• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI MALI I ZI

Mes historish njerëzore në komunitetin malazez të Elbasanit

30 Prill, 2020
in MALI I ZI, SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 Nga Rezarta Delisula 

Historia e ekzistencës së minoritetit etnik serbo-malazez në dokumentet zyrtare daton nga viti 1416. Ky minoritet është i përqendruar në zonën veriore të Shqipërisë, në qytetet Shkodër dhe Koplik, dhe në komunat Gruemirë, Vrakë… megjithatë, persona që i përkasin këtij minoriteti janë të vendosur, gjithashtu, edhe në qarkun e Lezhës, Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Librazhdit, Fierit… Në vitin 2017 komuniteti malazez rezulton si minoritet më vete, pas pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006. Nga censusi i popullsisë në vitin 2011, ky komunitet ka të regjistruar 366 vetë ndërsa pretendohet që të jenë rreth 25-30 mijë malazezë në Shqipëri. Në gjurmim të komunitetit të malazezëve në Elbasan për të mësuar më shumë rreth historisë së tyre, takojmë Marinko Culafiç, president i komunitetit malazez në Shqipëri (ZCGA) me të cilin vizitojmë disa nga familjet malazeze. Sipas tij është një plan i shpejtë për regjistrimin e këtij komuniteti në vendin tonë ndërsa në klubet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit janë regjistruar rreth 100 anëtarë. Në vitet ‘48-’70 në Shqipëri pati një valë emigracioni politik nga Mali i Zi, atëherë pjesë e Jugosllavisë. Kryesisht djemtë u martuan me vajza shqiptare e ndërtuan jetën e tyre në Shqipëri. Por kishte dhe nga ata djem malazez që u martuan me malazeze.

plakaka

burri dhe gruaja

Dashuri malazeze

Jemi në shtëpinë e Ibrahim Gjonbaliç (Gjonbalaj) që origjinën e ka nga Vuthaj. Eshtë një shtëpi e thjeshtë e pastër dhe në ambient është përhapur era e mirë e një ëmbëlsire që po përgatit Hasimja, gruaja e tij. Ibrahimi është 82 vjeç dhe në vitin 1959 erdhi në Shqipëri si vizitor, dhe që atëherë nuk u kthye më në vendin e tij, deri pas viteve 1980. “Erdha për me pa, dhe këtu bëra ushtrinë dhe u bëra shtetas shqiptar. Në Elbasan na pritën mirë dhe erdhëm këtu, sepse e quanim qyteti i arsimit” – thotë Ibrahimi. Ai ka punuar gjatë gjithë jetës në kombinatin e drurit në Elbasan dhe po në këtë qytet vendosi të ndërtojë dhe familjen e tij. “Jam ndjerë më shumë si shqiptar”, thotë butësisht burri i gjatë e shpatullgjerë. Gruaja e tij është sërish malazeze dhe bashkë me Ibrahimin bënë dy fëmijë, një djalë e një vajzë. Hasime Avdiç e ka marrë nënshtetësinë shqiptare në vitin 1967. Familja e saj është nga Skubina, Vladimiri. “Baba bashkë me nanën dhe ne 5 fëmijë na morën dhe jetuam për 25 vjet në Shkodër. Kur filloi demokracia, baba me vëllezërit e nanën u kthyen ndërsa unë jo”- thotë ajo ndërsa na shpjegon si u martua me Ibrahim Gjonbaliç. “Ne u njoftën me mblesëri po me ia bo shyqyrin, kena shku mirë shumë, e s’kena pas probleme kurë. Baba im kur e pyeti shkuesin prej nga është, i thanë, nga Vuthaj. E baba u shpreh se: Dhe tani me vdek s’kam kurrfarë gajle të paktën është nga vendi im” tregon Hasimja që ka një humor të hollë dhe të dashur. Ajo shprehet se vështirësitë në kohën e Enverit kanë qenë vështirësitë e çdo shqiptari. Për sa i takon nënshtetësisë shqiptare ajo thotë një tjetër batutë që na bën të qeshim: Ma mori Ibrahimi nënshtetësisë se pale ç’ka mendu po më ikën gruja andej”- shton Hasimja. Ajo shkon shpesh në vendin e saj në Vladimir pasi atje jeton edhe familja e saj.

dosieiei

Historia e familjes Culafiç

Babai i Marinko Culafiç, ka ardhur në Shqipëri në vitin 1953 si emigrant politik nga ish-Jugosllavia e dikurshme. “Ka qenë një histori e dhimbshme ajo e familjes tonë. Gjyshi ka qenë gjeneral, komandant gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nga fisi Culafiç janë vrarë 13 vetë nga gjermanët mes tyre dhe halla ime 15 vjeç”,-tregon Marinko. Tatko (baba) e thërrisnin të gjithë Millovan Culafiç, gjeneralin, i cili pas Luftës u bë sekretari i parë i krahinës së Andrijevica që përfshinte Plavë, Guci, Berane, ose 1/5 e territorit të Malit të Zi. Pas shkëputjes së Titos nga Rusia e Stalinit në vitin 1948 dhe konsideromi i udhëheqësit rus si armik i përbetuar i Jugosllavisë në atë kohë, nisi reprezalja ndaj mbështetësve të Stalinit. Tatko u arrestua në vitin 1949 dhe u dërgua në Goli Otok, burgun famëkeq që ndodhej në Dalmaci, ndërsa djali i madh i tij bashkë me 4 shokë u arratisën në Shqipëri. Dy djemtë e tjerë minorenë jetonin të vetmuar në shtëpinë e tyre, mes skamjes dhe frikës, pasi mamaja e tyre bashkë me një djalë tjetër, vdesin nga torturat e UDB-së. Në vitin 1954 pas lirimit të Tatkos ai rikthehet në shtëpinë e vjetër dhe merr dy fëmijët për të kaluar ilegalisht kufirin nga Vermoshi e për të ardhur në Shqipëri si emigrant politikë. Në Tiranë, Tatko pritet nga Enver Hoxha dhe sistemohen në Elbasan pasi ishte shkolla më e mirë, shkolla e Normales. Aty u arsimuan fëmijët e vegjël, të cilët më pas u bënë profesor të gjuhës ruse dhe u martuan me gra shqiptare.

dostetetdosjssj

Me profesor Boron
Boro Culafiç është djali i Tatkos dhe ka qenë 11 vjeç kur bashkë me babën dhe një vëlla erdhën në Shqipëri ndërsa vëllai i madh i priste në Shqipëri. “Qeveria asaj kohe na sistemoi menjëherë në konviktin e pedagogjikes. Vitin e parë mësuam gjuhën, pastaj unë fillova klasën e pestë në 7–vjeçare ndërsa vëllai në pedagogjike se ishte më i madh se unë. Na pritën në mënyrë të shkëlqyer ne emigrantëve se kishte dhe nga Mali Zi por dhe nga Kosova. Na siguronin ushqimin veshmbathjen dhe na jepnin dhe një mijë lekë për nevojat tona. Ai kujton ato vite të tmerrshme kur nëna dhe vëllai 20 vjeç i vdiqën nga torturat ndërsa ai dhe vëllai i madh jetuan të mbyllur në shtëpi për 3 vite radhazi në varfëri ekstreme deri sa Tatko u lërua nga burgu. “Në vitin 1952 baba doli nga burgu e kur mësoi tragjedinë që kishte ndodh na mori ne të dyve e kaluam kufirin. Më 30 korrik 53 u arratisëm. “Ishte periudhë shumë e vështirë, sepse shtëpia rrethohej çdo ditë nga njerëzit e UDB-së”- vijon ai. Pasi mbaroi shkollën Boro vazhdoi Institutin Pedagogjik për rusisht në Tiranë dhe u emërua mësues në Shtërme.

burri

                                               Boro Culafiç duke folur për “Gazeta Shqiptare”

Pas tre vjetësh ai shkoi ushtar dhe më pas u emërua në Cërrik ku punoi 12 vjet. “Aty njoha dhe bashkëshorten time Flutura me të cilën kam dy djem. Kur u hapën kufijtë u kthyem në vendlindje. Shtëpia ishte kthyer në shkollë dhe shteti malazez na ndihmoi të ndërtonim shtëpinë. Aty punova mësues në Plavë. 20 vjet jetova atje dimër verë mirëpo nuk isha mirë me shëndet. Që nga 2012 e sot, 6 muaj jetoj atje 6 këtu”,-përfundon Boro.

89479799_2797120283735693_2916834499713040384_nProfesor Shoshkiç
Nga qendra ku banon çifti Gjonbaliç shkojmë në lagjen Kala, një lagje tipike elbasanlie e shtruar me kalldrëm dhe me ato shtëpi e bahçe erëmira. Do takojmë Fatbardha Kavaja Shoshkiç, gruan e profesor Boros. Rreth të 80-ve me një fytyrë paqësore e buzagaz, ajo na pret ulur në verandën e saj, ndërsa për të shkuar deri aty, përshkojmë një oaz lulesh dhe bimësh të mirëmbajtura. Fatbardha me Boron u njoh në vitin 1962 dhe bashkë bënë tre fëmijë; Velimirin, Draganin dhe Milicën. “Kur u njoha me Boron m’u turrën të gjithë: Ça e do atë jugosllavin…, por ai ishte një burrë i nderuar e shembull në shoqëri. Me 4 prill 2020 profesori i njohur i Pedagogjikes në Elbasan bëri 10 vjet që është ndarë nga jeta e për Fatbardhën ai ka lënë një mungesë të madhe dhe ajo është krenare për zgjedhjen që bëri shumë dekada më parë. Pas Fatbardhës takojmë Merina Alla (Odroviç). Doberdan… – na thotë ajo teksa ulemi të shijojmë një ballokume Elbasani e të pimë kafen bashkë. Eshtë një grua bukuroshe, e gjatë, zeshkane dhe me tipare që mosha nuk ia ka sfumuar fare. Historia e saj është pak ndryshe me shumicën e malazezëve të Elbasanit. Isa, gjyshi i saj, bashkë me tre gocat, si ushtarak i lartë erdhi në Shqipëri në vitin 1937 në kohën e mbretit Zog. Ai u vra në luftë pak vite më vonë dhe ende nuk ka një varr. Vajzat u martuan dy në Tiranë dhe një në Elbasan dhe të tria flisnin shumë mirë gjuhën, ndërsa fëmijët pak më pak. “Kur i them njerëzve unë jam elbasanllije me kthehen- Ti je jugosllave s’ke lidhje me ne”- thotë ajo duke qeshur.
Marinko Culafiç, president i komunitetit malazez në Shqipëri (ZCGA) thotë se ajo që presin nga shteti është të kenë përfaqësuesit e tyre në institucione ashtu sikurse e përcakton dhe “Ligji për Minoritetet”. “Në Shqipëri kemi ligje të mira, por zbatueshmëria është zero”,- thotë presidenti i ZCGA duke marrë në krahasim zbatueshmërinë e ligjit për minoritetet në Malin e Zi, ku shqiptarët kanë akses deri në qeverinë e Malit të Zi. Përpjekjet e minoriteteve në Shqipëri do të vazhdojnë deri sa ligji te përkthehet ne zbatueshmeri.

dososo

Të dhënat e komuniteteve ndër vite

Sipas të dhënave të mbledhura nga ana e shtetit shqiptar në periudha të ndryshme mbi numrin e popullsisë që i takon minoriteteve, vërehet se janë përdorur censuset mbi popullsinë dhe banesat të kryera nga institucione shtetërore specifike, sikurse Instituti i Statistikave (INSTAT). Sipas disa censuseve të kryera në periudha të ndryshme kohore, numri i popullsisë që i takon vetëm minoriteteve kombëtare ne vend rezulton të jetë:
Viti 1960 44.570 (individë) 2.7 % (e popullsisë në total, në Shqipëri)
Viti 1979 54.687 2.1%
Viti 1989 64.816 2.0%5
Në raportim nuk përfshihet numri i popullsisë që i takonte në atë kohë komunitetit rom dhe atij vllah. Në muajin prill 2001, u ndërmor një census i ri mbi popullsinë dhe banesat në vend, i cili nuk përfshiu deklarimin e kombësisë dhe besimit fetar. Ndërkohë në censusin e zhvilluar në vitin 2011, janë përfshirë edhe cilësimi për minoritete etno linguistike Rome dhe Vllahe dhe sipas këtij censusi, minoritetet rezultojnë me 52.700 individë në Shqipëri, ose 1.9 të numrit të popullsisë në vend. Sipas të dhënave të nxjerra nga ky census mbi popullsinë banuese sipas përkatësisë etnike dhe kulturore, rezulton:
Minoriteti grek 24.243 (individë)
Minoriteti maqedonas 5.512
Minoriteti malazez 366
Minoriteti arumun (Vllah) 8.266
Minoriteti rom 8.3017

/gazetashqiptare/

Related- Posts

NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026
MALI I ZI

Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën: Policia të jetë proporcionale, të hetohen pretendimet për përdorim të tepruar të forcës

14 Tetor, 2026

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.