Korporata Shtetërore Ruse e Hapësirës Roscosmos, konfirmoi nënshkrimin e një kontrate me NASA për fluturimin e një astronauti në bord anijen ruse Soyuz të Rusisë drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe mbrapa, por nuk zbuloi vlerën e kontratës.
“Sot u nënshkrua një kontratë për transportin e një astronauti amerikan në ISS në anijen ruse Soyuz MS në vjeshtë të vitit 2020. Ne nuk e zbulojmë shumën e kontratës, pasi ky është një sekret tregtar“, tha Roscosmos .
Më herët, zëdhënësi i NASA-s, Stephanie Schierholz deklaroi se Shtetet e Bashkuara do t’i paguanin Rusisë mbi 90 milion dollarë për fluturimin e astronautit.
Sipas NASA, marrëveshja me Roscosmos do të sigurojë praninë e vazhdueshme të SHBA në kompleksin laborator prej 100 miliardë dollarësh në rast të vonesave shtesë në marrjen e kapsulave të reja të ekuipazhit amerikan të gatshëm për misione operative.
Më 5 maj, Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të mbajnë partneritetin e saj hapësinor me Rusinë, por do të kërkojnë një marrëdhënie “të ekuilibruar”.