të  27 Vendeve Antare të BE-së ; ata miratuan njëzëri një paketë gjigande prej 540 Miliard Euro për vendet e prekura nga COVID ! Jo vetëm për të shmangur pasojat e tij të rënda, madje me kredi pa kushte, por dhe për rigjallërimin ekonomik, punësimin dhe aspekte të tjera të mëvonshme sociale, sipas kritereve të lehtësuara të « e Mekanizmit Europian të Stabilitetit ». Me këtë paketë, që me siguri do të pasohet nga  të tjera së shpejti,  BE-ja sapo filloi të rikuperojë imazhin dhe «  nderin «  e saj publik, të cënuar jo pak javët e fundit. Kjo ka forcuar  bindjen se tani e tutje,  « kryefjala » politike e BE-së do të jetë «  Solidaritet, pastaj rigorozitet».

Këtu vlen të theksohet se kur themi BE-ja, kemi parasysh të 27  vendet antare, duke përfshirë dhe Italinë si bashkëthemeluese. Dhimbja e thellë dhe solidariteti me  këtë vend mik dhe fqinj nuk na pengon  të pohojmë se dhe ajo ka kusuret e veta; sepse bashkë me vende të tjera kanë kërkuar që shëndetësia të jetë në portofolin e shteteve kombëtare dhe jo të Brukselit; por ama shumë pak ka bërë ; për pasojë, Italia ka 6 herë më pak kapacitete shtretërish spitalore  për 100.000 banorë se Gjermania ! Një mësim tjetër i vyer për të ardhmen, për të mos « bërë më shaka » me shëndetësinë.

Gjithsesi, falë dhe përvojës unike të BE-së, institucioneve të saj dhe secilit vend antar ekziston bindja, se duke shmangur këto efekte dhe difekte, ajo do ta kthejë dhe COVID nga një krizë të madhe në mundësi dhe më të madhe. Sepse, siç ka profetizuar Jean Monnet «  Europa është farkëtuar në kriza dhe se ajo do të jetë shumatorja e zgjidhjeve përkatëse » Veçse kjo kërkon që nga një korpus gjigand rregullash të ngurta, BE të kthehet sa më shpejt në një organizëm të gjallë,  mbi të gjitha me «  frymë » e pastaj me « gërma » pranë qytetarëve të vet në çdo rast, sado i vështirë të jetë.

Po, janë të gjitha mundësitë që me rregullimet e rastit dhe «  koronabondet » dmth përballimi i përbashkët i të gjitha borxheve për të mposhtur koronakrizën dhe problemet e tjera social – ekonomike nga të gjitha vendet antare e jo vetëm nga një apo dy vende të goditura të mos jetë më « mollë sherri » apo ca me keq, «  mur pengues » por « urë bashkuese » ose më mirë të themi një Plan « Marshall « tanimë Europian ; vetëm kështu ato do të jenë efektive dhe nuk do të shfrytëzohen si « armë « nga populistët në Itali, në Gjermani dhe gjetkë.

Mund të vijohet më tej për të treguar  se këto mungesa dhe vonesa flasin shumë më tepër për  domosdoshmërinë e korrigjimit dhe reformimit të BE-së dhe globalizmit në përgjithësi. Dëmtimi, dobësimi apo dhe mohimi i tyre, jo vetëm nuk ndihmon, por vetëm pengon dhe vonon kapërcimin e koronakrizës dhe në zgjidhjen optimale të sfidave të mëvonshme madhore  social-ekonomike me të cilat do të ballafaqohemi.

Për këtë ka rëndësi që të gjitha palët të njohin «  gjynahet «  e tyre, me qëllimin e vetëm të shmangies së tyre, pa viktimizuar as globalizmin e as kërkënd.

Forcimi i prirjeve shumëpalëshe bëhet domosdoshmëri kur sheh se dhe liderët populistë nuk ofrojnë ndonjë alternativë më të mirë politike as në këtë rast. Mos kërkoni se  nuk do të gjeni asnjë vend ku drejtojnë liderë populistë me rezultate më të mira në menazhimin e kësaj situate të jashtëzakonshme. As në Brazil, as në Britani, Indi  e gjetkë, madje fatkeqësisht as në SHBA!

Ja, pse globalizmi nuk është shkaktar, as fajtor  i  COVID – 19; përkundrazi,  bashkë me korrigjimet dhe « kolaudimet » e nevojshme, ai mbetet aktor dhe  faktor  nxitës, çelësi i suksesit dhe në fitoren mbi të./gsh

Related- Posts

OP/ED

Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

3 Gusht, 2026
NGJARJE

Shqipëria dhe Kroacia forcojnë partneritetin strategjik, Zagrebi riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

27 Korrik, 2026
NGJARJE

Kuvendi miraton me 74 vota pro marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në, opozita bojkoton seancën

27 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?

13 Gusht, 2026

Zelensky i kërkon SHBA-së 5% të rezervave “Patriot” për mbrojtjen e Ukrainës

13 Gusht, 2026

Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur nëse SHBA-të nuk pranojnë kushtet e tij

13 Gusht, 2026

Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

13 Gusht, 2026

A MUND TË BËHET SHQIPËRIA NJË SHTET MË I MADH SIPAS MARKO RUBIOS?

13 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.