Ndërkohë që vala e protestave por dhe e reagimeve kundër vrajsje së George Floyd ka mbërthyer të gjithë Ameriken, tashmë reagimet ndaj e kësaj vrasje vijnë dhe nga selia e Shenjtë në Vatikan.
Papa Françesku e ka quajtur tragjike vdekjen e George Floyd.Duke deklaruar se askush nuk mund të mbyllë sytë përpara racizmit dhe diskriminimit. Ai tha se do të lutet për të si dhe të gjithë të tjerët që kanë humbur jetën për shkak të racizmit.
“Të dashur vëllezër dhe motra në Shtetet e Bashkuara, kam ndjekur me shqetësim trazirat sociale të ditëve të fundit në vendin tuaj, pas vdekjes tragjike të zotit George Floyd. Miqtë e mi, ne nuk mund të tolerojmë apo të mbyllim sytë para racizmit dhe diskriminimit në çdo formë të tij dhe njëkohësisht duhet të mbrojmë shenjtërinë e çdo jete njerëzore. Gjithashtu duhet të pranojmë se dhuna e netëve të fundit është vetëshkatërruese dhe vetëmohuese. Asgjë nuk arrihet me dhunë, përkundrazi humbet shumë”, deklaroi Papa.
Sipas mediave të huaja, protestuesit tashmë janë vërshuar rrugëve për të tetën ditë me radhë në SHBA, ndërkaq Françesku iu drejtua vdekjes së Floyd gjatë lutjes së tij të përjavshme në Vatikan.