• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

    Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

    Presidenti Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët në procesin e integrimit në BE

  • SOCIALE / KULTURË

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Një jetë kushtuar lirisë dhe Atdheut

20 Qershor, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 77 vjetorit të rënies së “Heroit të Popullit” Ramiz Aranitasi

Nga  Bedri   RAMIZI

Shpesh herë na ndodh që të identifikojmë pika referimi që shpalosin vlerat më të mira të identitetit tonë dhe të brezave të shkuar. Ndër to spikat me plot shkëlqim periudha e Luftës Nacionalçlirimtare.

Sa herë u kthehemi atyre viteve, një ndjenjë e thellë mirënjohjeje dhe vlerësimi  mbërthen qenien tonë. Tinguj të beftë të një epoke të ndritur nisin të luhen paprerë. Në çast dëgjojmë vetiu kumbimin e këngëve partizane, i atyre këngëve që frymëzuan sa e sa zemra shqiptarësh për t`i dalë Atdheut për zot.  E kështu nisim të përjetojmë vrullin rinor të kohës, bëhemi pjesë e ëndrrës së gjithë atij brezi të tërë të rinjsh e të rejash që triumfin e lirisë dhe çlirimin e Atdheut  e shikonin si idealin e jetës së tyre.

Këtyre të rinjve patriotë, këtij brezi luftëtarësh të vendosur dhe idealistësh i përket edhe Ramiz Aranitasi, “Hero i Popullit”, i riu i papërkulur dhe mëndjemprehtë i Mallakastrës. 77 vite më parë më 23 qershor 1943, ai ra në betejën e madhe për lirinë e Shqipërisë.

Ramiz Aranitasi zë një vend të nderuar mes tërë figurave të ndritura të Luftës sonë Nacionalçlirimtare, të njerëzve të  fjalës së zjarrtë e frymëzuese, të luftëtarëve të vendosur për liri, të atyre njerëzve që epoka i lindi  e i bëri zëdhënësit e vet për të folur në emër të saj,  për të folur në emër të lirisë. Mosha e  tij e re, vrulli rinor, mendimi i kthjellët politik, aftësia  për të vlerësuar kohën që jetonte, e bënë Ramiz Aranitasin komisarin e urtë dhe fjalëzjarrtë, një drejtues të talentuar politik. Ai kishte aftësi të rrëmbente zemrat e popullit të thjeshtë në luftën kundër okupatorit fashist, sepse ishte njeri i fjalës plot pasion, i frymëzuar nga ideali patriotik e atdhetar. Ai ishte shëmbull i vendosmerisë dhe i tolerancës,   ishte njeri i zemrave të fituara. Kudo ku fliste Ramizi fitonte zemra. Ai dinte të jepte kurajo, të ngjallte shpresën kur ishe i dëshpëruar, të jepte dorën kur ishe i rrezuar, të jepte zemrën kur bashkoheshe me të për idealin e lirisë.  Liria  dhe Atdheu për të ishin gjithçka.

Jeta e shkurtër  e Ramiz Aranitasit sintetizon tërë dinamikën e epokës që ai jetoi. Ato ishin vite të zjarrta dhe të vështira të Luftës së Dytë Botërore. Kambanat e rrezikut fashist binin pa rreshtur në mbarë botën. Liria e popujve ishte vënë në rrezik. Për njerëzit nuk kishte shumë alternativa për të zgjedhur. Ose  duhej të luftoje fashizmin, ose duhej t`i nënshtoheshe atij. Ramizi kuptoi rëndësinë e kohës që jetonte dhe ndoqi rrugën e luftës pa kompromis kundër fashizmit së bashku me qindra e mijëra të rinj patriotë të tjerë, sepse ata kishin një ëndërr për të përmbushur, çlirimin e Atdheut. Ndaj slogani i kohës “Vdekje Fashizmit- Liri Popullit” u bë simboli frymëzues i këtij brezi për të mbushur radhët e partizanëve në luftën për liri.

Këtyre luftëtarëve të mënçur u jemi mirënjohes edhe  për një fakt tjetër tejet të rëndësishem. Vendimi për të luftuar fashizmin ishte një akt historik me vlera kombëtare. Ai e përcaktoi Shqipërinë pa asnjë mëdyshje në anën e koalicionit të fitimtarëve të luftës, çka ishte jetike per vetë ekzistencen e një shteti shqiptar. Ndaj në këtë 77 vjetor të rënies së Ramiz Aranitasit ne kemi një arsye më shumë për të nderuar këtë brez patriotësh dhe vetë Ramiz Aranitasin, që ishte, padyshim, një ndër zëdhënësit më të talentur të kohës.

Ramiz Aranitasi lindi në Aranitas të Mallakastrës, në shkurt 1920, në  një familje patriotike dhe në nje krahinë me ndjenja të theksuara liridashëse. Familja e tij e madhe dhe me tradita të shquara atdhetare ndikoi shumë për formimin e tij patriotik dhe atdhetar. Babai i tij Qazim Hajro, si dhe xhaxhai Bajram Hajro, kishin qënë pjestarë të Luftës së Vlorës në 1920, kurse me pas, kushëriri i tij i parë, Isa Kasëmi mori pjesë aktive si partizan në Luftën Nacionalçlirimtare.

Që kur ishte fëmijë, Ramizi ra në sy për pasionin që kishte për dijen. Ndaj familja sakrifikoi gjithçka për arsimimin e tij të mëtejshëm. Mjedisi i gjërë familjar, ku shpesh diskutohej për çështje të rëndësishme të kohës, lanë gjurmë të thella në memorien e tij. Tek ai  lindi dhe u përforcua ndjenja e theksuar e atdhedashurisë dhe e lirisë. Mendja e tij u iluminua me mësimet e rilindasve tanë për  të parë një Shqipëri të lire, të pavarur dhe të përparuar. Me kalimin e viteve dhe duke parë  dëshirën dhe pasion e tij për dije, familja bëri çdo sakrificë, për t`i siguruar Ramizit të drejtën për të studjuar në Shkollën Teknike të Tiranës, e njohur si një ndër institucionet e dijes nga më të mirat e kohës në vend.

Pikërisht këtu, në vitin 1937, nis edhe rrugëtimi i gjatë i Ramizit në shërbim të atdheut. Në shkollë ai kuptoi shumë gjëra. Ideologjia fashiste kishte filluar të zëvëndësonte dalëngadalë rilindasit tanë duke përgatitur terrenin për pushtimin e mëvonshëm të  Shqipërisë nga Italia fashiste. Në shkollë e në rrethe të gjëra shokësh ai fliste hapur kundër ideologjisë e propagandës fashiste, çka bëri që autoritetet ta fusnin në rrethin e studentëve të rrezikshëm, fakt ky që do të sillte për të pasoja më vonë në përfundimin e plotë të shkollës.

Pushtimi fashist i vendit në prill 1939 e gjeti Ramizin në krye të lëvizjës antifashiste të studentëve të shkollës, duke demonstruar e kërkuar armë dhe duke i bërë thirrje popullit për rezistencë të armatosur. Në këto kushte, Shkolla Teknike e Tiranës  u mbyll. Në vitin 1940 Ramizi u transferua në Shkollën Bujqësore të Kavajës. Edhe këtu ai e zhvilloi më tej aktivitetin e tij antifashist. Sikurse dëshmojnë dokumentet e kohës, Ramizi dilte  hapur kundër fashizmit duke organizuar e drejtuar protesta të të rinjve. Kjo bëri që në maj 1940 ai të pezullohej nga shkolla. Por në shtator të po atij viti, ai arriti t`i transferojë studimet në Shkollën Teknike të Korçës. Ky qytet u bë vendi nga ku Ramizi do rritej edhe me tej si njeri i dijes dhe i aksionit. I frymëzuar edhe nga idetë iluministe që qarkullonin në atë qytet, në nëntor 1941, së bashku me grupe të rinjsh përparimtarë, ai mori pjesë në demonstratën e parë më të madhe antifashiste që u organizua në Korçë, ku mbeti i plagosur dhe u burgos nga autoritetet fashiste.  Mirëpo ishin Asllan Osja dhe Rrapo Kuka ata që bënë të pamundurën për te  nxjerre Ramizin  ilegalisht nga burgu në shkurt të vitit 1942. Në maj të po atij viti ishin po ata që e shoqëruan Ramiz Aranitasin në Qarkun e Beratit.

Skrapari do bëhej vendi ku Ramizi do të shquhej për kontibutin e tij në luftë si komisar i Çetës së Skraparit. Ai u bë drejtues i talentuar për ngritjen e Këshillave të para Nacionalçlirimtare, një udhëheqës politik me vizion të qartë për të ardhmen. Figura dhe emri i tij u bënë  shumë të dashura për njerëzit e thjeshtë të popullit, të cilët besonin se lufta kundër okupatorit fashist ishte e vetmja mënyrë për të fituar lirinë. Çeta  e tij partizane u bë e dëgjuar në mbarë vendin për aksionet e saj lufatrake çlirimtare. Të mirënjohura janë aksionet e saj në Melovë  në gusht 1942 ku forcat partizane të çetës i detyruan milicët fashistë me në krye Xhaf Balin, që kishin shkuar për të terrorizuar  popullin e zones, të dorëzoheshin. Aksione të tjera përgjatë vitit 1942 u kryen kundër postkomandës së milicisë fashiste në Frashër të Përmetit, në Barmash të Leskovikut, në komunat e Korçës, në Terpan e Shpirag të Beratit. Kurse sulmi ndaj garnizonit fashist  në Çorovodë çoi më pas në intensifikimin e luftës çlirimtare dhe në çlirimin e plotë të këtij qyteti. Në 28 nëntor 1942 Çeta parizane e Skraparit e drejtur nga Ramiz Aranitasi së bashku me çetën e Kolonjës të drejtuar nga Petrit Dume goditën dhe shpartalluan garnizonin fashist të Përmetit çka  vuri në alarm dhe panik administrtën fashiste deri në Ministrinë e Brendshme

Viti 1943 e gjeti Çetën e Skraparit në Mallakastër e në fshatra të tjerë të Beratit  në përpjekjet për koordinimin e veprimeve luftarake të forcave partizane, konsolidimin e Këshillave Nacionalçlirimtare dhe përgatitjen e terrenit për të kaluar në një fazë të re të Luftës Nacionalçlirimtare.

Jehona e këtyre aksioneve çlirimtare nuk kaloi pa u vënë re nga Misioni Anglez në Shqipëri. Ishte kjo arsyeja pse Nexhip Vilçani i kërkoi misionit anglez të kontaktonte Ymer Dishnicën, i cili, për të bindur Misionin Anglez se në Shqipëri vërtet luftohej kundër fashizmit, u rekomandoi që ata të hynin në kontakte me Çeten Partizane të Ramiz Aranitasit. Këtë bindje misioni e krijoi kur pa konkretisht në terren veprimet luftarake të çetës. Ky fakt bëri që më pas Misioni Anglez  të ndihmonte konkretisht me material luftarake forcat  tona partizane, fillimisht në Malin e Leshnjes ku ishte prezent vetë Ramiz Aranitasi, e më pas në tërë vendin ku luftonin forcat partizane.

Nga ana tjetër, Ramiz Aranitasi kishte krijuar shqetësim të madh tek pushtuesit fashistë. Ata kishin kohë që inskenonin plane për eleminimin e tij fizik. Dhe atë që ata nuk mundën ta bënin përballë, arritën ta realizojnë, sikurse dëshmojnë dokumentet arkivore, përmes agjentit të tyre të infiltruar prej disa kohësh, në agimin e 23 qershorit 1943, pikërisht atëhere kur Ramiz Aranitasi ishte  nisur në mision për të marrë përsipër detyrën e komisarit të një batalioni të ri parizan.

Mirëpo ideali i Ramiz Aranitasit nuk u mposht. Ai ia doli të lartësohej si një provë e rrugës së  drejtë që ai ndoqi në të mirë të atdheut dhe të dëshmojë se njerëzit e lirisë kujtohen e rrojnë përjetë. Ata janë të njëjtë në çdo kohë dhe se liria, është vlera universale e të gjitha kohërave. Këto vlera të çmuara e të patjetërsueshme fitoi me jetën e tij Ramiz Aranitasi në kujtesën tonë të përbashkët.

Kanë kaluar plot 77 vite nga rënia e tij, por sa më shumë kalojë ato, aq më pranë e ndjejmë Ramiz Aranitasin, aq më shumë merr vlerë kontributi e tij. Ndonësë jetoi fare pak, madhështia e shërbimit të tij ndaj popullit dhe atdheut e bënë atë të përjetshëm. Ndaj gjithkush nga ne ndihet krenar me të, me jetën dhe me veprën e tij të vendosur në themelet e lirisë sonë të përbashkët. Kujtimi për të është një homazh edhe për dëshmorët e tjerë të Mallakastrës dhe të gjithë Shqipërisë të rënë në luftën për liri dhe për çlirimin e Atdheut.

Tiranë, Qershor 2020

©  Argumentum.

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryediplomatët arabë dhe islamikë takohen në Doha për t’u përgatitur për samitin pas sulmit izraelit

14 Shtator, 2025

Rumania: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia krijon një sfidë të re në rajonin e Detit të Zi

14 Shtator, 2025

Ambasadori ukrainas pëson infarkt gjatë qëndrimit në Voskopojë

14 Shtator, 2025
default

Xizang i Kinës sheh rritje të shpejtë të vëllimit të karikimit të automjeteve me energji të re

14 Shtator, 2025

Mbi 2,000 pjesëmarrës në ekspozitën e industrive të kulturës dhe turizmit në Kinë

14 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.