Sipas portalit “Numbeo”, Shqipëria dhe Maqedonia janë renditur si vendet më të ndotura të Europës. Për vitin 2019, Shqipëria ka shënuar një indeks të ndotjes prej 77.07 dhe Maqedonia 80.85. Në Shqipëri është shënuar një rritje e ndotjes me 2 pikë, nga 75 që ishte, ndërsa në Maqedoni ndotja është ulur në të njëjtën masë.
Indeksi i ndotjes është një përllogaritje e cila mbështetet në ndotjen e përgjithshme të një qyteti. Peshën më të madhe në këtë përllogaritje e ka ndotja e ajrit dhe e ujit, të cilët janë dy faktorët kyç në përcaktimin e nivelit të ndotjes së një qyteti.
Sipas hartës të gjeneruar nga Numbeo, Europa Jugore dhe Qendrore është pjesa më i ndotur i kontinentit. Pas Maqedonisë dhe Shqipërisë, renditet Ukraina me një indeks prej 66.6 pikë, Bullgaria me 63.9, Bosnja me 63.4, Rusia me 62, Serbia me 58.